Kushtëzimi i liberalizimit të vizave për kosovarët nga Franca është pasojë e ksenofobisë së vazhdueshme evropiane

Kushtëzimi i liberalizimit të vizave për kosovarët nga Franca është  pasojë e ksenofobisë së vazhdueshme evropiane
Kushtëzimi i liberalizimit të vizave për kosovarët nga Franca është  pasojë e ksenofobisë së vazhdueshme evropiane

Agim Bajrami

  • 01 September 2023 - 21:02

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Kur flitet apo paralajmërohet se në mos plotësimi i kushteve të kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare për integrimin e pakicave kombëtare dhe veçmas të asaj serbe ,shpikët një faj, dhe masat mbahet nën lehtësinë e atij "faji" , por izolimi , vazhdon, dhe mundësia e pezullimit të liberamizimit të vizave është reale, por edhe kjo me rëndësi është ,se ne jemi mirë ,qeverisjen e kemi pasur dhe e kemi të mirë,me mendësi jemi super të mirë ,por mbi të gjitha është satisfaksion i përgjithshëm , se e dimë kush po na e bënë të keqen ,dhe faji e dimë ku është ,te " Evropa se po e përkrah Serbinë"dhe ne si popull , dhe klasa intelektuale dhe politike, jemi super mirë. Dhe faji është diku tjetër ,dhe ky është satisfaksioni i jonë i përgjithshëm shpirtëror ,edhe nëse ka "pezullim të liberalizim të vizave". Dhe ndoshta edhe mund të thuhej se është "ksenofobia evropiane ndaj kosovarëve".

 

Qytetarët e Kosovës i votojnë liderët e tyre mbi bazën e një mendësisë kolektive të masës folklorike të shijes, por jo edhe mbi bazën e meritës apo aftësisë së kandidatit apo programit qeverisës të partive politike. Qeverisja aktuale, fitoj në zgjedhjet e shkuara, jo pse, pati ndonjë ekip profesional, dhe ofroj ndonjë program qeverisës të studiuar mbi bazën e argumenteve profesionale, por masa u mobilizua me votën në favor të tyre nga fushata, se çka kanë bërë keq lidershipi politik i kaluar, partitë tjera politike të cilat ishin në pushtet. Dhe masa e votuesve u vë në lëvizje nga zhgënjimi me qeverisjen e kaluar, por jo edhe votuesit që kërkonin program të qartë qeverisës si të dilet nga kjo situatë e vështirë dhe do të përballej me sfidat që kërkohen për ballafaqim gjatë qeverisjes së vendit, dhe si të arrihej më e mira e mundshme , me këto kapacitete,aftësi,dije, dhe mendësi që ka masa e gjërë qytetare ,e sidomos elita politike e intelektuale. Pata shënuar shumë herë, se Kosovën e pritin vështirësi ndaj të cilave do të duhej ditur të ballafaqohej me urtësi dhe dije profesionale,dhe nëse ndaj problemeve të trashëguara dhe ato që do të vijnë do të përdoren qasje,maturi e aftësi jo të duhura,edhe ndaj zhvillimeve të reja në vend, rajon, e globale,problemet do të mund të komplikohen edhe më shumë edhe nga qeverisja e re,si për nga mungesa e përvojës, aftësisë qeverisëse, dhe diplomatike,dhe nga konsekuencat tjera mund të vihet edhe me pezullimin e liberalizimit të vizave. Dhe ,në kontaktimet e mia të përditshme me njerëzit, më shikonin me habi ,se nga këto mendime apo dyshime në qeverisjen aktuale. Por u mundohsha të shpjegoja, se bota na shikon dhe vlerëson mbi bazën e argumenteve të tyre, e jo nga prizmi i konceptit të realitetit politik kosovar ,që në çdo takim zyrtar apo jo formal ,duhet të flitet për fajin e Serbisë ,edhe kur në kryeqendrën tonë e vërshon bërlloku,edhe kur qytetari vdes për shkak të trajtimit jo profesional të mjekut,edhe kur të rinjtë me çdo kusht donë të largohen nga vendi për shkak se nuk funksionojnë vlerat e mirëfillta njerëzore ,dhe punësimi arrihet vetëm mbi bazën korruptive, nepotizmit dhe të lidhjeve politike. Edhe për këtë fajësohet Serbia apo edhe bashkësia ndërkombëtare . Dhe kur flitet apo paralajmërohet se në mos plotësimi i kushteve të kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare për integrimin e pakicave kombëtare dhe veçmas të asaj serbe ,shpikët një faj, dhe masat mbahet nën lehtësinë e atij "faji", por izolimi , vazhdon, dhe mundësia e pezullimit të liberamizimit të vizave është reale, por edhe kjo me rëndësi është ,se ne jemi mirë ,qeverisjen e kemi pasur dhe e kemi të mirë,me mendësi jemi super të mirë ,por mbi të gjitha është satisfaksion i përgjithshëm , se e dimë kush po na e bënë të keqen ,dhe faji e dimë ku është ,te " Evropa se po e përkrah Serbinë"dhe ne si popull , dhe klasa intelektuale dhe politike, jemi super mirë. Dhe faji është diku tjetër ,dhe ky është satisfaksioni i jonë i përgjithshëm shpirtëror ,edhe nëse ka "pezullim të liberalizim të vizave"... Dhe ndoshta edhe mund të thuhej se është "ksenofobia evropiane ndaj kosovarëve"....Dhe mund të themi edhe këtë ,por liberalizimi i vizave , po troket të pezullohet, e mos të ketë!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".