Lexoni edhe:
Asociacioni është mjet i realizimit të botës serbosllave
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Çdo kritikë e Qeverisë së Kosovës ndaj institucioneve të drejtësisë, duhen të merret seriozisht, si paralajmërim për gjetjen e mekanizmave kushtetues nga ana e qeverise, për të filluar hetimet dhe ndëshkimet ndaj të gjithë zinxhirit të dështuar, në luftim ndaj krimit të organizuar, sepse vetëm në këtë mënyrë të luftimit serioz janë të arsyeshme dhe të bazuara, kritikat e Qeverisë së Kosovës ndaj institucioneve të drejtësisë, të cilat kritika së fundi po adresohen hapur dhe me fakte e të gjetura konkrete, të bazuara e të dokumentuara.
- Gjithsesi se tash më pa asnjë vonesë, duhet të merren seriozisht këto kritika si paralajmërim për gjetjen e mekanizmave kushtetues nga ana e qeverisë për të filluar me një proces të ashpër të diferencimit, vlerësimit dhe të ndëshkimit të gjithë zinxhirit të dështuar në sistemin e drejtësisë të cilët kanë kontribuar dhe po kontribuojnë ndër vite për funksionimin e pa penguar të krimit të organizuar dhe nënshtrimi i tyre të oligarko politikës e mafies. Nuk duhet të kalon në heshtje dhe si rastësi fakti që Prokuroria Speciale Kosovës ditëve të fundit ka qenë në shënjestër të ministrave të Qeverisë Kurti, të cilët e kanë kritikuar për mosveprim ndaj denoncimeve që ata po i bëjnë për të gjitha rastet e zbuluara të shkeljes së ligjit nga paraardhësit e tyre, por edhe nga zyrtarë të tanishëm në institucionet shtetërore e publike, që janë të ndikuar nga lidhjet e ngushta mafioze e krimo politike.
Asociacioni është mjet i realizimit të botës serbosllaveLexoni edhe:
E para ka qenë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ka publikuar një video në llogarinë e saj në Facebook, ku ka folur për ish-ministrin Vesel Krasniqi të cilin e ka akuzuar se ka krijuar monopol në fushën e kontrollit të cilësisë së karburanteve në Kosovë. “Janë bërë më shumë se dy vite, prej kur kemi parandaluar një keqpërdorim multi milionësh dhe kemi dorëzuar kallëzimin penal. Ka kaluar po aq kohë dhe askush nuk është thirrur në përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë”, ka shkruar ajo mbi videon e publikuar. Edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme. Me anë të një video-adresimi nga Rugova, Peci ka reaguar lidhur me ndërtimin e 25 vilave në Stankaj të Pejës në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës. Ai ka deklaruar se pavarësisht veprimeve të ndërmarra administrative, pritja për ndërmarrjen e masave nuk është realizuar. Peci iu ka bërë thirrje mekanizmave që vendimi, të cilin e vlerëson të mbështetur ligjërisht, të implementohet. “Bëhet fjalë për ndërtimin e 24 vilave në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës me seli në Pejë… Si Ministri, përkundër që kemi marrë të gjitha veprimet administrative, një veprim i tillë nuk është shoqëruar edhe me ndërmarrjen e veprimeve nga instancat e drejtësisë, në këtë rast nga Prokuroria e Shtetit.
Si duket, pritja jonë ka qenë e kotë andaj si ministër, sot kam marr vendim për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme. Pres nga mekanizmat ekzekutiv dhe instancat shtetërore që ky vendim që ka baza ligjore të implementohet ditëve në vijim”, është shprehur Peci. Dyshime për punën e Prokurorisë Speciale ka hedhur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka folur për një pronë në Vushtrri që sipas saj i takon dikasterit që udhëheqë, por që i është dhënë për 10 vite në shfrytëzim një personi fizik nga ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-drejtori i burgjeve. Madje ministrja Haxhiu ka thënë se auditori i brendshëm i ministrisë ka gjetur se kontrata është lidhur pa asnjë bazë ligjore dhe kushtetuese. “Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?”, ka shkruar Haxhiu, duke akuzuar Prokurorinë e Shtetit se ka krijuar precedent të rrezikshëm, meqë nuk e ka konsideruar vepër penale rrënimin e objektit të ish-hotelit Vicianum.
Demagogët i japin zë vuajtjeve të popullit në KosovëLexoni edhe:
Haxhiu ka thënë se në Prokurori dhe Polici kanë bërë edhe shumë denoncime të tjera, por që nuk është ndërmarrë asnjë veprim. E ndaj këtyre kritikave që ministrat qeveritarë i kanë bërë Prokurorisë së Shtetit kanë reaguar deputetë dhe zyrtarë të partive opozitare, duke e cilësuar ndërhyrje në sistemin e pavarur të drejtësisë, dhe duke harruar se dështimet në sistemin e drejtësisë janë alarmuar me vite e me vite edhe nga faktori ndërkombëtar, të cilët vazhdimisht kanë kritikuar drejtësinë e inkriminuar dhe politikën e korruptuar për mos angazhim në kapjen e peshqve të mëdhenj, për mos luftim të krimit të organizuar. Marre ne tersi luftimi i krimit ne përgjithësi e sidomos i krimit te organizuar gjithsesi se duhet të luftohet në mënyrë të pamëshirshme, e sidomos kur këtë luftim e insistojnë nga qeveria në pushtet, dhe nëse në këtë pikëpamje ka pengesa dhe zyrtarët ligjor nuk i përfillin këto kërkesa të qeveritarëve, atëherë edhe ndaj atyre zyrtarëve duhet të ngrihen aktakuza për pengesën e luftimeve të veprave kriminale, dhe po ata zyrtarë të dënohen për neglizhencë dhe mos kryerje të obligimeve për çfarë paguhen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".