Serbia nën ethe, 56 politikanëve evropian e mbështesin Kosovën në fushën e lobimin, kërkojnë kthimin e fushatës kundër Serbisë me goditje ndëshkimi

Serbia nën ethe, 56 politikanëve evropian e mbështesin Kosovën në fushën e lobimin, kërkojnë kthimin e fushatës kundër Serbisë me goditje ndëshkimi
Serbia nën ethe, 56 politikanëve evropian e mbështesin Kosovën në fushën e lobimin, kërkojnë kthimin e fushatës kundër Serbisë me goditje ndëshkimi

Gani Qarri

  • 13 August 2023 - 08:00

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Një akt i tillë, me bazë kaq të gjerë dhe porosi të mirëseardhur, përveçse po ndodhë për herë të parë në gjithë historinë e procesit të deritanishëm që nga fillimi i dialogut me Serbinë, është edhe lëvizja më e fuqishme lobuese, deri më tani, në favor të Kosovës, si dhe porosi paralajmëruese për masa më të ashpra ndëshkuese ndaj Serbisë, e cila vazhdimisht udhëheq politike agresive ndaj Kosovës dhe vendeve tjera fqinjë.

 

 

Letra me nënshkrimin e 56 politikanëve evropian, në krye me Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, drejtuar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, me thirrjen që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është letra e parë e kësaj përmase dhe formati të tillë, e ardhur në momentin më të duhur dhe kritik, kur pas më tepër se një dekade të dialogut shterp dhe me anime të hapura krah Serbisë, serish ndëshkohet padrejtësisht Kosova nga BE, për trazirat dhe tendosjet që shkakton Serbia në territor të Kosovës. Akt që ashtu siç shprehet edhe vet zonja Kearns në një postim në llogarinë e saj zyrtare tvitter, është i rrallë, ku kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme mblidhen tok për të ngritur shqetësimet e tyre me një letër të tillë të përbashkët e cila në fakt duket se jo vetëm mëton, por edhe do të arrij, të bëjë kthesë diplomatike në rrugën euroatlantike për Serbinë dhe Kosovën. Ngjarje e rrallë ku mblidhen për të ngritur shqetësimet kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe për të shprehur një angazhim të përbashkët për depërshkallëzimin” e cila vërteton thotë zonja Kearns se; “Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, , nga e cila sigurohemi që do të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Pra të gjithë ata politikanë të rëndësishëm të politikës së jashtme nga vende të ndryshme perëndimore, duan një rrugë euroatlantike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, ka theksuar Kearns,ndaj dhe u kanë bërë thirrje BE-së, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq, në lidhje me zhvillimet në Kosovë. “Përpjekjet e Serbisë për të prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet të denoncohen publikisht si ndërhyrje e huaj dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse, ” thuhet në letrën e shkruar nga eksperti i Politikës së Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ai i Senatit të SHBA, Bob Menendez dhe kryetarët e komitetit të punëve të jashtme Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Për aq më tepër, në letrën drejtuar SHBA-ve, BE-së dhe Britanisë së Madhe thuhet se Perëndimi po ndjek politike të butë ndaj Serbisë, pra “BE dhe SHBA po ndjekin një politikë të butë me Serbinë, kandidate për anëtarësim në BE, nga frika se Beogradi mund të orientohet drejt Rusisë, por megjithatë Qeveria e Vuçiqit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës” , thuhet mes tjerash në letër. Një akt i tillë, me bazë kaq të gjerë dhe porosi të mirëseardhur, përveçse po ndodhë për herë të parë në gjithë historinë e procesit të deritanishëm që nga fillimi i dialogut me Serbinë, është edhe lëvizja më e fuqishme lobuese, deri më tani, në favor të Kosovës, si dhe porosi paralajmëruese për masa më të ashpra ndëshkuese ndaj Serbisë, e cila vazhdimisht udhëheq politike agresive ndaj Kosovës dhe vendeve tjera fqinjë si dhe ndërmerr në vazhdimësi, veprime të sofistikuara mashtruese, për mos zbatim të marrëveshjeve të dakorduara, duke mbetur e pozicionuar besnikërisht ndaj ndikimit politik dhe strategjik të Rusisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".