Jo mocion për rrëzimin, por për forcimin e Qeverisë Kurti

Jo mocion për rrëzimin, por për forcimin e Qeverisë Kurti
Jo mocion për rrëzimin, por për forcimin e Qeverisë Kurti

Fadil Maloku

  • 02 September 2023 - 14:21

Shkruan: Sociologu: Fadil Maloku

Mocioni, më shumë e fuqizon se sa e dëmton qeverinë e Albin Kurtit! . Opozita, pa një kauzë të re, të qartë, fleksibile (për interesat qytetare e ato kombëtare) dhe me alibi të shtuar mobilizuese, vetëm sa do e ndihmoj "mirëmbajtën" e qeverisë aktuale. 

Është diku një thënie që (tashmë s'po më kujtohet) përafërsisht i përgjigjet situatës sonë aktuale politike, ku përafërsisht thuhet; "Rëniet që nuk më mbysin, vetëm sa do më bëjnë më të fuqishëm"! . Edhe AAK-ja, nëse nuk i peshon mirë e me argumente veprimet dhe iniciativat e saja në skenën politike kosovare, lëre që e fuqizon pozitën e qeverisë aë Albin Kurtit, por, shumë lehtë edhe mund ta ripërsëritë "historinë" dhe përvojën e ca partive politike që tashmë i takojnë të kaluarës sonë të vonshme politike.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".