Albini dhe Rama mund  ta zhbllokojnë Shqipërinë nga hipoteka e Fatos Nanos

Albini dhe Rama mund  ta zhbllokojnë Shqipërinë nga hipoteka e Fatos Nanos
Albini dhe Rama mund  ta zhbllokojnë Shqipërinë nga hipoteka e Fatos Nanos

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 14 August 2023 - 13:05

Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** Vojsa Osmani (presidente aktuale e Kosovës): “Lira pa drejtësi nuk ka kuptim… Për Ilirin e Hazirin duhet drejtësi, ndërkaq kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm”.

“-Moralisht, ligjërisht dhe kombëtarisht, është i justifikueshëm ky vlerësim i zonjës presidente Vjosa Osmani, e cila më 9 maj 2022, me rastin e 24-vjetorit të rënies së heronjve Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj, RIPOHOI që të flasë drejtësia për ta, mbase “Liria dhe Iliri janë një. Konsistenca në luftën për liri ishte virtyt i Ilirit. Idealizmi e bëri që përpjekjes për lirinë e vendit të mos i ndahet deri në fund të jetës, duke u bërë hero i Kosovës”.( https://www.kosova-sot.info/opinione/618098/me-arsye-vjosa-kerkon-drejtesi-per-heronjte-e-kosoves-por-drejtesi-ende-nuk-ka/

 *** Albin Kurti dhe Edi Rama në potez për drejtësi të Heroit, Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj !

Nëse kryeminisri atual i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama urdhëron zhbllokimin politik 25-vjeëar të “Dosjes” së Ilir Konushefcit dhe të Dr, Hazir Malajt, të vrarë në një pusi nga kriminelët terroristë, Agim dhe Bislim Demiri në rajonin e Tropojës më 9 maj 1998, s’ka asnjë dyshim se së shpejti, do të ftohej në Uashington për t’u takuar me presidentin e lartnderuar  të Amerikës, Joe Biden. Kjo do të ishte një fitore e madhe e kryeministrit Edi Rama në afirmimin e shtetit të së dejtës dhe të sistemit demokratik  të Shqipërisë, të cilën si Amerika, ashtu edhe 22 vendet e BE-së, do ta përshëndesnin fuqishëm dhe, pa asnjë hezitim.

Me një veprim të tillë racional human, politik, juridik, kushtetues dhe demokratik, Kryeministri Edi Rama, edhe para Amerikës, edhe para NATO-s, edhe para 22 vendeve të BE-së(që e njohin Kosovën e pavarur dhe sovrane), do të dëshmonte se Shqipëria nuk është shtet kleptokratik dhe autoritar, që diktatorit, oligarkisë dhe bishtave të tyre mafioze, t’u sigurojë burime enorme të të ardhurave, të parave, të kënaqësisë individuale, grupore dhe klanore dhe të pushtetit të pakufizuar absolut, që të gjitha këto anomali antiligjore varrosin drejtësinë, solidarësinë, barazinë dhe demokraicnë për shumicën dërrmuese të shoqërisë.

Me një fjalë, shkurt e shqip, Shqipëria nuk është shtet kleptokratik, por demokratik parlamentar. Mirëpo, megjithatë, ky sistem “vuan” nga politika e diktatit të “vipave”, ndonëse t֝ë zgjedhur me votën demokratike të popullit, por fatkeqësisht vendimet e tyre politike janë të gabuara dhe antidemokratike, ngase në mënyrën arbitrare u imponohen sistemit të drejtësisë (prokurorive dhe gjykatave).

S’ka dilemë se , një diktat i tillë antihuman, antiligjor, antikushtetues dhe antidemokratik  ka ndikuar, që të mbyllet “DOSJA KONUSHEFCI –MALAJ” (1998), për shkak të politizimit të vrasjes së këtyre dy heronjve të UÇK-së, përkatësisht të Kosovës, e cila ndodhi në zonën e komunës së Fierzës te përroi Porava, më 9 maj 1998 në një pritë terroristësh të pabesë shqipfolës-vëllezërve Agim dhe Bislim Demiri.

Me qenë se kryeministrat e qeverive të deritashme të Shqipërisë dhe të Kosovës (2000-2023) qe 23 vjet nuk kanë drejtësi, që zbardhet vrasja e trishtë e heronjve, Ilir konushefci dhe Dr. Hazir Malaj, atëherë, siç thuhet “dorën në zemër” ka ardhur koha që të dy kryeministrat aktualë: Edi Rama dhe Albin Kurti, ta riaktivizojnë “DOSJEN E MBYLLUR” të këtyre dy hernojve të kombit shqiptar, sepse mjaft qe 25 vjet  atë e ka “arkivuar” një vendim politik arbitrar ish-kryeministrit të qeverisë së Shqipërisë, Fatos Nano, kushtu thuhet në shumë masmedia shqiptare si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë dhe Kosovës.

-Qe 25 vjet shkruhet dhe përfolet se ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano me një vendim politik të tij ka bllokuar procesin gjyqësor për zbardhjen e vrasjes së Ilir Konushefcit dhe të Dr. Hazir Malajt. Në këtë mënyrë, lë të kuptohet se Nano liroi veten nga çdo përgjegjësi se mund të ishte involvuar në një process të tillë, dhe këtë ia hodhi shtetit shqiptar, duke e futur nën hipotekë, se gjoja “shteti e ndaloi dhe e politizoi” këtë vrasje makabër!?

-Vërtet, kjo ishte aftësia politike e Nanos, dhe dobësia e funksionimit të shtetit, sepse e tërë leva e tij, pa asnjë arsye pranoi një “hipotekë” të tillë  të Fatos Nanos, sikur ky të ishte vetë Shqipëria, jo vetëm një kryeministër. Një tolerancë e tillë nuk ka ndodhur aksund në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare të shteteve demokratike parlamentare, që një kryeministër  për hiret, për fajet apo për gabimet e tij, ta fut “shtetin nën hipotekë”!?  

  Mediat thonë se, -Fatos Nano e ka bllokuar procesin gjyqësor “Konushefci-Malaj” ? -E pse Sali Berisha pas tij (2005-2013) nuk e zhbllokoi?! -E pse Edi Rama (kryeministër aktual) pas kryemiistrit Sali Berisha (2013-2023) ende nuk po e zhbllokon këtë process gjyqësor ?!

-A nuk është ky politizim sui generis i rastit “konushefci-Malaj” ?!

Në këtë rast absurd, antihuman, antiligjor dhe antikushtetues, a duhet të flasë drejtësia, apo të heshtë edhe 25 vjet të tjera, sikurse deri tash, ashtu si dikton politika e djeshme  e ish-kryeministrave dhe e kryeministrave të sotëm aktualë: Edi Rama dhe Albin Kurti, të cilët ende nuk janë prononcuar për hapjen e kësaj“teme” për debat as në shkallë shetetërore e as në atë ndërshtetërore a ndërkombëtare.

Mirëpo, të gjithë, duhet të jemi të vetëdijshëm se, derisa të mos zbardhen këto vrasje nga Kosova dhe nga Shqipëria, Amerika, BE-ja dhe NATO-ja, do të na pyesin vazhdimisht (-Pse, çfarë po ndodh me mosrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë dhe në Shqipëri?) , se, si është e mundur që politika arbitrare  e kryeministrave apo e ministrave, të vihet mbi ligjin, mbi kushtetutën dhe mbi të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe publike ndërkombëtare.

Për të hequr një hipotekë të tillë në emrin e shtetit të Shqipërisë, të “dhuruar” nga Fatos Nano, si kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, urgjentisht, duhet të kërkojnë nga Prokuroritë dhe nga Gjykatat e tyre, që të ngrejnë proceudrën për ngritjen e padisë penale gjyqësore për t’i nxjerrë në bangën e zezë të gjithë ata, që kanë qenë të inveolvuar në kryerjen e këtij akti terrorist vrastar të heronjve: Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj.

Ndryshe, asnjëri e as tjetri nuk mund të lavdërohen, se sistemi i drejtësisë (prokuroritë, gjykatat etj.) në Kosovë dhe në Shqipëri  janë të shkapura nga diktati dhe nga përzierja e politikës ditore të qeverive të tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "