Avokatët kosovar shkelin edhe në shtetin gjerman!

Avokatët kosovar shkelin edhe në shtetin gjerman!
Avokatët kosovar shkelin edhe në shtetin gjerman!

Agim Bajrami

  • 14 August 2023 - 10:39

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Ështtë një lajm një shumë e mirë për avokatët e shtetit të Kosovës...!Tani e tutje, avokatët e Kosovës, mund ta ushtrojnë profesionin e avokatit edhe në shtetin gjerman, mbi bazën e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë , e cila mundëson, ushtrimin e profesionit të avokatit në shtetet reciproke.

Kosovarët , nga Janari, mund të shkojnë në Gjermani , e të hapin një zyrë të avokatit , nga edhe mundësohet leja e qëndrimit mbi bazën e ushtrimit të profesionit të avokatit ,me mundësi të njohjes së gjuhës gjermane, ku klientëve të tyre, të mund t'u ofroj përfaqësim juridik, pranë organeve e institucioneve administrative e shtetërore dhe gjyqësore apo në rastet e përfaqësimit të tyre në aktivitetet e biznesit tregëtar afarist për vendet tjera të BE e të Ballkanit Perëndimor.

Shqiptarët që jetojnë në Gjermani, tani e tutje , do të mund të kenë në çështjet e përfaqësimit të tyre,për çdo rast ligjor,që në organet dhe institucionet gjermane ,e të biznisit privat , të angazhojnë avokatin kosovarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "