Lista Srpska pa legjitimitet qytetar dhe legalitet ligjor për përfaqësimin e interesave të serbëve lokal të Kosovës në institucionet e shtetit

Lista Srpska pa legjitimitet qytetar dhe legalitet ligjor për përfaqësimin e interesave të serbëve lokal të Kosovës në institucionet e shtetit
Lista Srpska pa legjitimitet qytetar dhe legalitet ligjor për përfaqësimin e interesave të serbëve lokal të Kosovës në institucionet e shtetit

Blerim Burjani

  • 10 September 2023 - 08:10

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Serbët lokal duhet të kenë mendimin e tyre të pavarur nga Beogradi. Përderisa nuk ka zë autokton atëherë s’ka as jetë të pavarur nga Serbia, për këtë arsye BE dhe SHBA duhet të kërkojnë që Serbia të largohet nga ndikimi tek serbët kosovar. Deri më tash ka pasur vetëm telashe e probleme , të cilat nuk sollën asgjë të mirë. BE dhe SHBA duhet të vendosin masa për serbin për Shkak të ndikimit dhe manipulimit me serbët kosovar.

 

Tani më nuk janë të rralla takimet diplomatike me ndërkombëtarët, kur edhe Serbisë po i përmenden sanksionet nga BE dhe SHBA, për shkak të situatës së krijuar në vei të Kosovës dhe dialogut që është duke u zhvilluar mes dy vendeve, Kosovës e Serbisë, por që ky dialog është duke vendnumëruar, është duke dështuar. Shtetet e QUINT-it në takim me Vuçiqin tashmë rregullisht po  ia përmendin edhe atij sanksionet për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit. Për këtë pasojë tani më Kosova dhe Serbia mund të iu nënshtrohen në mënyrë dhe me masë të njëjtë sanksioneve. Pra, tani më ka sinjale tepër të qarta se nuk do të ketë sanksione të njëanshme vetëm për Kosovën, duke pasur parasysh se palët nuk iu kanë përmbajtur marrëveshjes. Vuçiqi e ka thënë shkurt se është shumë më mirë për të mos e ditur qytetarët se çka i kanë thënë atij shtetet e QUINT-it. Tani në këtë rol destruktiv në këtë proces, përgjegjësi të madhe ka edhe Lista Srpska, subjekt politik që po i kontrollon dhe dirigjon me presion serbët e Kosovës. A duhet përjashtuar a jo listën serbe, nga jeta publike dhe politike, e diplomatike, varet nga BE dhe nga SHBA. Deri më tash s’ka pasur zë unik të serbëve kosovar. Pra kishte vetëm manipulim me këtë subjekt politik, e cila ishte krijuar nga Serbia. Serbët lokal duhet të kenë mendimin e tyre të pavarur nga Beogradi. Përderisa nuk ka zë autokton atëherë s’ka as jetë të pavarur nga Serbia, për këtë arsye BE dhe SHBA duhet të kërkojnë që Serbia të largohet nga ndikimi tek serbët kosovar. Deri më tash ka pasur vetëm telashe e probleme , të cilat nuk sollën asgjë të mirë. BE dhe SHBA duhet të vendosin masa për serbin për Shkak të ndikimit dhe manipulimit me serbët kosovar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".