Takimi i 14 shatorit Kurti Vuçiq moment i ri vendimtar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes dhe shtensionim të situatës në veri të vendit

Takimi i 14 shatorit Kurti Vuçiq moment i ri vendimtar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes dhe shtensionim të situatës në veri të vendit
Takimi i 14 shatorit Kurti Vuçiq moment i ri vendimtar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes dhe shtensionim të situatës në veri të vendit

Hajrullah Ternava

  • 01 September 2023 - 21:05

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Situatat politike sikur që po zhvillohen mes Serbisë dhe Kosovës, e që po i ndërmjetësojnë ndërkombëtarët qe një kohë të gjatë, e sidomos viteve të fundit, na japinë shpresë që të besojmë se takimi i muajit shator. 14, shtatorit, Kurti Vuçiq, do të jetë vendimtar jo vetëm për shtensionimin e plotë të situatës në veri të Kosovës por edhe për të tejkaluar situatën e bllokuar të dialogut për arritjen me të shpejtë të marrëveshjes për normalizim. 

 

 

Kjo javë që po vazhdon është duke kaluar me dinamikë të shtuar të takimeve të zyrtarëve të lartë ndërkombëtar me të dyja palët, atë serbe dhe kosovare, si proces para përgatitor për takimin e shtatorit Kurti Vuqiq, për të cilin akoma nuk ka datë të caktuar, por si periudhë kohore është caktuar të zhvillohet dhe të mos vonohet, por të punohet dhe në tavolinë të nxirren propozimet konkrete për ecje përpara, deeskalim të plotë të situatës, zgjedhje të reja me përsëritje në katër komunat e veriut të Kosovës dhe zbatim të marrëveshjes së Brukselit me aneksin e Ohrit. Në përpjekje të përgatitjes së agjendës së takimit, dhe temave të diskutimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim së fundi Kongresistin Mike Turner, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës. Nga zyra e presidencës njoftojnë se raportet me SHBA-të ajo i ka cilësuar strategjike edhe ekzistenciale, ndaj ka falënderuar kongresistin Turner për mbështetjen ndër vite, të cilën ai ia ka dhënë Kosovës në rrugën e shtet ndërtimit. Osmani ka potencuar se shteti i Kosovës është edhe histori suksesi e ShBA-ve. Po ashtu raportohet se në takim me kongresistin Tuner, Presidentja Osmani ka bërë të ditur se synimi i Kosovës është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si: NATO, BE, Këshilli i Evropës dhe të tjera. Tutje ajo ka përmendur edhe faktin se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka bashkëpunim të ngushtë me shërbimet inteligjente të SHBA-ve në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që mund ta cenojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon, sfida këto që ndërlidhen me dialogun dhe klimën e sigurisë dhe atë politike në vend. Ndërkaq në raport me situatën në veri të vendit, ajo ka theksuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor në shtensionimin e situatës dhe se vazhdon të jetë palë konstruktive në këtë proces. Por, ka theksuar obstruksionet e Serbisë, si dhe veprimet destabilizuese në veriun e Kosovës nëpërmjet bandave kriminale të dirigjuara nga Beogradi, duke ri potencuar rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiqi ka thënë se ka ide të shumta për të arritur deri te zgjidhja, por ai akoma vazhdon ta akuzon palën Kosovare për mos bashkëpunim dhe mos respektim të marrëveshjeve që janë dakorduar. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se “ka shumë ide, vetëm zgjidhjet po mbarojnë” , duke iu përgjigjur pyetjes se a ka ndonjë ide të re për situatën në Kosovë nga takimin e djeshëm me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.“Mund të ulemi për dhjetë orë. Kam frikë se do të jetë e vështirë të gjesh zgjidhje kur flet me njerëz që nuk janë në kërkim të zgjidhjes, kur flet me njerëz nga Prishtina që kërkojnë arsye për konfliktet dhe sulmin ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës” , ka deklaruar Vuçiq, duke vazhduar me taktikën e vjetër të drejtimit të akuzave për dështim në adresë të Prishtinës. Vuçiq ka theksuar se këto gjëra “nuk i thotë rastësisht” sepse, siç ka thënë ai, dëshira e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është që të “dëbojë” serbët nga atje. Gjithsesi se kjo qasje e presidentit serb për pasjen e planit të ri të provokimit dhe drejtimit të akuzave ndaj Prishtinës flet për mos gatishmëri të arritjes së marrëveshjes dhe të zbatimit të saj. Vuçiq edhe me tutje shpërthen me agresivitet duke e akuzuar Albini kinse ai po donë me i „debue“ serbët nga Kosova, që kjo është një absurditet edhe për botën demokratike, kur dihet se në asnjë shtet pakicat kombëtare nuk i gëzojnë të drejta e tyre më shumë se serbët në Kosovë, prandaj edhe me këto sjellje faktori ndërkombëtar duhet tani ta ketë të qartë se ky ish bashkëpunëtor që ishte si Ministër në qeverinë e Millosheviqit edhe më tutje sillet me nacionalizëm agresiv ndaj popullit tonë, ndaj të cilëve është bërë gjenocid nga ana e serbëve, prandaj faktori ndërkombëtar duhet të jetë më i kujdesshëm dhe më i qartë dhe ti ndërpresin ato ledhatime si deri më tani ndaj Serbisë, e cila si i vetmi shtet është në përkrahje të Rusisë ndaj luftës me Ukrainën, dhe nëse ndërkombëtarët në krye me Amerikën, i ndërrojnë politikat përkëdhelëse ndaj Serbisë, e kur po është e qartë se dita ditës Rusia po pëson debakël në luftën me Ukrainën, dhe bota demokratike duhet të jetë më e ashpër ndaj Serbisë, qoftë me kërcënimin e tërheqjes së liberalizimit të vizave, apo me tërheqjen e investimeve që i kanë bërë në shtetin e Serbisë, dhe me këto masa ndëshkuese ndaj Serbisë, ka gjasa që ky shtet përmes protestave qytetare ta ndërroj këtë kryetar të tanishëm dhe ta gjej rrugën e pajtimit sipas marrëveshjes se Ohrit me Kosovën, dhe që shtetet e Ballkanit ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejtë shteteve të Evropës sepse edhe këto shtete i takojnë këtij kontinenti si bashkësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".