Thirrje urgjente hetuesisë dhe  Prokurorisë së Republikës së Kosovës: Ja faktet se si u vra Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Thirrje urgjente hetuesisë dhe  Prokurorisë së Republikës së Kosovës: Ja faktet se si u vra Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
Thirrje urgjente hetuesisë dhe  Prokurorisë së Republikës së Kosovës: Ja faktet se si u vra Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 23 September 2023 - 15:56

SHKRUAN: Reshat Badallaj -Zhurjani, gazetar hulumtues

 

*Për të gjitha faksimilet, fotot origjinale,  marr përgjegjësin morale, penale dhe juridike unë : Reshat Badallaj – Zhuriani; që janë të huazuara dhe jo të falsifikuara. Në Foto Restauranin „DORA“, në Prishtinë, pos udbashit Selim Brosha, spiuni tjetër është Ibush Kllokoqi

*Më në fund UDB-ja e pranon se ka vrarë Jusuf, Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën

*Kush ishte shqiptarziu, udbashi dhe kryeudbashi që akuzohet për vrasjen e këtyre patriotëve?

*Krimineli, gjakziu, Selim Brosha, si organizoi vrasjen

*Çka dhe kë e morri në pyetje dhe çka thuhet në Enti Federal i Kriminalistikës (Bundeskriminalamt)

ST 33 për LKA BË (Enti i Kriminalistikës i Landit Baden-Ëürttemberg)

Image

Aktualisht në Heilbronn, më 5 shkurt 1982

*Çka thotë Bozho Spasiq për këtë vrasje?

*Çka thotë Donika Gervalla, për vrasjen e babait të saj?

*Çka thotë dëshmitari i mbrojtur K-6 (shqiptarshitur, spiun i UDB-es v.j), më 10 qershor 2002, për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka dhe për kriminelin , Selim Brosha?

U podužem intervjuu list “Nedeljni Telegraf” po prvi put objavljuje veliki broj fotografija gospodina Behgjeta Pacollija i među tim fotografijama objavljuje i sliku njegovog Mercedesa (1980) i sliku koja je uslikana 1981. godine u restoranu “Dora” u prištini sa UDBA-šem Selimom Brosha, čije je ime više puta pominjano kao čovjeka umiješanog u ubistvo braće Gërvalla i Kadri Zeke. Čak je i u sudskom procesu protiv Slobodana Miloševića u Hagu jedan zaštićeni svjedok (bivši albanski pripadnik UDBA-e) sa kodom K-6 na sudskoj sjednici održanoj 10. juna 2002. godine priznao da je u ubistvu braće Jusufa i Bardhosha Gërvalle umiješan i pripadnik tajne službe, Selim Brosha

Image

 

Në një intervistë të gjatë, gazeta “Nedeljni Telegraf” publikon për herë të parë një numër të madh fotografish të z. Behgjet Pacolli, e në mesin e atyre fotografive, një foto të Mercedesit të tij (1980) dhe një fotografi të bërë në vitin 1981 në restorant”. Dora” në Prishtinë me UDBA-në Selim Brosha, emri i të cilit është përmendur disa herë si personi i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Gërvall dhe Kadri Zeke. Edhe në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit në Hagë, një dëshmitar i mbrojtur (ish-anëtar shqiptar i UDBA-së) me kodin K-6, në seancën gjyqësore të mbajtur më 10 qershor 2002, pranoi se një anëtar i sekretit ishte gjithashtu. i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, shërbimet Selim Brosha.

PËRSE HESHTET VRASJA E JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS?!

*Shteti i Kosovës duhet të ndjek rrugën e Kroacisë që kërkoi nga Gjermania të dinte se kush e vrau atdhetarin e tyre dhe Gjermania e kapi dhe e burgosi. Përse heshtet kjo dosje?

Image

Në këtë krim nga UDB-ja të zbulohen edhe kush ishin bashkëpunëtorët e KRIMINELIT, SPIUNIT, TRADHTARIT, GJAKZIUT SELIM BROSHA dhe kush ishin këta shqiptarshitur? Të zbulohen dhe njëherë e mirë të qetësohet Kosova dhe mbarë kombi shqiptar. Dosja akoma ekziston në Gjermani. Disa muaj pasi dështoi plani “A”, SDB-ja jugosllave (sipas porosisë së nënshkruar nga Selim Brosha, Stane Dollanci dhe Zdravko Mustaq) ishte vënë në lëvizje dhe realizimi i planit “B”, operacioni i koduar me emërtimin“Olluja Shtutgard” (Stuhia Shtutgard) 

*Cilat ishin lidhjet e KRYEKRIMINELIT SELIM BROSHA ME SHOFERIN “DAUTOVIÇ ACO”, QË BASHKË ME KRIMINELËT TJERË PAS VRASJES IKËN ME SHPEJTËSI DHE ÇKA U GJET NË VENDIN E NGJARJES?!

*Pasi dështoi plani “A”, SI ISHTE REALIZUAR PLANI “B”? KUSH ISHIN

JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA DHE KADRI ZEKA (BIOGRAFI) 

Më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbah afër qytetit Heilbronn, Landi i Shtuttgart-it, në Gjermani, në një atentat të përgatitur nga UDB-ja jugosllave u vranë atdhetarët shqiptarë: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. 
Vrasja e tyre ishte organizuar nga UDB-ja.

Kështu vepronte UDB-ja me praktikën dhe konspiracionin e saj për të spiunuar shqiptarët…

Dosjen e Jusuf Gërvallës, UDB-ja e mban ende të mbyllur, sepse aty fshihen qindra kodoshë e informatorë të “klanit” famekeq, spiunesh e tradhtaresh serbo-rus, shumë dokumente, fakte, plane e komplote, të cilat dirigjoheshin nga drejtuesit e UDB-së në drejtimin Prishtinë-Beograd-Shkup-Zvicer, të udhëhequr nga Lluka Banoviç, Franjo Herleviç, Stane Dollanc, Zdravko Mustaq, Branko Mikuliç, Dushko Zgonjanin, Bozhidar Spasiç, Nikolla Ilievski, Mehmet Maliqi-Cukulli (babai i “analistit” Shkëlzen Maliqi), Selim Brosha, Jusuf Karakushi e deri te Mustafë Sefedini etj. Në rrjetin e merimangës së Lumave e Selimbroshajve, të Hisarajve (Bashkimi v.j) e Muharrem Dana u angazhua edhe një taborr urithësh në drejtimin Bon- Shtutgard- Vjenë – Beograd- Zvicër-Prishtinë dhe anasjelltas. 

292 n. ç.

Disa muaj pasi dështoi plani “A”, SDB-ja jugosllave (sipas porosisë së nënshkruar nga Selim Brosha, Stane Dollanci dhe Zdravko Mustaq) ishte vënë në lëvizje dhe realizim plani “B”, operacioni i koduar me emërtimin “Olluja Shtutgard” (Stuhia Shtutgard)…Katër hije të zeza kaluan nga ana tjetër e rrugicës së fjetur të qytezës afër Shtutgardit. Një veturë tjetër qëndronte e parkuar disa dhjetëra metra më tej. Në krye të tyre ishte i quajturi Zhelko Razhnjatoviç “Arkani”, një serb me fytyrë fëmije dhe shpirt krimineli. Pas tij, me hapa të rëndë u futën në veturën nga ana tjetër e parkuar e rrugicës së ftohtë si vdekja Millorad Llukoviç, i vetëquajturi “kolonel”, me pseudonimin “Ulemek Mihajlo-Legia” dhe Mirosllav Bizhiç me pseudonimin “Shiptar”. Këta të ndihmuar nga disa shqiptarë të shitur, dhe sipas planit të Bozho Spasiçit, shef sektori në SDB-në e Beogradit, kryen atentatin më mizor mbi Jusuf Gërvallën. Ata vranë edhe vëllain e tij, Bardhoshin dhe bashkëveprimtarin patriot Kadri Zeka. Disa krisma oshtinë tmerrshëm, duke bërë shoshë veturën, ku Jusufi mbetet vetëm me pak shpirt. Ajo rrugicë e fjetur e qytezës afër Shtutgardit u zgjua nga gjumi e frikësuar. Dramë e përgjakur! Shoferi, i quajtur “Dautoviç Aco”, bashkë me kriminelët, u larguan me shpejtësi.

Jusuf Gërvalla
1945 – 1982

Jusuf Gërvalla u lind më 1 tetor 1945 në Dubovik, komuna e Deçanit. Shkollën fillore e mbaroi në Prapaçan. Kur kishte vetëm 6 vjet i vdiq i ati. Më 1959 familja e tij shpërngulet për në Slloveni, ndërsa ai mbetet në Kosovë, te daja i tij në Pejë për të mbaruar shkollimin. Pasojat e ndarjes nga familja dhe nga vendlindja do të hetohen më vonë në formë të një puhie trishtimi të pranishëm në shumë poezi të tij:
E kam braktis vendlindjen
E kam braktis shtëpinë
Shkrepave tuaja të larta
Peng ua lashë fëmijërinë
Apo
Dhe kështu u prenë rini e rritë
Nëpër botë pastaj si njeri i vogël që jam.
Me një det këngësh që më vlojnë në gji
U nisa, baba, në kullën dikur si zgur,
Ja kaq i vogël, po edhe burrë…
Pasi mbaron shkollën e mesme në Pejë, regjistron fakultetin në Prishtinë. Ndërkohë fillon të punojë në Teatrin e Kosovës si pëshpëritës. Në këtë cilësi, më 1969, bashkë me Trupën e Teatrit shkon në ndëshkimoren e Nishit për të shfaqur para të burgosurve dramën e njohur “Duke pritur Godonë”. Jusufi shfrytëzon nga rasti për t’u dërguar të burgosurve politikë aty një mesazh mbështetjeje e simpatie: “Mbahuni e mos u mërzitni, nuk jeni vetëm! Të gjithë jemi me ju. E ardhmja është jona. Liria po vjen…” Mirëpo me t’u kthyer kupton se letra kishte rënë në dorë të policisë. E marrin në pyetje, bëjnë presion mbi të dhe për pasojë e heqin nga puna… Më 1971 punësohet në Shkup si përkthyes, në Flakën e vëllazërimit. Më 1972/ 1973 shkon në shërbimin ushtarak. Më 1973 fillon të punojë në “Rilindje”, ku më vonë, më 1978, do të jetë redaktor i faqes për radion dhe televizionin.
Ndërkohë ai është këngëtar me emër në estradën e Kosovës, ku kishte incizuar rreth 200 këngë. Në kujtesën e dëgjuesve kanë mbetur akoma këngët:
Fluturimi i kondorit dhe Balada për Jan Pallahun, heroin e Pragës, që u dogj i gjallë në shenjë revolte për pushtimin e Çekosllovakisë nga Rusia.
Ndër krijimet e para që u botuan janë “Baladë për shevarin” dhe “Kalon pranë meje”, botuar më 1974 në “Bota e re”.
Më 1975 boton përmbledhjen e parë “Fluturojnë e bien”, më 1978, “Kanjushë e verdhë”, më 1979 “Shenjat e shenjta” u botua në Shkup.
Ndërkaq romanin e parë “Dy florinj të një dashurie” e shkroi më 1975, por nuk u botua kurrë. Edhe romani tjetër “Rrotull” u botua vetëm pasi e vranë…
Gjithashtu pas vdekjes u botua edhe drama “Procesi”.
Më 14 dhjetor 1979, kur u bënë arrestimet e pjesëtarëve të LNÇKVSHJ-së, në mesin e të tjerëve edhe të vëllait të tij Hysenit, ai kupton se e pret arrestimi dhe largohet nga Kosova. Me ndihmën e të vëllait Bardhit, nëpërmes tunelit të Goricës kalon në Austri dhe pastaj në Gjermani, ku kërkon strehim politik. Më 17 janar 1980 te ai shkon edhe familja e ngushtë: e shoqja, Syzana dhe fëmijët Premtoni, Donika dhe Ergoni. Në mërgim Jusufi do të merret aktivisht me publicistikë. Do të ndihmojë në nxjerrjen e gazetës “Bashkimi”, më vonë të gazetës “Liria”. Në gusht të vitit 1980 nxjerr gazetën “Lajmëtari i Lirisë”, dalin krejt tre numra. Më 1 tetor 1981 nxjerr gazetën “Zëri i Kosovës”. Dalin dy numra. Në verë të vitit 1980 ai bie në kontakt me një grup të organizuar ilegal në rrethin e Deçanit, konkretisht me Ismail Haradinajn nga Gllogjani. Këtij grupi Jusuf Gërvalla i dërgon materialet e organizatës dhe njëherit disa qindra kopje të gazetës “Lajmëtari i lirisë”. Dhe përmes tij formon Komitetin e LNÇKVSHJ-së për komunën e Deçanit…Plagoset për vdekje në atentatin e 17 janarit 1982 dhe vdes pas katër orësh në spitalin e Heilbronn-it.E gjithë jeta e tij përmblidhet në një frazë të shkruar nga ai vetë në një shkrimkushtrim: “Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s’do të ketë forcë që do të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme”.
Kadri Zeka
1953 – 1982

U lind më 25. 04. 1953 në katundin Poliçkë, Malësia e Dardanës (Kamenicë).
Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Meqë më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan, këtu mbaroi shkollën e mesme. Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Jurdik, në Prishtinë, dega e gazetarisë.
Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të “Grupit revolucionar”. Ishte në një celulë me Rexhep Malën, Hilmi Ramadanin dhe Hydajet Hysenin, që ishte shoku i tij i pandashëm. “Në fakt ky katërsh ka funksionuar, po ashtu fshehtë, si një bërthamë gjysmë e organizuar, edhe gjatë viteve të mëparshme (’71, 72)”.*
Fillimisht Kadriu ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit 1974 dhe 1975 të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Kadriu kooptohet në Komitetin Drejtues (që ishte organi më i lartë i Organizatës), në këtë cilësi ka qenë deri në fund të jetës së tij. Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë dhe “mbulon” punëtorët e “përkohshëm” në mërgim. “Pos aksioneve të shumta si thyerje fotografish të Titos etj, shkyerje flamujsh e pllakateve të ndryshme të regjimit, shkruarje parullash e shpërndarje traktesh, Kadriu ka marrë pjesë në rrëmbimin e një shaptilografi në Prishtinë, gjatë vitit 1974 ka sjellë nga Zvicra (ku kishte shkuar me pasaportë të falsifikuar) një shaptilograf tjetër më praktik, me të cilin janë shumëzuar traktet e shpërndara në Konviktet e UP-së dhe ato në Preshevë si dhe teknikë tjetër të nevojshme për punë të fshehtë. Ka marrë pjesë në përpilimin, përgatitjen teknike dhe shpërndarjen e tyre. Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut, (mësues në Gmicë të Dardanës). Ka mbajtur lidhje të fshehta me Rexhep Malën e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg.”* Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit 1978 hetohet veprimtaria e tij dhe e Hydajet Hysenit. Fillimisht Kadriu shkon për disa javë në Turqi, por meqë nuk kishte ndonjë risi kthehet prapë në Kosovë. Më 15 prill 1978 kidnapohet Hydajet Hyseni në mes të tregut të Prishtinës dhe dërgohet në Lipovicë (Blinajë), në shtëpinë e gjuetarëve dhe merret në pyetje nga funksionarët më të lartë të UDB-së së Kosovës.
Të nesërmen e lirojnë gjoja për të reflektuar, por në fakt për ta zënë me “kërpesh në dorë”. Të vetëdijshëm për rrezikimin e drejtpërdrejtë që të dy arratisen. Meqë kishte pasaport Kadri Zeka shkon në Zvicër, në qytetin Sent Gallen, ku ndihmohet nga anëtarët e Organizatës (Hasan Mala, Kadri Abdullahu etj.), ndërsa Hydajeti vazhdon të jetojë ilegalisht në Kosovë. Në Zvicër Kadriu tregohet shumë aktiv: vë kontakt me organizatat shqiptare në mërgim, krijon lidhje me simpatizantë të çështjes shqiptare në Zvicër e Gjermani dhe mban lidhje të rregullta me përfaqësitë e Shqipërisë jashtë. Krahas kësaj, përgatiti botimin dhe shkroi vetë shumë artikuj për gazetën “Liria”. Veç organit të Organizatës që i takonte ai përgatiti e botoi dhe publikime të tjera siç ishin “Këngët e lirisë”, një përmbledhje me poezi që u bënë kushtrim kolektiv i djalërisë shqiptare. Pastaj përgatiti dhe botoi përmbledhjen me artikuj të shtypit të huaj “Rreth ngjarjeve në Kosovë” si dhe studimin e njohur të Vasa Çubriloviqit “Shpërngulja e shqiptarëve”. Kontribuoi në hartimin dhe shpërndarjen e “Tezave rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës”. Me përkujdesjen e drejtpërdrejtë të tij, mijëra ekzemplarë të këtyre publikimeve u futën dhe u shpërndanë në Kosovë. Kadri Zeka, edhe pse shumë i ri, ishte një burrë i pjekur që iu imponua mërgatës shqiptare me thjeshtësinë dhe seriozitetin e tij, me kompetencën dhe me vendosmërinë për çdo flijim e sakrificë, vetëm e vetëm për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen shqiptare.
Në fjalimet e tij para mërgimtarëve, Kadri Zeka ishte konkret dhe detyrues:
Të luftoni pareshtur e me të gjitha forcat derisa të realizohen të gjitha të drejtat e popullit tonë;
Të zbuloni dhe të demaskoni pamëshirë ata elementë të shitur që bëjnë punën e armikut, që mbjellin panik e konfuzion në radhët tuaja…Të sabotoni ato të ashtuquajtura “klube jugosllave të punëtorëve”, që janë shndërruar në çerdhe të rrezikshme antishqiptare, e në vend të tyre të formoni klube e shoqëri tuajat, të pavarura kulturore, artistike e sportive…Kadriu ka gjetur te vëllezërit Gërvalla shokët e idealit, të luftës e të përpjekjeve. Ata rreth një vit do të veprojnë bashkë. Përkundër intrigave të UDB-së ata nuk do të përçahen, por do të punojnë për fuqizimin e Lëvizjes Kombëtare dhe për krijimin, përmes veprimeve të përditshme, të një organizate të vetme në shkallë kombëtare; të strukturuar dhe të përgatitur për t’u përballë me kërkesat dhe sfidat e kohës. Prandaj nuk është e rastit pse ata nuk i ndau as vdekja.
* Citime të një shkrimi të Hydajet Hysenit

Bardhosh Gërvalla
1951 – 1982

U lind më 1951, në Dubovik. Ishte tetëvjeçar, kur familja bashkë me të mërgoi në Slloveni. Atje mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në gjuhën sllovene. Pastaj u kthye në Kosovë dhe u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, ku studioi anglishten. Gjatë kohës së studimeve ai këndoi e komponoi këngë bashkë me të vëllain, Jusufin. Më 1974 shkoi në Gjermani, ku u punësua si punëtor social në Ludëigsburg. Aty pati rastin të takojë dhe të njohë shumë mërgimtarë nga Kosova, të cilëve vazhdimisht u doli në ndihmë, duke u bërë këshilltar e mbrojtës i tyre. Me daljen e Jusufit jashtë, ai u bë krah i djathë i tij. E vuri atë në kontakt me mediet dhe institucionet gjermane, i ndihmoi në sigurimin e mjeteve teknike për radhitjen dhe botimin e gazetave.
Organizoi e udhëhoqi një mori tubimesh e manifestimesh të mërgimtarëve që kishin për synim zgjerimin e Lëvizjes për Pavarësi dhe sensibilizimin e opinionit të huaj lidhur me çështjen e Kosovës.
Ishte i mbrujtur me një kulturë të mirëfilltë perëndimore gjë që i mundësonte të komunikojë me të huajt e të gjitha rangjeve shlirshëm dhe me shumë kompetencë. Ishte organizator i shkathtë, njeri i vendosur dhe i guximshëm. Disa herë rresht është përballur edhe fizikisht me konsujt jugosllavë, kur këta të fundit fotografonin demonstruesit ose përpiqeshin në mes të Evropës t’i pengojnë edhe me grushte aktivistët e Lëvizjes gjatë veprimtarisë së tyre. Shtëpia e tij në Gjermani ishte sofra dhe streha i të gjithë hallegjinjve dhe njerëzve që kishin vendosur t’i dalin shtetit serb përballë. Pas vetës la tre fëmijë krejt të njomë, të cilët aktualisht jetojnë në Gjenevë.

VRASJA

Enti Federal i Kriminalistikës (Bundeskriminalamt)

ST 33 për LKA BË (Enti i Kriminalistikës i Landit Baden-Ëürttemberg)

Aktualisht në Heilbronn, më 5 shkurt 1982

Notë zyrtare

Lënda: Vrasja e trefishtë e tre jugosllavëve në ekzil më 17.1.1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit; Këtu: dyshimi (indikacioni) sa i përket veturës Mercedes, me targa zvicerane TI-30408. Më datën 5 shkurt 1982 zoti ZËEIFEL nga Policia Federale në Bernë njoftoi përmes telefonit se është kryer verifikimi i alibisë i mbajtësit të targave me numrat e lartpërmendur. Mbajtësi Behgijet PECOLLI (Behgjet Pacolli) deklaroi me sa vijon dhe këtë e dëshmoi përmes vulave në pasaportë dhe faturave të hoteleve: tha se më 9 janar 1982 ka udhëtuar nga Chiasso në Jugosllavi. 10 janar 1982 – 03:00 – kalimi i kufirit. Tha se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për në Shqipëri. Tregoi se me veturën e tij Mercedes ka udhëtuar deri në kufirin e Shqipërisë, ku e kishte lënë veturën. Tha se udhëtimin në Shqipëri e kishte bërë për shkaqe zyrtare, andaj nga pika kufitare Sedar kishte udhëtuar më tutje me një veturë zyrtare. Sipas tij, më 17 janar 1982 përsëri ishte kthyer në Jugosllavi (vula hyrëse gjendet në pasaportë). Tha se në orën 03:00 (18.1.82) kishte arritur në vendlindje, ku kishte qëndruar deri më 20.1.82. Më 21.1.1982, sipas tij, ishte kthyer në Zvicër. Ai (Pacolli) tha se e njeh Selim BROSHËN. Bëhet fjalë, sipas tij, për një kushëri të largët. Pacolli tha se e di që BROSHA është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA). Por tha se mban pak kontakt me BROSHËN. Raporti mbi verifikimin e alibisë i dërgohet Komisionit të Veçantë; po ashtu edhe kopjet e dëshmive të ofruara.

 (Nënshkrimi)

(Müller) KHK

Lexone më ngadale më së paku 10 herë

Donika Gervalla:  Donika Gërvalla, vajza e Jusufit, i vrarë para 32 vitesh në Gjermani, ka thënë se në dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ka emra edhe të qeverisë aktuale. Ajo nuk ka përmendur emra, por ka thënë se shteti gjerman është duke u vazhduar hetimet. “Emra të zyrtarëve të qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore”, ka thënë Donika në Rubikon të KTV-së. 

Ja se cka thote Bozhidar Spasiq: Vrasja e Jusuf Gërvallës mbetet akoma një prej temave më të diskutuara si brenda ashtu dhe jashtë vendit. E derisa autoritetet e regjimit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, heshtnin karshi kësaj vrasje, së fundmi një ish-UDB-ash, përkatësisht Bozha Spasiq ka qenë i ftuar në një debat televiziv në Serbi, ku ka folur haptazi për këtë çështje. Vrasja e Jusuf Gërvallës mbetet akoma një prej temave më të diskutuara si brenda ashtu dhe jashtë vendit. E derisa autoritetet e regjimit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, heshtnin karshi kësaj vrasje, së fundmi një ish-UDB-ash, përkatësisht Bozha Spasiq ka qenë i ftuar në një debat televiziv në Serbi, ku ka folur haptazi për këtë çështje. Njeriu i afërt me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, madje tregoi në detaje se si është realizuar operacioni për vrasjen e babait të ministres aktuale të Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz. Sipas Bozhës, Jusufi me shokët që ishin në ekzil – pra të përndjekur nga sistemi i atëhershëm i Millosheviqit, ishin kinse përgjegjës për shumë operacione brenda Kosovës, dhe pasi që ata kishin shkuar në Evropë që sipas të besuarit të Vuçiqit i ishin shmangur drejtësisë, atëherë UDB-ja serbe kishte vendosur të reagojë duke i likuiduar. Sipas Bozhës, Jusufi me shokët që ishin në ekzil – pra të përndjekur nga sistemi i atëhershëm i Millosheviqit, ishin kinse përgjegjës për shumë operacione brenda Kosovës, dhe pasi që ata kishin shkuar në Evropë që sipas të besuarit të Vuçiqit i ishin shmangur drejtësisë, atëherë UDB-ja serbe kishte vendosur të reagojë duke i likuiduar. U podužem intervjuu list “Nedeljni Telegraf” po prvi put objavljuje veliki broj fotografija gospodina Behgjeta Pacollija i među tim fotografijama objavljuje i sliku njegovog Mercedesa (1980) i sliku koja je uslikana 1981. godine u restoranu “Dora” u prištini sa UDBA-šem Selimom Brosha, čije je ime više puta pominjano kao čovjeka umiješanog u ubistvo braće Gërvalla i Kadri Zeke. Čak je i u sudskom procesu protiv Slobodana Miloševića u Hagu jedan zaštićeni svjedok (bivši albanski pripadnik UDBA-e) sa kodom K-6 na sudskoj sjednici održanoj 10. juna 2002. godine priznao da je u ubistvu braće Jusufa i Bardhosha Gërvalle umiješan i pripadnik tajne službe, Selim Brosha. Perkthim ne gjuhen shqipe, marre nga    : „Nedelnji   Telegraf“. 

Image

     Në një intervistë të gjatë, gazeta “Nedeljni Telegraf” publikon për herë të parë një numër të madh fotografish të z. Behgjet Pacolli, e në mesin e atyre fotografive, një foto të Mercedesit të tij (1980) dhe një fotografi të bërë në vitin 1981 në restorant”. Dora” në Prishtinë me UDBA-në Selim Brosha, emri i të cilit është përmendur disa herë si personi i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Gërvall dhe Kadri Zeke. Edhe në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit në Hagë, një dëshmitar i mbrojtur (ish-anëtar shqiptar i UDBA-së) me kodin K-6, në seancën gjyqësore të mbajtur më 10 qershor 2002, pranoi se një anëtar i sekretit ishte gjithashtu. i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, shërbimet Selim Brosha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".