Lidhja e politikës me krimin, pasojë e dështimit të institucioneve të zbatimit të ligjit
Xhevat Meha
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Thelbi i kësaj cështje është mënyra e organizimit dhe funksionimit të partive politike. Partitë tona politike nuk janë platforma të artikulimit të individëve për marrje të përgjegjësive politike ndaj interesave të qytetarëve. Partitë tona politike janë të organizuara dhe funksionojnë si qendra të shpërndarjes së karameleve.
-Përfshirja e deputeti të Vetëvendosjes në trafikim të drogës është vetëm një e dhënë rreth asaj se çfarë profilesh të individëve përmbajnë partitë politike. Njëjtë është si në Vetëvendosje ashtu edhe në të gjitha partitë tjera. Profilet e individëve bartës të përgjegjësive institucionale nuk po bëhen të ditura për qytetarët nga fakti se kanë mbulesë nga institucionet ligjzbatuese të cilat sigurojnë paprekshmërinë e kryersve të krimeve.
Kjo me Mujecin u kap nga institucionet e Shqipërisë.Thelbi i kësaj cështje është mënyra e organizimit dhe funksionimit të partive politike. Partitë tona politike nuk janë platforma të artikulimit të individëve për marrje të përgjegjësive politike ndaj interesave të qytetarëve. Partitë tona politike janë të organizuara dhe funksionojnë si qendra të shpërndarjes së karameleve. Mungesa e garës politike brenda partiake ka mundësuar infiltrimin e individëve që vleëe dominuese e kanë realizimin e interesave të veta dhe jo të interesave të qytetarëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "