Kosova dhe Shqipëria, dy shtete të vogla në mes të Ballkanit që po rrezikohen nga narkomafija

Kosova dhe Shqipëria, dy shtete të vogla në mes të Ballkanit që po rrezikohen nga narkomafija
Kosova dhe Shqipëria, dy shtete të vogla në mes të Ballkanit që po rrezikohen nga narkomafija

Hajrullah Ternava

  • 20 August 2023 - 08:58

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Në bazë të rrethanave të deritashme, qeverisja e rexhimit Rama është e lidhur si mishi me thonin me krimin dhe narko dilerizmin kombëtar e ndërkombëtar, prandaj përmbysja e kësaj qeverisje është shpresa e vetme e shkëputjes së zingjirit kë këtij lloji të krimit i cili kalon edhe nëpër korridorin kosovar dhe ndërlidhet edhe me veprime tjera kriminale ndërkombëtare të shumë shteteve tjera që në përgjithësi botes i shkaktojnë dëme marramendëse, sikur që dihet se kur të lëshon rrënjë ky lloj krimi, tani është vështirë që të luftohet dhe te i qrrënjoset përgjithmonë.

 

Situatat kriminale të krijuara tani në shtetet tona shqipëtare me rrethina, janë një alarm serioz për organet e drejtësisë, për ato të luftimit të krimit dhe trafikut të drogave. Këtë e imponojnë akoma më shumë rastet e fundit të zbulimit të përpjekjeve për trafikim dhe tregëti me substanca narkotike, kapja e grupit në Shqipëri në të cilin është përfshirë edhe një aktivist i partisë në pushtet, lëvizjes Vetëvendosje, pastaj, zbulimi i 60 kg sasi droge ne fshatin Vajnik të Skenderajt, dhe i fundit, përpjeka për futjen e një sasie të madhe marihuanë përmes dërgesave postare, e zbuluar nga Dogana e Kosovës. Me këto mosveprime të deritashme gjithësesi se Kosova është duke e paguar haraqin e dështimit të organeve të ndjekjes me dekada të kaluara në hetimin dhe ndjekjen e këtij lloji të krimit, një rrjet ky i zhvilluar pa pengueshëm dhe i cili ka lidhje të fuqishme, me bandat kryesore të trafikut të drogave dhe substancave të tjera narkotike në Shqipëri, rrjet ky i konsoliduar kombëtar e që ka marr edhe primatin e liderizmit ndërkombetar. Ky rrjet kriminal i prodhimit dhe trafikimit të drogave është i instaluar e përforcuar kryesisht nën mandatin e kryeministrit më të korruptuar që ka pasur deri tash shteti shqiptar, Edi Rama, kundër të cilave grupe është angazhuar dhe po lufton me ekipe të specializuara edhe DEA-amerikane, sepse shteti shqiptar e ka humbur betejën me këto grupe që kanë marr primat lideri ndërkombëtar. Në të ardhmen lufta e krimeve në përgjithësi, e sidomos ndaj krimit të organizuar do të jetë lufta kundër trafiqeve të drogës, lidhjes së politikës me rrjetet e tilla nacionale e transnacionale, një nga sfidat me të vështira dhe serioze për Qeverinë e Kosovës. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci dhe përjashtimit të tij nga partia, duke thënë që njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje. Ministrja Haxhiu tha se veprimet për të cilat është arrestuar Mujeci, janë krime të rënda dhe se institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet të shqiptojnë dënimin e merituar, Kurse, përmes një postimi tjetër, Ministrja Haxhiu ka thënë se për të arrestuarit në Shqipëri dhe për secilin rast tjetër, do të bashkëpunojnë dhe do t’i adresojnë të gjitha kërkesat e institucioneve të drejtësisë”. “Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi i mandatit e ka pasur prioritet luftimin e krimit transnacional dhe në këtë drejtim deri tani përmes bashkëpunimit juridik, shumë trafikant i kemi sjellur para drejtësisë. Për personat e arrestuar në Shqipëri dhe për secilin rast tjetër, do të bashkëpunojmë dhe do t’i adresojmë të gjitha kërkesat e institucioneve të drejtësisë“, ka shkruar ajo. Në bazë të rrethanave të deritashme qeverisja e rexhimit Rama është e lidhur si mishi me thonin me krimin dhe narko dilerizmin kombëtar e ndërkombëtar, prandaj përmbysja e kësaj qeverisje është shpresa e vetme e shkëputjes së zingjirit kë këtij lloji të krimit i cili kalon edhe nëpër korridorin kosovar dhe ndërlidhet edhe me veprime tjera kriminale ndërkombëtare të shumë shteteve tjera që në përgjithësi botes i shkaktojnë dëme marramendëse, sikur që dihet se kur të lëshon rrënjë ky lloj krimi, tani është vështirë që të luftohet dhe te i qrrenjoset përgjithmonë. Nga organet e luftimit të krimeve në përgjithësi të shteteve shqipëtare, kërkohet të jenë vigjilent dhe në përputhshmëri me ligjet e shteteve ta luftojnë çdodo lloj krimi në përgjithësi, dhe spaku mos të kenë fakte dhe argumente ti keqpërdorin situatat e krijuara kriminale, shtetet që armiqesisht janë të orientuara ndaj shteteve tona.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "