Takimi Osmani Stoltenberg në funksion të anëtarësimit më të shpejtë të Kosovës në Aleancën Veriatlantike

Takimi Osmani Stoltenberg në funksion të anëtarësimit më të shpejtë të Kosovës në Aleancën Veriatlantike
Takimi Osmani Stoltenberg në funksion të anëtarësimit më të shpejtë të Kosovës në Aleancën Veriatlantike

Hajrullah Ternava

  • 08 September 2023 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Situata politike botërore e sidomos lufta që po zgjat mbi një vit e gjysmë mes Rusisë dhe Ukrainës, është një moment i duhur që duhet të shfrytëzohet nga ana e Kosovës, për qëllime të mira dhe interesa kombëtare të anëtarësimit të Kosovës në institucione të ndryshme ndërkombëtare, sikur që është NATO, INTERPOL, UNESKO dhe të tjera, prandaj tani është momenti dhe koha që duhet të shtohen akoma më shumë kërkesat e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe lobimi tek shtete që e kanë njohur pavarësinë, për anëtarësim më të shpejtë të Kosovës në NATO, me thjeshtësim të procedurave, pasi që de fakto, me misionin e KFOR-it, Kosova është në NATO, por de jure, një thirrje e tillë nuk është e theksuar dhe e zyrtarizuar.

-Përvoja e tanishme e luftës e bënë të nevojshëm një proces të tillë të shkurtimit të rrugës së aplikimit dhe të anëtarësimit, kur të kihet parasysh ndikimi rus dhe lufta që po zhvillohet në Ukrainë. Gjithsesi se duhet ti shërben kësaj agjende edhe vizita e Presidentes Osmani këtë të enjten në Bruksel, në selinë e Aleancës Veri Atlantike. Takimi Stoltenberg-Osmani në selinë e NATO-s në Bruksel në mesditën e së të enjtes, edhe pse nuk janë bërë të ditura të gjitha arsyet e këtij takimi, ajo që dihet është se të dy personalitetet mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit dhe u deklaruan për pikat që ata i konsideruan me peshë edhe për opinionin publik. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten i ka informuar edhe eurodeputetët mbi zhvillimet më të fundit të sigurisë evropiane dhe bashkëpunimin BE-NATO.

Fjalimi i sekretarit të Aleancës Veri-Atlantike në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Nën komitetin për Siguri dhe Mbrojtje është pasuar edhe nga një shkëmbim pikëpamjesh me eurodeputetët. Kjo paraqitje e zyrtarit të lartë të NATO-s në i ka paraprirë takimit po të njëjtën ditë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Këto takime dhe pjesëmarrja e Presidentes Osmani në këto takime kaq të rëndësishme të organizuara nga NATO e ku merr pjesë edhe njeriu i parë i këtij institucioni ndërkombëtar Stolterberg, tregon për synimin dhe dëshirat e Kosovës janë që edhe de jure Kosova të anëtarësohet në NATO.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".