Ja pse ,ri' rregullimi i Ballkanit Perëndimor, është mundësi reale!

Ja pse ,ri' rregullimi i Ballkanit Perëndimor, është mundësi reale!
Ja pse ,ri' rregullimi i Ballkanit Perëndimor, është mundësi reale!

Agim Bajrami

  • 19 September 2023 - 11:51

Shkruan: ANALISTI -  Agim Bajrami

 Ballkani perëndimor, nuk ka ndërtuar kapacitetet shoqërore, kombëtare, e shtetërore ,për t'iu përshtatur agjendës globale, për rendin e ri botëror.Thelbi ,i rendit të ri botëror, do të mbështetej, në 'inteligjencën artificiale' apo në zhvillimet e teknologjisë së përparuar dixhitale. Edhe jeta sociale dhe qeverisja shoqërore e shtetërore e Ballkanit perëndimor, do duhej ti përshtatej zhvillimit të industrisë dixhitale.

Popujt e vendet të Ballkanit perëndimor, organizimin e  jetës dhe qeverisjen e tyre shoqërore e shtetërore e mbështesin dhe e kanë të formësuar në endësin e tyre të ndërlidhura me rregulla fisnore,feudale, e të relikteve të besimeve fetare , e të cilat paraqesin  pengesat e organizimit shoqëror e kombëtar, dhe e përshtatjes me mundësinë e formësimit të qenies kolektive sipas agjendave globale të shekullit 21. 'Elita botërore' , e ka rregulluar agjendën e drejtimit botëror dhe të qeverisjes globale, në çështjen e trajtimit më qenësore të;  Lirive dhe të Drejtave të Njeriut,ndërsa koncepti i trajtimit shoqëror i deritanishëm si; familja,feja,kombi ,mbesin të kuptohen si 'relikte të së kaluarës' , edhe pse, 'lëvizjet e djathta konzervative perëndimore' e mbrojnë me fanatizëm, çështjen e; 'familjes,etnisë,kombit' ,edhe kur librat fetar, e kanë për themel të kuptimit, individin si krijesë e perëndisë.

Edhe projekti i funksionimit të Bashkimit Evropian ,është projekt i 'elitës së mendjeve të ndritura botërore' ,por është vështirë e kapshme dhe e kuptueshme për popullin,politikën dhe inteligjencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor,aq më parë kur kërkohet, formësimi dhe absorvimi i vlerave evropiane,në vetëdijen dhe vetë funksionimin e shoqërive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe strukturës qeverisëse të tyre në përafrim të përputhshmërisë me konceptin e vlerave të Bashkimit Evropian. Lidershipi politik dhe intelektual i popujve të vendeve të Ballkanit perëndimor, integrimin e tyre në BE , më tepër e shikojnë, si përfitime materiale e financiare, e jo reformim ,në vetë qenien individuale e shoqërore të tyre , në përputhje të vlerave evropiane. Dilema që vazhdon të jetë aktuale,  është se si të integrohen popujt e Ballkanit Perëndimor, në vlerat paqësore,dashamirëse ,liridashëse evropiane ,kur në konceptin e mendësisë ballkanike mbetën të ngulitura luftërat, shkatërrimet dhe urrejtjet ndaj njëri tjetrit. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".