Fenomenet e kohës: Shkëputja nga trungu familjarë!...

Fenomenet e kohës: Shkëputja nga trungu familjarë!...
Fenomenet e kohës: Shkëputja nga trungu familjarë!...

Ismail Muçiqi

  • 16 September 2023 - 16:16

Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi

Ndryshimet sistemore, dhe ndërrimi i gjeneratave, mbyllja e odave tradicionale Shqiptare, zbehja dhe anashkalimi i kryefamiljareve (i pleqve) janë vetëm disa elemente të cilat po e dëmtojnë (po e shkëpusin) familjen Shqiptare nga trungu familjar. Në emër të zhvillimit dhe modernizimit të kulturave me vlera euro perëndimore shoqëria Shqiptare përkatësisht Shqiptarët në përgjithësi kanë filluar ti humbasin vlerat sublime, morale njerëzore të cilat i ruajtën me fanatizëm bërthamën familjare. Mjerisht ligjet dhe normat të kohës së demokracisë ku dominon kapitali dhe gara për përfitime financiare i kanë vu në plan të dytë vlerat shekullore që dalin nga tradita kombëtare. Për shkak të këtyre zhvillimeve sot po ndodhin fenomene më të ndryshme negative të cilat do të lënë pasoja në familjet tona. Lëvizjet – shpërndarjet e familjeve nga trungu stërgjyshor duke lënë fshatin për të jetuar nëpër qytete dhe metropole të ndryshme, kanë bërë që në mënyrë permanente të reduktohen (të shkëputen) komunikimet dhe lidhjet ndërmjet vëllezërve dhe anëtarëve tjerë të familjes. Koha po tregon se ka vite se gjenerata e re nuk mban lidhje me farefisin nga e ka prejardhjen. Mbyllja e odave nëpër katune dhe vendbanime ka ndikuar negativisht në kultivimin e vlerave tradicionale të cilat ishin vlerë shekullore e  kombit Shqiptarë. Pothuajse në shumë familje odat e burrave ka mbetur vetëm uvertyr e gjeneratave të kaluara. Në këto godina u tubuan njerëzit, vëllezërit dhe farefisi, miqtë dhe dashamirët, të rinjtë, pleqtë, intelektualët, pleqnarët dhe profilet tjera të cilat  e mbajtën gjallë idealin dhe shpresën e popullit për të qenë bashkë, për ti ndihmuar njëri tjetrit duke e lidhur fatin dhe ardhmërinë e kombit. Oda ishte institucion i Shqiptarëve i të gjitha moshave, dikur ishte nder të jesh bashkë me burrat të cilët kishin përvojë, dije dhe ideal për ti bashkuar njerëzit. Sot kjo më nuk ekziston. Për shkak të shkëputjes nga trungu familjarë po ndodhin anomali të ndryshme nëpër familjet tona Shqiptare. Nuk janë të rralla rastet kur të rinjtë të cilët janë pjesë e një trungu familjarë e të cilët me vite e vite nuk takohen apo nuk komunikojnë kanë filluar ta harrojnë afërsinë e tyre familjare. Kemi raste kur vajza dhe djali të një familje për shkak të mos njohjes të gjenezës dhe historisë familjare ka ardhur deri tek fejesa mes tyre. Duhet theksuar se viteve të fundit po shohim dhe po dëgjojmë se një numër i familjeve nëpër katunet tona kanë marrur vendim që një here apo dy here në vite të organizojnë tubim familjarë me qëllim të përafrimit të gjeneratës së re për ta ruajtur gjenezën, prejardhjen familjare, fisnore duke ju kthyer trungut shekullor si vlerë njerëzore, morale, historike dhe kombëtare. Andaj kjo iniciativ të cilën e kanë filluar disa familje nëpër vendbanime tona, është e vetmja mënyrë që ti a kthejmë vlerën dhe borgjin familjes Shqiptare e cila me shekuj u sfidua nga armiqtë më të ndryshëm për ta qfarosur por asnjëherë nuk i shkeli vlerat e traditës kombëtare të cilat ishin arma më e fort e historisë të Shqiptarëve.