Të shtohet në maksimum angazhimi për lobim dhe anëtarësimit në NATO për siguri të shteti dhe garanci të sovranitetit

Të shtohet në maksimum angazhimi për lobim dhe anëtarësimit në NATO për siguri të shteti dhe garanci të sovranitetit
Të shtohet në maksimum angazhimi për lobim dhe anëtarësimit në NATO për siguri të shteti dhe garanci të sovranitetit

Hajrullah Ternava

  • 13 September 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, në këto rrethana do të thoshte avancim i pavarësisë së Kosovës, dhe garanci e pavarësisë së saje, dhe perspektivë e sigurt drejt anëtarësimit në shtetet e BE-së, si dhe zhvillimit të këtij shteti drejt aspiratave të saj, prandaj edhe aktivizimi i miqve në këto rrethana është tepër i madh, që u dëshmua edhe dikur ishin kontribuues të çlirimit të Kosovës. Kjo është një shpresë dhe fakt i miqësisë së sinqertë të atyre që duan gjithsesi të na ndihmojnë për qëllimet tona, dhe tani është momenti që duhet ta merr Qeveria e Kosovës, dhe i gjithë lidershipi politik pozitë e opozitë, më seriozisht angazhimin për lobim, qoftë edhe na baza ditore, për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO sepse ky është një proces esencial dhe me rëndësi strategjike për shtetin e ri të Kosovës, integritetin dhe stabilitetin e tij në rajonin e nxehtë të Ballkanit.

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, e sheh tepër urgjente çështjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe nga ana tjetër është shprehur optimist për rrugën e Kosovës drejt NATO-s, nëse lidershipi kosovar e merr me seriozitet dhe prioritet lobimin ndërkombëtar për këtë proces. Ai ka thënë se Kosova duhet të bëj gjithçka për përshpejtimin e këtij procesi.

“Kosova ka shumë miq që mund të ndihmojnë me këtë strategji të diplomacisë publike. Unë personalisht jam i bindur se një ditë do të ketë lëvizje politike në Ballkanin Perëndimor dhe se Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s. Detyra e Prishtinës është të bëjë gjithçka që mundet për ta përshpejtuar atë proces”, ka thënë Shea, i cili njihet edhe si mik i madh i shqiptarëve dhe i Kosovës. Sipas diplomatit dhe ushtarakut Shea, vetë fakti i prezencës së NATO-s në Kosovë për 24 vite e bënë natyrshëm më të lehtë procesin e anëtarësimit, prandaj për këtë çështje duhet punuar seriozisht dhe pa asnjë vonesë në periudhën që kemi përpara. Shea ka thënë se pikërisht prezenca e vazhdueshme dhe e pa afatizuar e NATO-së në Kosovë tregon se Kosova ende ka punë për të bërë, prandaj nuk duhet vonuar për procesin e aplikimit dhe anëtarësimit për të qenë vend i barabartë me të tjerët, me të drejta të plota, aq më tepër kur Kosova ka një fqinjë sikur që është Serbia dhe dialogu për marrëveshje paqësore të normalizimit dhe njohjes nuk po shkon me dinamikën e planifikuar dhe të dëshiruar.

“Prania e qëndrueshme e ushtarëve të NATO-s/KFOR-it në territorin e Kosovës më shumë se 24 vjet pas përfundimit të konfliktit në vitin 1999 nënvizon gjithashtu se Kosova ka ende shumë për të bërë për të përmirësuar kohezionin dhe stabilitetin e saj të brendshëm – edhe pse këtu është e vështirë të arrihet përparim nëse Beogradi nuk është partner kooperativ”, është shprehur Shea. Pavarësisht rrethanave të tilla të momentit në të cilën gjendet Serbja, e sidomos ndikimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, shpresat janë se në të ardhmen edhe Serbia do të jetë më kooperative dhe megjithatë do ti bashkëngjitet shteteve të perëndimit dhe pajtimi me Kosovën do të ndodhë, e sidomos nëse Kosova anëtarësohet në NATO, kjo situatë do ti shkonte në favor Kosovës për njohje reciproke mes veti me Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".