Shqipëria e kontrolluar nga mafia e Edi Ramës, model i një banane republike të Amerikës Latine lidere e trafikut të drogave dhe bandave për krime

Shqipëria e kontrolluar nga mafia e Edi Ramës, model i  një banane republike të Amerikës Latine lidere e trafikut të drogave dhe bandave për krime
Shqipëria e kontrolluar nga mafia e Edi Ramës, model i  një banane republike të Amerikës Latine lidere e trafikut të drogave dhe bandave për krime

Naim Miftari

  • 03 September 2023 - 08:50

Shkruan: ANALISTI- Naim Miftari

Dihet se terrorizmi dhe krimi i organizuar dallojnë në veprim por jo edhe në qëllimin, e ai është marrja e pushtetit. Derisa terrorizmi përdorë dhunën, terrorin, atentatet ndërsa krimi i organizuar përdorë korrupsionin ku përmes parave marrin kontrollin e shtetit dhe të politikes! Kritikat e fundit ndërkombëtare kundër pushtetit të Edi Rames në Shqipëri që akuzohet për lidhje direkt me krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk është i pa vend dhe i tepruar.

 

Përpos lidhjeve të partisë PS të Edi Ramës me nëntokën shqiptare dhe ndërkombëtare, përpos se Shqipëria është shndërruar në një banane republikë të Kokainës të Amerikës Latine dhe përpos që është shndërruar Shqipëria dhe veriu i Kosovës i kontrolluar nga bandat e Beogradit zyrtar në EL DORADO të mariuhuanës, mos të harrojmë edhe aferën me agjentin e FBI- is amerikane i cili po gjykohet për korrupsion ku përmendet direkt Edi Rama dhe agjentët e oligarkët e tij. Mua më së shumti më brengosë shndërrimi i Kryeministrit Edi Rames në avokatin e Serbisë dhe të Rusisë ku në konferencat ndërkombëtare, pos që po vishet me rroba si Klaunat e Cirkut e si Mullahat i Iranit, me batuta të kafeneve po prezanton shtetin Shqiptar në botë, në vend se ta prezanton dinjitetshëm shtetin tradicional Shqiptar. Mos të harrojmë të tri pushtetet në Maqedoni, më herët edhe në Kosovë, dhe sidomos sot në Shqipëri, kontrollohen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar që ka arritur dhe ka kalbur edhe qeveritë e shtetit dhe institucionet shtetërore. Por mos ta harrojnë një fakt tjetër shqetësues ku krimi i organizuar dhe qeveritë e korruptuara kanë korruptuar dhe implikuar edhe zyrtar e ambasador ndërkombëtar të shteteve perëndimore. Mjafton vetëm ta shikoni VETINGUN famoz në Shqipëri dhe veprimet e SPAKUT ku aktakuzat e hetimet i lejojnë jo prokurorët e ligji Shqiptar, por kryeministri Edi Rama dhe disa ambasador e ambasadore ndërkombëtarë në Tiranë! Kjo nuk duhet lejuar të na ndodhë neve në Kosovë gjatë VETINGUT, pastrimit të prokurorisë, gjyqësisë, policisë dhe AKI-së nga dora e krimit të organizuar dhe nga ndikimet politike të politikanëve të korruptuar që nga pas luftës e deri sot i kontrollojnë dhe dirigjojnë mekanizmat e drejtësisë dhe vetë organet ligjvënëse në shtetin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".