A ka "dështuar” Evropa në Marrëveshjen e Ohrit?

A ka
A ka

Fadil Maloku

  • 04 September 2023 - 15:05

Shkruan: Sociologu: Fadil Maloku

 (Ndonëse, e njëjta është pranuar gojarisht dhe gëzon fuqi ligjore, obligime e detyrime ndërkombëtare, si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën) 1. Meqë, ende nacionalizmat e mëdhenj ballkanikë, ai shqiptar dhe serb, në optikën dhe politikën e "epokës kisingjeriane", pra, në rregullat dhe kararet e standardeve transnacionale, janë duke u perceptuar e projektuar si fosile e "foshnje" (lexo; pengesa shumë serioze!) bastarde për "betejat" e reja për zgjerimin e kapitalizmit neo liberal, shtrohet pyetja se çfarë na pret në këto kohëra? Them kështu edhe për shkakun se, neve shqiptarëve çlirimi i ndodhur (1997 dhe ai 1999) nuk na e solli as demokracinë (e plotë), as sovranitetin (e munguar në komunizëm) e as lirinë (e shpresuar).

Në anën tjetër, e keni shumë të qartë se sot në emër të lirisë së pakufizuar (lexo shfrenuar skajshmërisht!) neo liberale shumë kombe e shtete kanë mbetur në gjysmë të rrugës së realizimit të tyre. Duke qenë të varura, po edhe të pasistemuara ende në fokusin e interesave globale, këto kombe e shtete ose duhet unisojnë interesat e tyre, ose të shkrihen në "Melting pot-" ("kazanin shkrirës") global. Por, cila është zgjidhja dhe faji i ynë? 2. Fajin nuk duhet hedhur në "kararet dhe standardet" e lartcekura, por në vonesat tona historike, në jo fleksibilitetin e politikave tona, në keqkuptimin e rendit të ri botëror (që pas luftë së Ukrainës, ka marrë dimensione të reja!), në jo pragmatizmin dhe prakticitetin e liderëve tanë, në protagonizmat tonê; në mungesën e katarsisi; në naivitetin tonë për rolin e miqve tanë; në mungesën e aleancave të bazuara (ekskluzivisht) në interesa; në besimin se çlirimi na e solli lirinë e munguar; në kapriçiot dhe mëritë injorante personale; në komplotet dhe Projektet ruso-serbe; në neglizhencën dhe jo gatishmërinë për fituar lirinë dhe varësinë e plotë nga hegjemonët serb; në kulturën dhe traditën e munguar të unifikimit të potencialeve sociale; nē mentalitetin poltronist dhe konformist; në etnopsikologjinë dhe mentalitetin e robërisë shekullore; në 3.

Por, dilema e tanishme që po na sillet vërdallë është dhe po mbetet ende pa ndonjë vendimmarrje adekuate është se; a duhet të vazhdojmë më tutje me shpresën e integrimit evropian (ku po shihet ashiqare se Marrëveshja e Ohrit po dështon) dhe retorikën e patriotizmit kushtetues që si bazament (Projektin ahtisarian) i ka ende parimet e të drejtave të njeriut dhe lirive civile (që i stimulon forcërisht e skajshmërisht identitetet politike e shtetërore), apo t'i lëmë ofshamat dhe klithmat e padrejtësive historike që u ushtruan dhe eksperimentuan mbi ne, e të fillojmë me gjitha potencialet (politike,ekonomike, sociale, ushtarake e kulturore, si thot Brzezhinski) ta forcojmë kombin (pra, ta rinisim Projektin e rilindëseve për bashkimin gjithëkombëtar) si një busulle e "avokate" të lirisë dhe barazisë midis familjeve evropiane.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".