Nga kush po sfidohet Republika e Kosovës?!...

Nga kush po sfidohet Republika e Kosovës?!...
Nga kush po sfidohet Republika e Kosovës?!...

Ismail Muçiqi

  • 19 August 2023 - 12:33

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi

Skenën politike dhe shoqërinë  Kosovare e kanë kapluar dukuritë më të ndryshme negative të cilat po e sfidojnë Republikën e Kosovës nga të gjitha anët. Shtetësia e Kosovës po përballet me politikën shoviniste të serbisë e cila me mendësinë e saj mesjetare është bërë problem për sigurinë e Ballkanit dhe më gjerë. Nga serbia nuk mund të pritet ndonjë lëvizje pozitive për ruajtjen e stabilitetit të përgjithshëm në këtë pjesë të Ballkanit. Mjerisht Kosova po sfidohet nga Brenda nga politika qorre e liderëve dhe partive opozitare të cilat me sjelljen dhe veprimin e tyre destruktiv propagandistik për qëllime personale për ta marrur pushtetin kanë humbur qdo arsye racionale për ti respektuar vlerat demokratike të shtetit. Ky shtet i ri i Kosovës për të cilin u derdh shumë gjak, për të cilin e dhanë jetën shumë veprimtarë e patriot për ta fituar lirinë dhe pavarësinë tani këto vlera po atakohen nga rrymat e brendshme të motivuara politikisht për ta grabitur pushtetin. Është e dhimbshme tani kur dëgjojmë për kërcënimet e ndryshme të grupeve, politike, të sindikatave, të veteranëve, të minatorëve dhe të rrymave të ndryshme të cilat po shkaktojnë pakënaqësi dhe neveri të qytetarëve të këtij vendi.

Problemet e krijuara vite me radhë janë barrë e rëndë për qdo Qeveri që udhëheq në Kosovë. Nga problemet kyqe e cila kërkon zgjidhje, ligjore, juridike, humane, morale dhe njerëzore, është zgjidhja e statusit juridik të veteranëve të UÇK-së. Qdo njeri që ka vlera njerëzore dhe integritet duhet ta thotë të vërtetën rreth këtij problemi i cili po e përqan shoqërinë dhe po e dëmton buxhetin e shtetit. Mjerisht në disa ndërmarrje shoqërore të këtij vendi punëtorët më shumë mirën me politikë apo kanë agjenda politike sesa ti përgjigjemi punës me nderën aty ku punojnë në realizimin e planit të prodhimit përmes të cilit sigurohen të ardhurat personale dhe avancimi i kushteve dhe standardeve të punëtoreve. Parullat dhe kërcënimet e minatorëve të Trepçës të cilët krijojnë humbje, duke mos e realizuar planin e prodhimit e në anën tjetër kërkojnë fonde nga Qeveria për ti siguruar të ardhurat mujore i takojnë sistemit të kaluarës.

Është shqetësues defetizmi akuzues i individëve dhe grupeve të interesit ndaj institucioneve të shtetit i cili po përballet me sfidat më të ndryshme, siq janë: kërcënimet e serbisë për destabilizim e Kosovës, presioni nga diplomacia e Bashkimit Evropian përkatësisht nga politika e Borelit dhe e Lajqakut si dhe kërkesat shumë të vështira dhe problematike nga politika e Uashingtoni. Më thotë mendja se i gjithë kapitali politikë dhe intelektual i shoqërisë Kosovare, ti bashkohet kauzës për ndërtimin e shtetit, rrethanat aktuale politike të cilat po zhvillohen pothuajse në gjithë Botën paraqesin problem dhe sfida për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Për fat të keq ky unitet është shembur me vite të tëra e kjo përqarje paraqet rrezik permanent për ndërtimin e shtetit, për zhvillimin e demokracisë për integrimet në mekanizmat ndërkombëtare, dhe për sigurinë e sovranitetin e vendit.   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "