Aksionet me akte shpërthimi në veri të Mitrovicës akte kriminele të porositura nga Aleksandër Vuçiq dhe dyshja në dialog Borel e Lajçak për ta frikësuar e nënshtruar shtetin e Kosovës

Aksionet me akte shpërthimi në veri të Mitrovicës akte kriminele të porositura nga Aleksandër Vuçiq dhe dyshja në dialog Borel e Lajçak për ta frikësuar e nënshtruar shtetin e Kosovës
Aksionet me akte shpërthimi në veri të Mitrovicës akte kriminele të porositura nga Aleksandër Vuçiq dhe dyshja në dialog Borel e Lajçak për ta frikësuar e nënshtruar shtetin e Kosovës

Gani Qarri

  • 24 September 2023 - 08:58

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Shpërthimi kriminal që natën e të enjtes, ndodhi në veri të Mitrovicës, duket se ishte akt terrorizues i porositur enkas nga Vuçiqi dhe dyshja ndërmjetësuese e BE-së, Lajçak e Borell, për provokimin e Kosovës, pas paralajmërimeve publike, që u shpërndanë edhe nga Brukseli për tensionime të reja dhe pengimin e institucioneve të Kosovës, nga kriminelët serb, në vendosjen e stabilitetit në veri. Akt i porositur provokues që enkas duhej të ndodhte pikërisht në kohën kur në KS të OKB-s, diskutohej për Kosovën dhe paraqitjen e kishte të rezervuar presidenti kriminel serb Aleksandër Vuçiq.

 

Me këto veprime bandat kriminale serbe, me gjithë dobësimin e dukshëm që kanë pësuar, duan të tregojnë se kanë pranuar mesazhin për ndërmarrjen e aksioneve kriminale për ta përshkallëzuar gjendjen edhe nëse nuk mund të arrijnë si dikur. Akti kriminal në fjalë, flet se në këtë pjesë të territorit të Kosovës bandat serbe vazhdojnë të jenë të pranishme, por veprojnë të kamufluara dhe të kontrolluara direkt nga qeveria e Serbisë në Beograd, shërbimi sekret i Serbisë fashiste dhe të gjitha hallkat e sigurisë së këtij shteti hegjemonist. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Gjelal Sveçla është shprehur se shpërthimi në veri, ishte shenjë hakmarrje për arrestimin e tre serbëve për krime lufte, me porosi nga presidenti serb Vuçiq i cili vazhdon ti dirigjojë të gjitha strukturat e krimit në veri të vendit. Por siç deklaroi Ministri Sveçla aktet e tilla vetëm sa do ti inkurajojnë edhe më shumë organet e sigurisë dhe sistemin e drejtësisë për ashpërsim të luftës anti krim, ndërsa “Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund dhe hedhja e granatës nga grupet kriminale nuk do të mund të zmbrapsë drejtësinë. Nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim, dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës. Ai ka akuzuar drejtpërsëdrejti presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për këtë akt kriminal, se është inspirues, mbështetës dhe urdhërdhënës i shkaktimit të terrorit tek qytetarët tanë, nga grupet kriminale që janë urdhëruar nga ai, të hedhin granatë ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve”. “Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, e që në krye me Vuçiqin, jo vetëm që nuk e pranon këtë fakt, por glorifikon kriminelët e luftës dhe dëshmia e qëndrimit të saj të pandryshuar është vetë planifikimi i aktit të hedhjes së granatës”, ka shtuar ministri Sveçla. Madje analisti politik dhe i sigurisë Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, thotë se në veri të Kosovës ka rreziqe dhe krizë të thellë të sigurisë, e cila është e militarizuar, dhe askush nuk mund të garantojë se nuk do të ndodhin incidente edhe në të ardhmen. Për aq më tepër, Janjiq thotë se në veri të Kosovës janë aktivë edhe persona të trajnuar nga Wagner të lidhur me Palestinën dhe Rusinë dhe shtoi se lufta në Ukrainë e ngriti çmimin e konfliktit të Kosovës dhe Bosnjës. Janjiq sqaron se skenari i muajit maj, kur kriminelët serb sulmuan dhe plagosën 93 pjesëtarë të KFOR-it, aktualisht nuk mund të ndodhë, por megjithatë nuk mund të garantojë askush, që një gjë të tillë, palë tjera ose edhe të treta, nuk iniciojnë incidente. Sipas tij, disa grupe kriminale mund të organizojnë konfrontime të herëpashershme terroriste, konflikte të armatosura…si një pjesë e mbrojtjes civile, që nuk çarmatoset, e ka edhe një pjesë të njerëzve që janë trajnuar nga Wagner që janë të lidhur me Palestinën dhe Rusinë”, ka deklaruar Janjiq Prandaj, incidente të tilla, flasin për nevojën e përqendrimit edhe më të fortifikuar të policisë së Kosovës dhe pa reduktime të mëtejme, për ruajtjen e rendit dhe të gjendjes së qetë në veri të vendit, duke pasur parasysh paralajmërimet për rrezik nga skenarë të rinj të Serbisë fashiste, për destabilizim dhe ashpërsim të situatës me provokime të reja dhe të natyrave tjera, që dallojnë, nga ato të mëhershmet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".