“Kosova Sot” – Urime 25-vjetori i bardhë drejt bashkimit kombëtar!

“Kosova Sot” – Urime 25-vjetori i bardhë drejt bashkimit kombëtar!
“Kosova Sot” – Urime 25-vjetori i bardhë drejt bashkimit kombëtar!

Mehdi Hyseni

  • 16 September 2023 - 14:11

Shkruan: Mehdi Hyseni

*** Pse “Kosova Sot” është gazetë e pavarur, kombëtare dhe demokratike ?

-Sepse  e mbështeti dhe po e mbështet fuqishëm  shprehjen e mendimit dhe të fjalës së lirë në shërbim të mbrotjes së interesit të përgjithshëm të lirisë së Kosovës dhe të UÇK-së, si dhe të bashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike. Pa dyshim se këto janë tri (3) konceptet parësore, që “Kosovën Sot” e bëjnë një gazetat më kredibël, më të pëlqyer dhe më të lexueshme kombëtare shqiptare në Ballkan dhe në dimensione  të Mërgatës shqiptare.

Thjesht, për faktin se  misioni i saj ishte informimi i drejtë dhe objektiv i të gjitha lexuesve të saj si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës.

Sepse me kohë paralajmëroi lidershipin e Kosovës, se Serbia kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve dhe djegjen e Kosovës.

Sepse (në paqe) me kohë, ditë për ditë informoi të të gjithë qytetarët, se  korrupsionistët dhe oligarkët po  i zënë frymën popullit, duke e përbuzur, mashtruar, varfëruar dhe  shfrytëzuar për t’u pasuruar kastat shtetërore dhe  “akraballëku” i tyre mahallor, partiak dhe provincialist sipas “piramidave” nepostise dhe kleptokratike.

Një informim i tillë i drejtë i gazetës “Kosova Sot” bëri që edhe Qeveria e sotme demokratike me Albinin në krye(2021-2023),  korrupsionistët dhe mafiozët e ndryshëm po i trajton sipas ligjit dhe Kushtetutës, duke ua dorëzuar Prokurorisë dhe gjykatave përkatëse të shtetit. Kjo meritë disavjeçare  në luftimin e krimit, të korrupsionit dhe të shfrytëzimit të egër të qytetarit, nuk mund t’i mohohet gazetës “Kosova Sot” (2008-2023).

Mirëpo, në kohën kur kjo gazetë doli në dritë për herë të parë, Kosova tërësisht ishte në terrinën informative, ngase regjimi pushtues çetmiko-fashist i Serbisë së Slobodan Milosheviqit pati mbyllur  gazetën e përditshme “Rilindja”, duke zëvendësuar me  një gazetë të quajtur “Bujku” (shqiptarët e quanin “bujkrobi”, sepse asnjë rresht nuk guxonte ta botonte për luftën çlirimtare të UÇK-së. Në vend të “bujkrobit”, atë e bënte : “Dituria Islame”, “Bota e Re”, “Zëri i Kosovës dhe “Gazeta Kombi” e Prof.Dr. Açif Mulliqit), të cilën se lexonte askush, veç atyre, që kinse bënin “politikë demokratike paqësore”.  Pa dyshim se, një vakuum të tillë të informimit të domosdoshëm dhe të drejtë në pasqyrimin dhe në trajtimin e çështjeve politike, shoqërore dhe ekzistenciale të qytetarëve, zuri ta mbulonte  gazeta ditore “Kosova Sot”, drejtuar nga tandemi babë e  bijë, Ruzhdi dhe Margarita Kadriu. Të dytë me përvojë dhe me aftësi profesionale të begatë në fushën e informimimit të opinionit publik jo vetëm në Kosovë, por, edhe në mbarë viset e Shqipërisë Etnike dhe në Diasporë.

Pikërisht, duke falënderuar, guximit,  aftësisë dhe prirjes profesionale të tyre, gazeta ia arriti, që në kuadrin e saj, të rekrutojë gazetarë të rinj talentë dhe me shkolla të kryera përkatëse të gazetarisë e publicistikës.

Gjithashtu,  stafi drejtues (Ruzhdiu dhe Margarita) ia arriti, që të përzgjedhte gazetarë dhe redaktorë të shquar profesionsitë me përvojë shumëvjeçare në gazetën “Rilindja”, në “Radio dhe Televizon” të Prishtinës etj.,., siç ishin edhe :  Riza Grajçevci, Esad Dujaka, Nazmi Mesini, Ibrahim Rexhepi, Binak Kelmendi… etj.  

Të gjithë këta së bashku nën drejtimin e Editores (kryeredaktores) Margarita Kadriu ia arritën ta flakin frikën, nështrimin, përbuzjen, panikun, shpifjen, gënjeshtrat, akuzat, anatemat dhe sulmet, që vinin nga  politika dhe nga propaganda anshqiptare e Slobodan Milosheviqit dhe e kuislingëve të tij shqipfolës, duke  e bërë një gazetë kombëtare moderne dhe me  standarde  evropiane  demokratike, jo duke gënjyer dhe dezinformuar, por duke informuar në mënyrë objektive dhe realiste, ashtu siç ndodhte në terren, kur Kosova ishte pushtuar nga më “70.000” forca policore, paramilitare dhe militare.

Tri fitore të mëdha të gazetës “Kosova Sot” !

Gjatë veprimtarisë së saj informative botuese 25-vjeçare nën pushtimin çetniko-fashist dhe gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, dhe në kohë paqeje (2000-2023). “Kosova Sot” ka arritur tri (3) fitore të mëdha të pashlyeshme në historikun e saj: 

(1) Triunfoi mbi agresionin  çetniko-fashist të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, duke ia zhveshur strategjinë afatgjatë dhe taktikën e përditshme vrastare politiko-propagandistike , policore, paramilitare dhe militare serbe, që kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, në emër të  rremë të Zotit, të “Mbretit” dhe të “Atdheut”.

(2)  Triumfoi në luftën propagandistike dhe informuese për zhdukjen e korrupsionit si në kuptimin vertikal, ashtu edhe në atë horizontal të skemës së tij, të krijuar nga akorët e institucioneve dhe të organeve më të larta të pushtetit shtetëror.Kritikoi ashpër (me shifra statistikore) gabimet e bëra politike në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe të sistemit demokratik parlamentar, duke qenë se politika ditore instrumentalizoi institucionet dhe organet e sistemit të drejtësisë. Kjo ishte fatale, sepse disa  liderë politikë për t’i realizuar synimet dhe “programet” e veta karrieriste, latifundiste dhe partiake  në pushtet, ndryshuan edhe Kushtetutën në fuqi (15 qershor 2008). Në veçanti, këtë fenomen të shemtuar antiligjor, antijuridik dhe antikushtetues e kritikuan ashpër, sistemtikisht, objektivisht  dhe me argumente të qëndrueshme, specilastët e këtyre disiplinave shkencore (politike, diplomatike, juridike, ekonomike, tregtare etj.) të gazetës “Kosova Sot”, jo më pak se 15 vjet (2008-2023).

Ndryshimi i Kushtetutës e “sakatoi” Veriun e Kosovës, duke e shndërruar në problem ndërkombëtar  dhe në “peng” të Serbisë!?

Ky është problemi më i madh me të cilin sot po përballet Qeveria demokratike e Albin Kurtit, Amerika, BE-ja dhe NATO-ja për ta shpëtuar copëtimin e Kosovës nga ana e Serbisë kolonialiste gjenocidale dhe agresore.

Edhe pse, që nga 2011 kemi shkruar vazhdimisht se Dialogu i Brukselit nuk ka për qëllim njohjen reciproke të Serbisë dhe të Kosovës, por pushtimin e veriut të saj, në emër të rremë të mohimit të drejtave dhe lriive tënjeriut të minoritetit serb atje, këtë të vërtetë e ka injoruar lidershipi i Kosovës, duke e konsideruar si tendencë dhe “miopi profesionale”. Mirëpo, ja që edhe sot argumentet flasin të njëjtën të vërtetë, që e kemi pohuar dhe sinjalizuar që nga fillimi famnëkeq i Dialogut të Brukeslit, përmes të cilit Serbia me Aleksandër Vuçiqin po kërkon kthimin e sovranitetit kolonial (ushtrinë, policinë, gjykatat, bankat etj.) me qëllim të zhbërjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës (17 shkurt 2008-).

Me gazetën “Kosova Sot” drejt bashkimit kombëtar dhe Shqipërisë Etnike

(3)  Nëse gazeta “Kosova Sot” vazhdon me konceptin stratgjik, duke mbrojtur interesin e përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike (pa bashkimin e së cilës, Ballkani përherë do të flejë në ethe), kuptohet të shtruar, të pasqyruar dhe të trajtuar nga profesionistët e kualifikuar të fushave të ndryshme (histori, politikë, drejtësi, diplomaci, ekonomi, bujësi, ushtri etj.), jo nga dallkaukët dhe përimituesit-epigonistë diletantë dhe vulgarizues  të kësaj çështjeje të shenjtë madhore, atëherë s’ka dlilemë se, do të jetë gazeta më e madhe me tirazh dhe me përmbajtje  cilësore profesioniste sikurse gazeta më prestigjioze amerikane “The New York Times”.

Ndaj, përfitoj nga rasti dhe  kam kënqësinë , që Stafit Botues dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të brendshëm dhe të jashtëm, t’ua uroj 25-vjetorin faqebardhë të gazetës “Kosova Sot”!

-Gëzuar në fitore të reja drejt bashkimit kombëtar dhe Shqipërisë Etnike!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".