Gazeta "Kosova Sot" 25 vjet në rrugëtim të guximshëm për informim të drejtë e dinjitoz, pjesë e pa ndashme e historisë në betejat më të lavdishme për liri pavarësi dhe demokraci

Gazeta
Gazeta

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 20 September 2023 - 10:13

Shkruan: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

 -Të shkruash për historikun e gazetës më të lexuar në tërë Ballkanin, e që quhet “KOSOVA SOT”, më besoni se të plas në histori shumë të dhimbshme, dhe kur themi të dhimbshme, natyrisht që duhet fakte. Që nga dita e parë e daljes në dritë u rreshtua në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke i dhënë krah të fuqishëm. Lexohej edhe nëpër istikame që e dërgonin fshehurazi, se të mos flasim nëpër kioske të qyteteve që nuk gjendej as për ilaç. Lexuesi vraponte me nxitim për ta gjetur numrin ose e huazonin dorë në dorë dhe dërgohej maleve. Pse e them këtë? Sepse ne atë kohe botoheshin gazeta në shërbim të Beogradit që pranonin si shkëmbim me dhënë Kosovën se sa të mbyllej gazeta dhe këta pronar edhe pse dihej se ishin me mish e me shpirt pro Serbisë fashiste. Beogradi, e ndiqte gazetën dhe mjerisht kishte edhe spiun të lyer safi, si ta zëmë Baton Fazli Haxhiu , këlyshi i Surrojit dhe i Jovica Stanishiqit, krye udbashit famëkeq. 

Gazetës  KOSOVA SOT, ju turren si lakej dhe ujkonja për ta shkatërruar, kështu ata gjak zi së pari kërcënuan, e dënua dhe më vonë edhe e dogjën shkrumb e hi që konsiderohej dëmi të mos gabohem mbi pesë milion. Pushkaxhinjt serbian,spiunët,tradhtarët, mjerisht shqipfolës ose më mirë me thënë shpirtshiturit i ndihmonin regjimin kriminel serbiano-çetnik dhe pas djegies kjo racë e poshtër bënin dyzen ahengu me mish derri me harmonikë e violinë. Kësaj race nuk i interesonte se sa e rëndësishme ishte gazeta që ishte në përkrahje të popullit, të UÇK-së, atyre nga inati i shkaut konkurrenca që të bëhen liderë po e kishin kot se lexuesi nuk mashtrohet nga propaganda serbo-ruse. Soji i UDB-es dhe KGB-së, vepronin në drejtimin Beograd-Prishtinë, bile ky soj langonjsh që kishin ngrënë edhe bukën dhe çorbën e kuzhinave të kalemegdanit, takoheshin me kriminelin,kasapin e shqiptarëve ,Slobodan Millosheviq, bile ecnin me fedellek duke u fryrë si bibani në pleh ky soj bythëqirësh. U zgërdhiheshin taman si zagarët e Dragoljubit. U bënë bashkë, u kapen gisht për gisht në këtë valle të krimit, por ja që erdhi dita se do zbulohen faqet e historisë se çfarë soj kanë qenë dhe as rrasa e varrit nuk do ja drejtoj kurrizin mbi të gjitha e kanë parë edhe vetë se tani as sa një jashtëqitje nuk kanë autoritet, i përbuzin, kanë mbetur si xhenaze të gjalla.

Populli dhe historia nuk harron! Nuk duhet harruar edhe kontributin e gazetareve të kësaj gazete që pos vetes që e kishin hedhur kokën në zjarr ata e rrezikonin edhe familjen për t´ia prerë me hanxhar e me sakice dhe krejt nga haberet e këtyre spiunëve dhe tradhtarëve të kombit. Ky soj idiotesh dëgjonin edhe frymëmarrjen e gazetarëve të kësaj gazete por nuk u ndalen, ndaj kështu populli i konsideron heronj të lapsit, të mendjes, guximit, ndërkaq ata këlyshët qe i shërbenin Serbisë as qentë nuk do t´ia vizitojnë varrin, se as vend për varre nuk do të kenë ne Kosovë dhe gjithandej ku flitet shqip.

(Kosova Sot Online)