Si u neglizhuan krimet e luftës në Kosovë!...

Si u neglizhuan krimet e luftës në Kosovë!...
Si u neglizhuan krimet e luftës në Kosovë!...

Ismail Muçiqi

  • 09 September 2023 - 14:32

Shkruan: Gazetari : Ismail Muçiqi

Një nga dështimet e shumta qe i ndodhen Kosovës qe nga pas lufta ishte edhe neglizhenca, papërgjegjesia morale dhe njerëzore e institucioneve te shtetit ndaj krimeve te Serbisë në Kosove. Mjerimi dhe jo serioziteti per ti zbardhur krimet e luftes, per te dalur para Botes me raporte kredibile me qellim te sanksionimit dhe denimit te politikes dhe shtetit serb per duar te pergjakura ne Kosove do duhej te ishte mision dhe obligim ndaj njerzve civil te vrare te Kosoves dhe pergjegjesi ndaj familjeve te tyre. Fondi per te drejten humanitare i themeluar ne Kosovë ishte i vetmi mekanizem i cili punoj, hulumtoje dhe evidentoj njerezit e humbur, te kindapuar te vrare e te zhdukur nga forcat e ushtrise dhe policise serbe. Ky fondacion humanitare kapaciteti i te cilit eshte i limituar pa perkrahje te nevojshme te mekanizmave institucional te shtetit. Anomalia me e madhe qe ndodhi rreth kesaj problematike nga ana e ish qeverive te kaluara ishte themelimi i Institutit per Krimet e Luftes qe i beri serbia ne Kosove. Institut ky i cili pas punes disa vjeqare u mbyll po nga te njejtat institucione qe kishin themeluar.

Keto kalkulime politike me prapavi ne deme te Kosoves bene qe shume kriminel serb te humbin gjurmen e krimit duke u fshehur neper serbi per ti ikur pergjegjesise penale per krimet e bera. Tani me te gjithe e dine se forcat serbe vrane dhe masakruan mbi 13 mije civile Shqiptare burra, gra, femije, pleq e plaka. Mjerisht jo sinqeriteti dhe pergjegjesia ndaj viktimave u keqperdore nga individ te caktuar qe ishin pjese e politikes dhe te institucioneve te shtetit. Pati edhe te atille (pseudoanaliste) - te njohur tani per opinionin e Kosoves te cilet permes kanaleve konspirative dhane mendime dhe propozime per ti falur krimet e serbise ne Kosove. Duhet te jemi te sinqerte dhe te themi publikisht se punen me te madhe ne zbulimin, demaskimin dhe akuzimin ndaj serbise ne favor te Kosoves e benen: humanistja me renome nderkombetare Natasha Kandiqi, Sonja Biserko, Nenad Çanak e disa personalitete tjera jashte Kosoves.

Kontributi i ketyre tri personaliteteve te cilet ne te gjitha periudhat e pasluftes punuan ne hartimin e raporteve kunder Millosheviqit dhe forcave ushtarake e policore te serbise. Duhet theksuar se edhe sot pas 24 viteve humanistja e respektuar Natasha Kandiq ne vazhdimesi po miret me analiza dhe raporte te krimeve te luftes te serbise kunder Shqiptareve te Kosoves, ajo ne menyre kronologjike dhe shume te sakte e ka njoftuar opinionin boterore per krimet e bera ne Kosove duke botuar edhe librin Veliminoz, ne te cilen jane perfshi masakrat e ushtrise dhe policise serbe ne Kosove. Ky liber (dokument ms vlere)i cili eshte perkthyer ne shume gjuhe te Botes dhe u eshte derguar institucioneve te Bashkimit Evropian, te Shteteve te Bashkuara te Amerikes e deri tek Asambleja e Pergjithshme te Kombeve e Bashkuara. Andaj ne fund po theksojme se faktori i brendshem institucional ne Kosove ka deshtuar dhe eshte pergjegjes ndaj viktimave civile te luftes ndaj qytetareve dhe ndaj shtetit te Kosoves. Populli i Kosoves u eshte mirenjohes ketyre tri personaliteteve humane te cilet dhane kontribut te qmueshem dhe bindës per zbulimin e te vertetes: se kush ishte agresor e kush u viktimizua.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".