Fashizmi nuk “pjell” heronj, por vrasës të lirisë, të demokracisë dhe të paqes botërore

Fashizmi nuk “pjell” heronj, por vrasës të lirisë, të demokracisë dhe të paqes botërore
Fashizmi nuk “pjell” heronj, por vrasës të lirisë, të demokracisë dhe të paqes botërore

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 12 September 2023 - 14:57

 Shkruan: Mehdi Hyseni

**** Historicizmi mitoman, fashizmi, neofashizmi, neoliberalizmi pseudokomunist, “profesionalizmi” surrealist dekadent dhe diletantizmi nuk prodhojnë heronj, por viktima tragjike dhe pasoja fatale për tërë bashkësinë njerëzore.

 -Jo vetëm në historinë kombëtare shqiptare, por në asnjë histori botërore nuk ekzistojnë heronj kombëtarë me uniforma nazifashiste të Adolf Hitlerit, të Benito Musolinit dhe të Hirohitos të koalicionit fashist Berlin-Romë-Tokio.

 Prandaj, ata liderë politikë, skribomanë dhe falltorë shqiptarë (që në forma të ndryshme po orvatën ta ringjallin dhe ta rehabolitojnë nazifashizmin e Hitlerit, të Musolinit dhe të Hirohitos me bishtat e tyre kusilingë), duhet të kenë kujdes, që  luftën nacionalçlirmtare të Shqipërisë kundër pushtimit fashist, të mos e ngatërrojnë me hedhurinat e nazifashizmit gjermano-italian-japonez të Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), duke qenë se shqiptarët dhe Shqipëria kanë qenë në anën e Koalicionit Antihitlerian me Amerikën dhe me aleatët e tyre evropianë perëndimorë, si dhe me Bashkimin Sovjetik në krye.

 Këtë të vërtetë historike nuk mund ta retushojnë as presidentë e as kryeministrat e sotëm sqiptarë në Ballkan, dhe askush tjetër, me gjithë reputacionin e tyre vendor dhe ndërkombëtar. Ajo histori është shkruar me gjakun e miliona popujve, që kanë luftuar kundër nazifashizmit  hitlerian (1939-1945). Andaj, atë histori askush nuk ka të drejtë morale e as ligjore, që ta rishkruajë e as ta retushojë, me gjithë interesat meskine të politikës ditore të atyre  karrieristëve, të pëfituesve oligarkikë dhe të anarkistëve , që duan të ulen në “dy karrige”: edhe fashiste, edhe antifshiste-demokratike !?

 Mirëpo, Amerika dhe aleatèt e saj evropianë, që kanë luftuar dhe ngadhnjyer mbi nazifashizmin hitlerian, nuk pranojnë një tezë të tillë vulgare,  edhe “ hero fashist”, edhe “ hero demkorat” evropianoperëndimorë. Në këtë kontekst s’ka simetri mes koncepteve të “fashizmit” dhe  të “demokracisë” evropianoperëndimore. Thjesht, nuk mund të jesh “hero” i UÇK-së së Adem Jasharit dhe “hero”   i “vermahtit” të “Rajhut Gjerman” të Hitlerit.

 Shqiptarët dhe Shqipëria nuk kanë asgjë të përbashkët me nazifashizmin gjermano-italian-japonez, përpos pushtimit të tyre gjatë LDB (1939-1945).  Kjo, armiqësi dhe lufta nacionalçlirimtare e popujve të pushtuar nga boshti i fuqive qendrore nazifashiste (Gjermania, Italia dhe Japonia), ishte asmietria e tyre.

Në këtë vështrim, nuk vlejnë-janë zero-nul-në akull të të gjitha teoritë e konspiracionit dhe teoritë e kombeve të imagjinuara artificiale, se gjoja fazhizmi i Hitlerit dhe i bishtave kusilingë të tij, nëse do triumfonin në Evropë, në Ballkan, do të krijonin “Shqipërinë e Madhe” !?

 Kjo është gënjeshtra dhe spekulimi më idiotik dhe më vulgar i disa “kovaçëve” dhe i pseudoshkencëtarëve të “kombit kosovar”  me Nexhmedin Spahiun në krye, se po të ndodhte një gjë e tillë në praktikë(në terren) , nuk do të kishte  pasur as “Shqipëri të Madhe” e as të vogël, por, ashtu siç është shprehur kancelari gjerman Oto von Bizmarku në Kongresin e Berlinit (1878),  shqiptarët do të ngelnin vetëm “një shprehje gjeografike në hartën e Ballkanit”,  sepse Shqipëria, do të gllabërohej nga Italia, nga Greqia dhe nga Serbia. Kjo do të ishte “dhurata” e Hitlerit dhe e Duçes  për shqiptarët-copëtimi i tyre dhe i i territoreve të Shqipërisë Etnike, jo kurrfarë “Shqipërie e Madhe”, siç po shkarravitisin dhe siç po “trumbetojnë”  pseudoshkencëtrarët  dhe  liderët e ndryshëm politikë neofashistë dhe neoliberalë-komunistë, që demokracinë  dhe drejtësinë e kanë rezervuar vetëm për interesa dhe për xhepa të tyre, duke u shtirur si amerikanë dhe si evropianoperëndimorë! Kjo është gënjeshtra më madhe, që po i bëhet Amerikës, BE-së, NATO-s dhe OKB-së.

 Heronjtë i lindë vepra e tyre humane, heroike atdhetare, jo dekretligjet  e liderëve politikë të “kohës” e as  këngët e rapsodëve të fshatit  

 Pavarësisht nga ngjyrat dhe nga uniformat partiake, ideologjike të sotme, ajo histori e llahtarshme, tanimë është shkruar me gjakun e miliona viktimave të popujve të pafajshëm në mbarë botën. Me një fjalë, shkurt e shqip, ata që shpallin heronj kombëtarë shqiptarë, që i kanë shërbyer boshtit të tri fuqive qendrore të fashizmit (Gjermania, Italia dhe Japonia), ata janë falsifikuesit dhe rrencat më të zhveshur të leksioneve të historisë ndërkombëtare të Luftës së Dytë Botërore.

 Prandaj, kujdes, mos falsifikoni, mos shpifni, mos gënjeni, mos spekuloni dhe mos mashtroni opinion e gjerë publik vendor dhe atë ndërkombëtar, sepse kombi liridiashës shqiptar e as Shqipëria Etnike nuk kanë asgjë të përbashkët me nazifashizmin e Hitlerit dhe të Benito Muslonit (1939-1945).  Për më tepër, kombi shqiptar (as shkenca, as politika) në historinë e tij të derisotme nuk njeh dhe, kurrë nuk ka luftuar për të ashtuquajturën “Shqipëri të Madhe”, por vetëm për çlirimin dhe mbrojtjen e territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike, e cila, edhe sot në shekullin XXI, dekada e tretë, është e ndarë, e copëtuar, e aneksuar dhe e kolonizuar me gjenocid nga Greqia, nga Serbia dhe nga Mali i Zi. –Ja, kjo “është Shqipëria e Madhe”, e sajuar nga politika, nga propaganda ditore nga pseudoshkenca dhe  nga kisha politike retrograde ortodokse serbe!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".