Kosova të përgatitet urgjentisht me njerëz dhe me armë, për mbrojtje nga neofashistët serbosllav

Kosova të përgatitet urgjentisht me njerëz dhe me armë, për mbrojtje nga neofashistët serbosllav
Kosova të përgatitet urgjentisht me njerëz dhe me armë, për mbrojtje nga neofashistët serbosllav

Muhamet Kelmendi

  • 16 August 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi 

Serbia nuk ka pushuar asnjëherë që të armatoset. Shteti serb ka marrë armë në Rusi, në Kinë dhe së fundi edhe në SHBA. Armatosja e shtetit serb ka për qëllim ndërtimin e botës serbe, kuptohet nëpërmjet bashkimit të tërë serbëve dhe të sllavëve të jugut në Bosnjë e Hercegovinë, të ripushtimit të Kosovës dhe të badhkimit me Serbinë të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut. Ky është pikësynimi sllavomadh. Armët e blera nga Serbia nuk janë për të luftuar kundër Nato-së a SHBA--ve. Këtë konflikt e ka provuar shteti serb dhe është vështirë të mendohet në një konflikt të ri midis Serbisë dhe Nato-së. Jo. Armet e shtetit serb janë kryesishtë kundër Kosovës, forcave boshniake dhe kroate; atyre malaziase që nuk e duan ripushtimin e Malit të Zi nga Serbia dhe të vetë Maqedonisë së Veriut.

Tërë armët e shtetit serb janë të drejtuara në ripushtimin e Kosovës dhe të sigurimit të bashkimit të Republikës serbe me shtetin serb. Aktualisht synohet dhe punohet nga Serbia për formimin e shtetit të ri serb në Kosovë. Armët janë këtu mjete për të kërcënuar me një front të ri të luftës në Ballkan. E kundërta e kësaj, është ndërtimi i shtetit serb, si mënyrë për të mos patur luftë. De-fakto po korrë sukses ky kërcënim. BE dhe SHBA e kanë dhe po e stimulojnë Serbinë dhe kriminelin Vuçic. Po i japim mjete financiare dhe po ndërtojnë objekte industriale. Krimeneli Vuçiç po respektohet nga z.Borel dhe z.Lajcak, si "shpëtimtar i luftës". Edhe z Eskobar këtë po e bënë.

Ndërsa, në fakt, klika e Beogradit, është shkaktar i gjëndjes së krijuar luftarake. Të gjindur nën këtë kërcënim, po tolerohen veprimet neofashiste serbe në Kosovë, në Bosnjë e Hercegovinë, në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut. Kudo është prezentë klika serbomadhe dhe arma e kriminelëve serb. Priten vetëm momente të përshtatshme për të sulmuar ushtarakisht. Në këtë gjendje, mbeten dy rrugë: 1. Ndalja e hovit serbomadh nga BE-a dhe nga SHBA-të dhe 2. Perkatitja e Republikës që vetëm për vetëm me qenë në gjendje për ta mbrojtur Kosovën nga sulmet serbo-nacional fashiste. Kosovës i duhen ushtarë, kuadro të perkatitur dhe armë. Jo për të pushtuar vende e popuj tjerë, jo. Por, kryesisht për tu mbrojtur nga Serbia neoimperialiste. Rrugë tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës  "Kosova Sot Online "