Tremujori i vitit 2023 në KS të OKB-s në funksion të lotimit të fuqishëm për Kosovën dhe dobësimin e lidhjes ruso serbe anti shqiptare dhe anti kosovare

Tremujori i vitit 2023 në KS të OKB-s në funksion të lotimit të fuqishëm për Kosovën dhe dobësimin e lidhjes ruso serbe anti shqiptare dhe anti kosovare
Tremujori i vitit 2023 në KS të OKB-s në funksion të lotimit të fuqishëm për Kosovën dhe dobësimin e lidhjes ruso serbe anti shqiptare dhe anti kosovare

Gani Qarri

  • 10 September 2023 - 08:06

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Gëzon fakti se edhe vet presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i ka premtuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se në koordinim dhe bashkërendim të punës mes institucioneve të dy vendeve, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, Shqipëria do ta ketë në focus, si pikë qendrore njohjen e Kosovës! Kryesimi nga Shqipëria i Këshillit të Sigurimit të OKB’së si dhe pjesëmarrja e Presidentit Begaj në asamblenë e përgjithshme të OKB’së përveç fokusit në çështjet e njohjes së Kosovës, vëmendje do ti kushtohet edhe procesit evropian dhe euroatlantik.

 

Kryesimi i Këshillit të Sigurimit të OKB’-së nga Shqipëria dhe ambasadori Ferit Hoxha, si dhe pjesëmarrja e presidentit Begaj, në asamblenë e përgjithshme të OKB’së, me një angazhim të denjë, të njëmendtë, dhe të koordinuar si duhet me Kosovën, është rasti më i mirë, i cili do të mund ta ndihmonte shumë edhe çështjen e njohjes së Kosovës nga vendet mos njohëse. Madje nga pozita e kryesuesit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria mundë te ketë rol mjaft ndikues në mbështetje të Kosovës, si në lobimin për njohje të reja, ashtu edhe në kundërvënien e ofensivës serbe për bllokim të njohjeve dhe tërheqje të njohjeve ekzistuese, derisa Këshilli i Sigurimit këtë muaj do të kryesohet nga Shqipëria! Kështu që gëzon fakti se edhe vet presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i ka premtuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se në koordinim dhe bashkërendim të punës mes institucioneve të dy vendeve, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, Shqipëria do ta ketë në fokus, si pikë qendrore njohjen e Kosovës! Kryesimi nga Shqipëria i Këshillit të Sigurimit të OKB’së si dhe pjesëmarrja e Presidentit Begaj në asamblenë e përgjithshme të OKB’së përveç fokusit në çështjet e njohjes së Kosovës, vëmendje do ti kushtohet edhe procesit evropian dhe euroatlantik”, ka deklaruar presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. Ai po ashtu ka porositur presidenten e Kosovës që në procesin e dialogut për marrëveshje me Serbinë të tregohet koordinim dhe bashkëpunim shumë i ngushtë me faktorin ndërkombëtar, sepse aty është interesi I shtetit të Kosovës, pavarësisht faktit që Serbia po vazhdon me provokime për ta bllokuar dialogun. “Vlerësova se pavarësisht provokimeve për të tensionuar situatën në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ndërhyrjeve hibride nga aktorë të tretë dashakeqës, duhet koordinim edhe më i mirë dhe më i ngushtë me partnerët tanë kryesore, SHBA dhe BE, për të gjitha veprimet e ndërmarra. Askush nuk mund të vë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe të drejtën për të zbatuar ligjet dhe kushtetutën, megjithatë koordinimi me partnerët është i domosdoshëm. Në këtë aspekt presidenti Begaj ka vlerësuar hapat e fundit të Qeverisë së Kosovës për de-eskalimin e situatës në veri, si dhe ka nënvizuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur fuqishëm nga SHBA, është rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare e rajonale, përfshirë anëtarësimin me të drejta të plota të Kosovës në OKB ka deklaruar Begaj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"