Sllavomëdhenjët ortodoks Kundër Kosovës po marrshojnë në Ballkan

Sllavomëdhenjët ortodoks Kundër Kosovës po marrshojnë në Ballkan
Sllavomëdhenjët ortodoks Kundër Kosovës po marrshojnë në Ballkan

Muhamet Kelmendi

  • 27 August 2023 - 07:15

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Lidhjet e trekëndëshit Athinë, Beograd dhe Moskë ekzistojnë. As anëtarësimi i Greqisë në BE nuk e largon Athinën nga lidhjet ortodokse. Mbi këtë u paraqitën pretendimet territoriale të shtetit grek ndaj Shqipërisë. Edhe Beogradi e zgjerojë veprimtarinë e vetë. Po bëhet presion i madh mbi Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

 

Po me këtë logjik ortodokese sllave patëm edhe takiminin në Athinë midis Vladimir Zelenskit dhe Aleksandër Vuçiçit. Armët që i prodhon shteti serb de-fakto i nevojiten Ukrainës. Ukraina ka armë të prodhimit rus, e që municion dhe mjete rezervë nuk ka sa duhet. Në Serbi prodhohen disa armë ruse, mjete rezervë dhe edhe municion të prodhimit rus. Këto nevojiten për armët e Ukrainës. Në këtë anë, qëndron mendimi i raportueses për Kosovën me Parlamentim Evropian, z. Viola von Cramon, për takimin dhe presidentin Aleksandër Vuçic mbi Presidentin e Ukrainës, z Vladimir Zelenkin, për të mos e njohur shtetin e Kosovës. Kjo, në këmbim me armët, mjetet rezereve dhe me municionin, me të cilat Serbia do të furnizon Ukrainën. Një veprim i tillë është i kapshëm dhe nga krimineli Vuçiç i pa kalueshëm në takimin që pati në Athinë. Aty ishin disa shtete të Ballkanit. Morri pjesë edhe Kosova me Kryeministrin Kurti. Nuk ishte Edi Rama. Athina po akuzon shtetin shqiptar për gjëja pozitën diskriminuese të minoritetit grek në Shqipëri. Si bazë e paraqiti rastin e Bejlerit që gjindet në arrest. Kuptohet se raportet janë keqësuar. Z Kurti shkoi në Athinë. Ishte rregullim i bines politike apo hap drejtë njohjes së Kosovës!? Njohja është largët e Greqisë për Kosovën. Vuçic e përdori këtë binë për interesat serbosllave. Beogradi akuzoj Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Kërkoj që të terhiqen njohjet për Kosovën. Me të njëjtën gjuhë kërcënoi edhe Ukrainën. U tha: " Njohja e shtetit të Kosovës është humbje e madhe për Ukrainën". Veprimet e tilla sllavomëdha e detyrojnë Prishtinën dhe Tiranën të jenë afër dhe të qartë; kompakt në qëndrime dhe të bashkuar në veprime. Nun tolerohen fërkime e konflikte. Koha është e rëndë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "