Draft-statuti i Asociacionit të bëhet me urgjencë nga qeveria dhe opozita

Draft-statuti i Asociacionit të bëhet me urgjencë nga qeveria dhe opozita
Draft-statuti i Asociacionit të bëhet me urgjencë nga qeveria dhe opozita

Dardan Grapci

  • 26 September 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Pas takimit të 24 shtatorit në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit mendoj qq ka ardhur koha kur Kryeministri i Kosovës në bashkëpunim me partitë opozitare ta ri-shkruajnë draft statutin e asociacionit, por gjithmonë të bazohen tek ligjet e Kosovës dhe kushtetuta pa asnjë devijim që sjell në atë ardhme rrezikim dhe dëmtim të interesit të shtetit.

-E pranoj që Gabriel Escobar i dërguar special nga SHBA-ja për ta ndihmuar Kosovën, gjithmonë është nervozuar dhe ka deklaruar gjëra që nuk janë të vërteta. Sidoqoftë, unë them se edhe kësaj herë duhet ti besojmë Amerikës, nuk duhet të lejohet që një pikë zjarri të kthehet në kaos për shkak të gënjeshtrave të Serbisë që po i bën kundër Kosovës. Prandaj duhet të theksohet se Kosova së shpejti do të pranohet edhe në KE, sa i përket shteteve anëtare të BE-s, ata e dinë që nuk mundë të luajnë me fatin e Kosovës, sepse nëse ndodhë që në momentet e fundit të na anulojnë liberalizimin e vizave, do e humbin Kosovën përgjithmonë, duke e ditur që SHBA-ja do e merr Kosovën nën kontrollin e vetë.

Pra ajo çka duhet të bëhet në fund nga Qeveria e Kosovës është të përpilohet me kujdes draft statuti i asociacionit dhe ti dërgohet palës amerikane, vetëm me mbështetjen e Amerikës, Kosova do të eci përpara me suksese, kurse Serbia do të vajton për Kosovën dhe Rusinë. Pse po e përmendi Rusinë, sepse shumë shpejtë edhe Rusia do e pranon Pavarësinë e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".