"KOSOVA SOT" një misionare besnike në mision të informimit të drejtë në luftë dhe në paqe, luftëtare e guximshme në betejë kundër padrejtësisë dhe kundër krimit

Dardan Grapci

  • 12 September 2023 - 07:43

Shkruan: Dardan Grapci

Se pari po e nisi këtë shkrim duke iu thënë:- Urime 25 vjetorin, të gjithë gazetarëve, redaktorëve, shpërndarësve, etj, të gazetës Kosova Sot.

Edhe pse ka përfunduar lufta në vitin 1999, për të cilin fund të lavdishëm dhe gëzimin e lirisë që e kemi, kontribut të çmueshëm e të pa kontestueshëm ka dhënë në informimin e drejtë, nga frontet e luftës, Gazeta Kosova Sot, kjo gazeta tani edhe në versionin modern Online, ende nuk e ka ndalur luftën për demokraci dhe shtet ndërtim. Kontributi i gazetës në ditët e vështira të luftës u ndëshkua nga bandat kriminale të regjimit të Millosheviqit, dhe është fatkeqësi e madhe, është padrejtësi që shteti i ri i Kosovës e ka harruar këtë kontribut të madh të kësaj gazete dhe çmimin që e ka paguar për kauzën e madhe të çlirimit e të shtet ndërtimit. Gazetës Kosova Sot, veterane e luftës dhe e paqes, ende nuk iu është kompensuar dëmi që i është bërë nga regjimi i Millosheviqit, prandaj mendoj që ka ardhur koha që drejtorët, drejtuesit e e Kosova Sot ti nxjerrin faktet në tavolinë tash kur po bisedohet, po dialogohet me shtetin serb, dhe ato fakte të përdoren kundër Serbisë, dhe të kërkojnë kompensimin nga Serbia, e jo nga Qeveria e Kosovës.

Gjithashtu po ato fakte duhet të ju dërgohen edhe të gjitha instancave të faktorit ndërkombëtar, duke filluar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë e deri tek Këshilli Evropian dhe BE. Gjatë këtyre viteve që jam pjesë bashkëpunimi me gazetën Kosova Sot unë them që gjithmonë realiteti dhe vërteta është trajtuar dhe publikuar, përkundër kërcënimeve ndaj vetë gazetës, ndaj stafit të saj dhe bashkëpunëtorëve, kërcënime kundër opinionistave dhe analistëve të lirë e kundër gazetarëve nga pushtetarët politik të Kosovës dhe biznesmen të korruptuar.

Është fat i madh që kjo gazeta ka vazhduar me guxim e pa trembur, si analist dhe pjesëtar i saj që ndjehem në bashkëpunim, nuk jam dorëzuar , por kam vazhduar të shkruaje dhe do të vazhdoj edhe gjatë viteve në vazhdim të jem së bashku me këtë dritare të hapur informimi për të bashkudhëtuar me guxim. Pra edhe njëherë personalisht nga thellësia e zemrës - Urime, urime dhe shumë përgëzime për 25 vjetorin.

(Kosova Sot Online)