Policia e Kosovës është arma kryesore për të siguruar tërësinë territoriale, sovranitetin dhe rendin e sigurinë në Kosovë

Policia e Kosovës është arma kryesore për të siguruar tërësinë territoriale, sovranitetin dhe rendin e sigurinë në Kosovë
Policia e Kosovës është arma kryesore për të siguruar tërësinë territoriale, sovranitetin dhe rendin e sigurinë në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 08 September 2023 - 08:01

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Para 24 vjetëve, u formua Policia e Kosovës, dhe nga ajo kohë Policia e Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm dhe ka arritur që të bëhet forca kryesore për ruajtjen e sovranitetit dhe të rendit e sigurisë të shtetit të Kosovës. Natyrisht se kjo forcë e shtetit të Kosovës ka shumë punë për të bërë, si brenda vetvetes, ashtu edhe nga shteti kundruall Policisë së Kosovës.

-Policia e Kosovës, brenda vetvetes ka nevojë në spastrimin e radhëve nga keqbërësit, nga shkelësit e normave ligjore dhe veprimet kriminale. Këtu, duhet të bëjë punë që të jenë të sigurte në ruajtjen e aktiviteteve policore dhe të të gjitha veprimeve policore. Asgjë nuk guxon të dali jashtë saj. Nga jashtë, shteti, kërkohet që kundruall Policisë së Kosovës të kryeje shumë detyra.

Me ato shndërrohet Policia në forcë të aftë dhe shumë frytdhënëse të shtetit. Këtu lypsen: 1. Të pajiset Policia e Kosovës me mjete të domosdoshme për veprime policore kudo në Republikë. 2. Policia e Kosovës të aftësohet dhe të profesionalizohet pa ndërprerë nga ekspertët që vijnë nga shtetet mike të Kosovës dhe të SHBA-ve. 3. Të ngritën të ardhurat personale në raport me gjendjen ekonomike e sociale në vend. 4. Policisë së Kosovës t' iu sigurohet sigurimi pensional dhe invalidor dhe ai familjar dhe 5. Të kenë policët e Kosovës sigurime shëndetësore. Çështjet e tilla kanë rëndësi të madhe për ngritjen e profesionalizmit dhe të sakrificës së policëve në Kosovë. Kur ka kujdesje nga shteti dhe nder, edhe puna e policëve ka efekt. Policët bëjnë atëherë çdo sakrificë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".