Lobimi për anëtarësim të shpejtë të Kosovës në NATO, detyrë emergjente e qeverisë për ta forcuar sovranitetin, integritetin e shtetit dhe atë të sigurisë

Lobimi për anëtarësim të shpejtë të Kosovës në NATO, detyrë emergjente e qeverisë për ta forcuar sovranitetin, integritetin e shtetit dhe atë të sigurisë
Lobimi për anëtarësim të shpejtë të Kosovës në NATO, detyrë emergjente e qeverisë për ta forcuar sovranitetin, integritetin e shtetit dhe atë të sigurisë

Gani Qarri

  • 07 September 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Duke parë zhvillimet dramatike të ngjarjeve në vend dhe rajon, si dhe agresivitetin e Serbisë fashiste kundër vendit tonë, medoemos duhet të shtohen kërkesat e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe lobimi tek shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, për anëtarësim më të shpejtë të shtetit tonë në NATO, me thjeshtësim të procedurave, pasi që de fakto, me misionin e KFOR-it, Kosova është në NATO, por de jure, një thirrje e tillë nuk është edhe e zyrtarizuar.

-Kur të kihet parasysh ndikimi rus dhe lufta që po zhvillohet në Ukrainë, si dhe përpjekjet e organizatave terroriste serbe për riaktivizim, kapjen e arsenalit të armëve në veri dhe armatosjen ilegale të bandave të Radojçiqit, kjo e bënë edhe më të nevojshëm shkurtimin e procesit për shkurtimin e rrugës së aplikimit dhe të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në NATO. Kësaj duhet ti shërbej edhe agjenda e vizitës së Presidentes Osmani që së shpejti pritet të mbahet në selinë e Aleancës Veri Atlantike me Stoltenberg, në Bruksel takim i cili është paralajmëruar të zhvillohet mesditën e së të enjtes. Edhe pse ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij takimi, ajo që dihet është se të dy personalitetet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit.

Kurse shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten do t’i informojë edhe eurodeputetët mbi zhvillimet më të fundit të sigurisë evropiane dhe bashkëpunimin BE-NATO. Sipas një njoftimi të publikuar në faqen e Parlamentit Evropian, fjalimi i sekretarit të Aleancës Veri-Atlantike në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Nënkomitetin për Siguri dhe Mbrojtje do të pasohet edhe nga një shkëmbim pikëpamjesh me eurodeputetët. Kjo paraqitje e zyrtarit të lartë të NATO-s në PE që nis pas orës 8 të mëngjesit raportohet se i paraprin takimit po të njëjtën ditë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".