Kontinuiteti i politikes së vjetër të shovinizmit serbomadh “të gjithë serbët në një shtet”, është duke e vazhduar me Aleksandër Vuçiqin, pasardhësin besnik të Millosheviqit

Kontinuiteti i politikes së vjetër të shovinizmit serbomadh “të gjithë serbët në një shtet”, është duke e vazhduar me Aleksandër Vuçiqin, pasardhësin besnik të Millosheviqit
Kontinuiteti i politikes së vjetër të shovinizmit serbomadh “të gjithë serbët në një shtet”, është duke e vazhduar me Aleksandër Vuçiqin, pasardhësin besnik të Millosheviqit

Skender Mulliqi

  • 04 September 2023 - 13:46

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

 -Nuk do ti kisha shkruar këto  pakë radhë , po mos të kishim  qenë të okupuar nga Jugosllavia-Serbia afër 5 decenie, dhe po mos të detyroheshim nga faktori ndërkombëtar të zvilojmë bisedime  për normalizim të marrëdhënieve. Dhe, për faktin që gjeneratat e reja  të kanë sado pak njohuri  për proceset  historike nëpër të cilat kaluam deri të liria dhe pavarësia  e Kosovës. Kjo krijesë artificiale u shpërbe më dhunë nga Serbia e Millosheviqit. U bënë 35 vite qysh kur filloj rrënimi i saj. Me organizmin e mitingjeve në vitin 1988 u rrënua fillimisht  autonomia e Vojvodinës, që njëherit ishte hyrje në shembjen më gjak të Jugosllavisë artificiale  të Titos. Ishte kjo kohë që fillimisht u quajt  “Revolucioni antidemokratik”,  kurse më vonë  “Jogurt Revolucion”.Paraprakisht Millosheviqi kishte  rrëzuar nga pushteti, Ivan Stamboliqin, si kryetar të Serbisë, të cilin më vonë e kishte vrarë.

Pas kësaj vrasjeje  është vrarë  edhe Vojvodina, e cila më Kosovën kishin autonomi të zgjeruar në Jugosllavi .Në vitin 1987  Millosheviqi kishte marrë pushtetin në parti, duke e përfunduar këtë marshim makaber më rrëzimin e pushteteve të Vojvodinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo ja kishte mundësuar Serbisë në federatën jugosllave ti këtë 4 deri në 8 vota. Këtë e kishte parë  Millosheviqi si mundësi   në synimet  për të krijuar gjendje të ferrit. Gjithçka ishte planifikuar mirë nga elaboratet serbomëdha dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, për të krijuar një mini Jugosllavi apo Serbinë e Madhe . Kur Jugosllavia ende në letër ekzistonte, në vitin 1989 në Gazimestan, Millosheviqi në fjalimin famoz  u shpalli luftë  popujve jo serb.

Ai ju drejtua serbëve në Kosovë ,“Nuk do t’ju mungon asnjë fije floku”.Kontinuitetin e politikave të vjetra të shovinizmit serbomadh nga shekulli I kaluar “të gjithë serbët në një shtet”, është duke e vazhduar edhe  Vuçiqi. Po krijon së bashku më Putinin kriza permanente politike në Mal të Zi, BH-në dhe Kosovën po e kërcënon më luftë për ndarje të saj. Të gjitha këto i dinë mirë BE-ja dhe po e toleron dhe ende po zhvillon bisedime  një person  me biografi kriminale, çfarë është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".