Egoja e sëmur, diagnoza e pashërueshme e politikaneve shqiptare!..

Egoja e sëmur, diagnoza e pashërueshme e politikaneve shqiptare!..
Egoja e sëmur, diagnoza e pashërueshme e politikaneve shqiptare!..

Ismail Muçiqi

  • 16 August 2023 - 15:22

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi

Vizita e Albin Kurtit ne Maqedoninë Veriore shkaktojë reagime, komente dhe polarizime më të ndryshme të cilat nuk kanë të ndalur si në skenën e brendshme e politikës Shqiptare njashtu edhe në disa qendra diplomatike të jashtme. Në Beograd i ashtuquajturi drejtor i zyrës të Serbisë për Kosovën Petkoviq në një konferencë shtypi me gazetarët deklaroj se Albin Kurti nët Tetovë po e promovon projektin e Shqipërisë së madhe. Me të njëjtat radiovalë reagoj edhe partia nacionaliste Maqedone VMRO. Këto reagime nuk bënë shumë përshtypje kur dihet se Serbia më shumë se një shekull e ka kultivuar dhe zgjeruar thellë nacionalizmin kundër Shqiptarëve gjatë historisë. Jam shumë i shqetësuar me reagimet e disa liderëve partiak dhe të disa grupeve të interesit Shqiptarë të cilët ende pa përfunduar vizita e Kurtit në Shkup dhe Tetovë dhanë deklarata shumë destruktive, përçarëse me plotë tendenca dhe urrejtje duke e kualifikuar Kurtin si përçarës të skenës Shqiptare. Egoja e sëmurë e politikanëve Shqiptarë po vazhdon më shumë se një shekull në të gjitha trevat ku jetojnë. Egoja e individit politikanë se historia fillon nga unë, se unë duhet të jemë bajraktari, se unë jam shpëtimtari i kombit është duke vazhduar që nga koha e Hasan Prishtinës. Kjo mendësi e politikanëve Shqiptarë i ka shkaktuar shumë dëme dhe dhimbje popullit gjatë periudhave të historisë.

Promovimi i emrit të rrugës në Qajr të Shkupit me emrin e Adem Demaqit (të mendellës)  të cilën e bëri Kryeministri i Kosovës ishte një moment shumë i rëndësishëm dhe simbolik i veprimtarisë politike dhe kombëtarë së ndritshme të Demaqit për lirin e Shqiptarëve në të gjitha trevat ku jetojnë. Promovimi i idesë të projektetit në ndërtimin e rrugës, Prizren Tetovë ishte një ëndërr e kamotshme e gjeneratave për afrimin, komunikimin dhe bashkimin e Shqiptarëve në këtë pjesë të Ballkanit. Këtyre dy ngjarjeve ju la kuptim dhe madhështi qytetarëve të Shkupit dhe ata të Tetovës të cilët me vullnetin e tyre u tubuan në këto dy qendra duke shprehur gëzimin e madh për rrugën e transformimit dhe zhvillimit të ekonomisë të gjithmbarshëm të Shqiptarëve edhe në Maqedoni.

Nuk kam asnjë interes ndaj Albin Kurtit por më thotë mendja se akuzat të cilat po ja veshin grupet e interesit dhe disa individ të partive politike se kinse Albin Kurti po e përqan popullin janë të pa qëndrueshme. Skena politike e Shqiptarëve në Maqedoninë Veriore është e përqarë plotë qe dy decenie ndërmjet Ali Ahmetit e Menduh Thaqit. Albin Kurti nuk është fajtor për polarizimin dhe përqarjen e skenës politike në Shqipëri ndërmjet Sali Berishës e Fatos Nanos, ndërmjet Edi Ramës e Sali Berishës e cila po vazhdon me decenie.

Duhet theksuar se Shoqëria Kosovare ka probleme patologjike lufta për pushtet ka marrë përmasa gjithandej ku jetojnë Shqiptarët. Gjuha e urrejtjes me shpifje dhe akuza më të ndryshme ka degraduar skajshmërish sjelljen, kulturën dhe komunikimin e njeriut në politikë. Këto përqarje po e rëndojnë shoqërinë dhe po ndikojnë negativisht në klimën e marrëdhënieve nder njerëzore ndërmjet njerëzve. Në fund po theksojmë se nëse nuk ndryshon qasja në ngritjen e vetëdijes të njerëzve që kanë marrë përgjegjësi në politikë, e ardhmja e Shqiptareve në të gjitha trojet do të vazhdojë pa ditur se qfarë do të sjellë e nesërmja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".