Historia e gazetës Kosova Sot është vetë historia dhe sakrifica e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci

Historia e gazetës Kosova Sot është vetë historia dhe sakrifica  e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci
Historia e gazetës Kosova Sot është vetë historia dhe sakrifica  e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci

Blerim Burjani

  • 08 September 2023 - 07:41

Shkruan: Blerim Burjani

Kosova Sot është një histori ne vete. Kontributi i saj është i veçantë në zhvillimet e shumta tragjike e dramatike por edhe periudha të krenarisë kombëtare e historike. Puna e gazetës Kosova Sot mund të analizohet në disa periudha të ndryshme kohore të angazhimit. Periudha e viteve 90-ta, në kohët më të vështira të okupimit dhe betejave dramatike për çlirim, dhe periudha pas luftës në Kosove në ndërtimin e shtetit dhe të perspektivës demokratike. Kosova Sot si medium i lirë ka pasur shumë kthesa të zhvillimit të saj. Përlpotë bashkëpunëtor, gazetar të shquar, staf të mrekullueshëm.

Është kënaqësi e madhe të kesh bashkëpunuar në Kosova Sot. Gazeta Kosova Sot ka arritur kaherë në maje të informimit për qytetarët, informimi i saktë i shpejt dhe i pa anshëm, që edhe janë vlerat kryesore të këtij mediumi. Jo rrallë ka thyer të gjitha rekordet e klikimeve dhe leximit të saj nga qytetarët, e kjo për ne ka qenë gjithmonë kënaqësi dhe mburrje që kemi bashkëpunuar pa ndal me Kosova Sot. Jam i lumtur që kam pasur këtë kënaqësi që për 24 vjet e më shumë të bashkëpunoj me një medium siç është Kosova Sot. Pra urime përvjetori i 25 i daljes së numrit të parë të kësaj gazete, urime vazhdimi elektronik online edhe tani. Ju uroj suksese të gjithë stafit drejtues, stafit të gazetarisë që po e bënë këtë punë të mrekullueshme.

(Kosova Sot Online)