Me fakte, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq janë kriminel lufte me të cilët nuk mundë të dialogohet

Me fakte, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq janë kriminel lufte me të cilët nuk mundë të dialogohet
Me fakte, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq janë kriminel lufte me të cilët nuk mundë të dialogohet

Muhamet Kelmendi

  • 01 September 2023 - 21:08

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Me politikanët e kalibrit Millosheviqian dhe me pikëpamje raciste, si Daçiq e Vuçiq, po vazhdon kjo politikë serbe. Mbi këtë racizëm e kanë ndërtuar politikën serbomadhe në Serbi dhe kundruall të tjerëve në Ballkanin Perëndimor. Është e qartë se si Vuçiq, ashtu edhe Daçiq, që nuk e respekton asnjë marrëveshje. Ata punojnë për tërheqje të njohjeve për shtetin e Kosovës dhe ripushtimin e këtij shteti. Daçiq së bashku me kryekriminelin Vuçiq organizuan manifestime të dhunshme në Kosovë dhe paraqiten si paqësor. Nga Beogradi u dërguan kriminel të organizuar dhe të armatosur dhe tash e kërcënojnë Kosovën.

 

Këto dy figura kriminale të shtetit serb kanë zënë vend në politikën evropiane dhe në atë amerikane. Daçiq dhe Vuçiq vijnë nga grupet politike neofashiste të kohës së Millosheviqit. Të dytë ishin ministra e udhëheqës në kohën e tillë Vuçiq ishte Ministër i informatave në Qeverinë e kryekriminelit Milloshevic dhe Daçiq ishte Sekretar për Informim në partinë e Millosheviqit, në PS të Serbisë. Edhe Vuçiq, si Daçiq ishin politikan të rrugës fashiste të Millosheviqit. Ata i përkrahnin aksionet kriminale serbomëdha dhe terrorin që kryenin forcat serbonacional-raciste kudo në ish-Jugosllavi. Edhe sot tingëllon në kokën e qytetarëve thirrja e Vuçiqit: "Për një serb të vrarë në Bosnje e Hercegovinë do ti vrasim 100 boshnjake" . Ky kriminel, Vuçiq, sot e udhëheq Serbinë. Ka mbetur i njëjte. Edhe Daçiq përkrahte dhunën dhe terrorin serbomadh. Kurrë nuk hoqi dorë nga teoria: "Kosova është serbe dhe për Serbinë e "vjetër" edhe vdiqët". Kështu nënkuptohet qëllimi aktual ndaj Kosovës i kriminelëve Vuçiq dhe Daçiq. Në deklaratën e fundit Daçiq thotë: "Serbia ka dëshmuar se është palë konstruktive që i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit". Kjo thënie tregon nivelin e gënjeshtrës kriminale që e ka kjo figurë raciste serbe. Zaten me këta kriminel të nivelit të tillë racistë-fashist kurrë nuk dialogohet. Vendi për ta është burgu. Me këtë politikë neofashiste e raciste serbe kërkohet të fitohet në raport me Kosovën kudo në botë. Ndërsa, në anën tjetër, vazhdohet me pikësynimet e vjetra serbosllave për Kosovën "serbe". Kjo politikë ka korrë suksese!!! Serbia ka vazhduar pa ndërprerë me dualizëm në deklarata dhe në veprime konkrete kriminale. Ky shtet ka treguar se gjoja i respekton marrëveshjet para botës, mirëpo në realitet i ka shkatërruar marrëveshjet dhe kurrë nuk i ka respektuar. Me politikanët e kalibrit Millosheviqian dhe me pikëpamje raciste, si Daçiq e Vuçiq, po vazhdon kjo politikë serbe. Mbi këtë racizëm e kanë ndërtuar politikën serbomadhe në Serbi dhe kundruall të tjerëve në Ballkanin Perëndimor. Është e qartë se si Vuçiq, ashtu edhe Daçiq, që nuk e respekton asnjë marrëveshje. Ata punojnë për tërheqje të njohjeve për shtetin e Kosovës dhe ripushtimin e këtij shteti. Daçiq së bashku me kryekriminelin Vuçiq organizuan manifestime të dhunshme në Kosovë dhe paraqiten si paqësor. Nga Beogradi u dërguan kriminel të organizuar dhe të armatosur dhe tash e kërcënojnë Kosovën. Kjo është kundërthanshmëria e kriminelëve. Ditën janë paqësor dhe natën të vrasin dhe kryejnë vepra mizore kriminale e raciste serbomëdha. Kjo i shkon shtetit serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".