Jo asociacion republikë serbe, por model kosovar në funksion të zhvillimit dhe të integrimit

Jo asociacion republikë serbe, por model kosovar në funksion të zhvillimit dhe të integrimit
Jo asociacion republikë serbe, por model kosovar në funksion të zhvillimit dhe të integrimit

Hajrullah Ternava

  • 27 September 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Ky veprim do të nxirrte fitues shtetin e Kosovës kurse në rast pos pajtimi përgjegjësinë dhe fajësinë do ta bartëte mbi vete Serbia. Pra Asociacioni të përgatitet dhe finalizohet vetëm për aq sa e jep Kosova me bazë ligjore e kushtetuese, duke mos i lejuar asnjë mundësi të ndërhyrjes shtetit serb, dhe asnjë element që në të ardhmen mundë të keqpërdoret për rrezikimin e sovranitetit dhe integritetit të shtetit. Më mirë është që ne ta bëjmë tekstin e propozimit dhe ta sfidojmë faktorin ndërkombëtar në proces ndërmjetësimi, por edhe Serbinë sesa qe presim diçka duke rrezikuar të kemi masa shtesë të kufizimit dhe në fund një propozim të imponuar e të detyruar që mundë të mos jetë kompromis nga të tjerët, i dëmshëm për interesin afatgjatë të sovranitetit, stabilitetit e integritetit të shtetit të Kosovës.

-Gazeta Kosova Sot është një ndër gazetat më prestigjioze që e informon popullin, dhe është në hap me kohen, sikur që angazhohet të kontribuoj për ti informuar për gjithçka lexuesit e saj, në përputhshmëri me ligjet e shtetit dhe rregullat e njerëzimit, në harmoni me realitetin natyror të rrjedhave të zhvillimit shoqëror të kombit dhe vendit tonë. Pas të gjitha zhvillimeve të deritashme në këtë drejtim, është i qëlluar një qëndrim mbështetës edhe i gazetës Kosova Sot lidhur me situatën e krijuar dhe proceset para të cilave gjenden institucionet e shtetit të Kosovës.

Shteti i Kosovës duhet të eci përpara duke pasur bashkëpunim dhe koordinim me miqtë ndërkombëtar, që shteti i Kosovës të mos vazhdon të bllokohet e sanksionohet, por të ecim përpara, duke gjetur zgjidhjen për të mos humbur asgjë sepse në vitin 2030 po parashihet që të gjithë rajoni së bashku të bëhemi pjesë e BE-së, prandaj më mirë është që neve të ja lëmë “hilen” Serbisë se sa ajo të arrij të na e lë neve këto kohet e fundit, sepse më në fund askush nuk mund të na detyron neve çka japim, por duhet të vendosim vetë se çka mundë dhe kemi vullnet të japim, sipas ligjeve dhe kushtetutës.

Pra çështja që po e ngritim tani është se tani është koha e fundit që në funksion të arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë, pas takimit të 14 shtatorit në Bruksel, dhe pas një depërshkallëzimi që ka ndodhur, që edhe pas shumë deklarimeve nga zyrtar evropian e amerikan, dhe të tjerë në KS të OKB-s, që kryeministri i Kosovës, nëse e ka të gatshëm tekstin e propozim draft statutit të asociacionit, ta zbardhi sa më parë dhe menjëherë, e nëse nuk e ka ta përpiloj atë menjëherë, por me shumë kujdes, duke i larguar të gjitha autorizimet të cilat i ka gjetur në mos përputhje edhe gjykata kushtetuese, e të cilat me dhjetëra herë i kanë përsëritur edhe përfaqësuesit amerikan, ambasadori amerikan Hovenier, por edhe vetë Gabriel Escobar, të cilët theksojnë se qëndrojnë prapa atij pozicionimi, kundër rrezikimit të shtetit të Kosovës, dhe do ta mbrojnë Kosovën. Më në fund ne jemi në situatë të atillë që kemi nevojë imediate dhe jetësore, që Kosovën ta mbroj e mbështes Amerika.

Prandaj duke besuar tek aleati më i fuqishëm dhe i përkushtuar i Kosovës SHBA, Qeveria e Kosovës duhet ta ketë të gatshëm sa më parë tekstin final për asociacioni, dhe në momentin e parë të ja dorëzon palës amerikane, duke qenë propozim ky final, përfundimtar, i studiuar dhe analizuar mirë, pa asnjë gabim, që të përmbushet detyrimi ndaj kërkesës së amerikanëve. Mirëpo në këtë tekst, qeveria duhet të jetë e kujdesshme që në këtë asociacion të thuhet se përveç atyre 4 komunave me shumicë serbe, mundë të asociojnë në baze të vullnetit dhe interesit integrues, komunikues e bashkëpunues, edhe komunat kosovare që janë në fqinjësi të drejtpërdrejtë me veriun e Kosovës, dhe ajo i bije që në atë asociacion mundë të asocion komuna e Mitrovices, e Vushtrrisë, e Podujevës, Skenderajt, komuna e Burimit- Istogut, që i bije edhe 5 komuna të tjera plus e jo të krijohet asociacion vetëm në bazë etnike që vendimet të merren me mbivotim e dominim.

Kjo zgjidhje do të kontribuonte në frymën e zhvillimit, komunikimit e bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës, pa pasur nevojë të mbivotimit dhe të bashkëpunimit, por te zhvillimit dhe integrimit. Pra me Propozimin e Statutit të Asociacionit nga ana e qeverisë, të bazuar në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, duhet të parashihet e drejta e bashkimit në atë asociacion, si i drejtë e garantuar me ligj e kushtetutë, për komunat që kufizohen me veriun e Kosovës, por edhe të tjerat sipas vullnetit dhe interesit. Gjithsesi se tash duhet pa vonesë të nxjerr në tavolinë qeveria versionin e vetë të propozimit për asociacionin pasi që proceset po ecin përpara dhe nuk kemi kohë për të humbur si Kosovë, kur jemi në një situatë para liberalizimit të vizave, vetëm edhe tre muaj në pritje, dhe para vendimit për anëtarësimin në Këshillin evropian, sepse këto janë dy momente të cilat nuk guxojnë të humben, sepse është momenti kritik historik i Kosovës që ti ketë të dyja këto mundësi të arta. Kosova deri tash e pagoi edhe me masa të shqiptuara situatën e krijuar në veri pikërisht për shkak të veprimeve, por megjithatë arritëm që për herë të parë të ja pranojmë meritat kësaj Qeverie e cila arriti ti dërgoj atje forcat policore kosovare atje në veri, dhe tash policia e Kosovës po qëndron atje dhe po e mban situatën nën kontroll situatë të qetësuar e shtensionuar në vazhdim, sepse edhe Veriu është Kosovë dhe nuk ka asnjë shans për tu shqetësuar se do të shkëputet nga tërësia e shtetit të Kosovës.

Qytetarët serb të atyre komunave po familjarizohen dhe mësohen e po pajtohen me policinë e shtetit e cila ka obligim ligjor mbrojtjen dhe sigurinë e të gjithëve pa dallim sipas ligjit, me përbërje të përzier etnike dhe pa asnjë pengesë të lëvizjes së lirë. Ky realitet po tregon se asnjë shans nuk do ti lihet Serbisë që të llogaritë në atë që ka llogaritur nga viti 1999 e këndej sepse ato llogari janë prishur nga kjo qeveri, ato llogari hileqare dhe hipokrite e armiqësore. Pra është momenti që mbase brenda javës ta zbardh tekstin e propozim asociacionit i cili paraqet një organizatë identike sikurse asociacioni ekzistues, por që në përbërjen e vetë e ka në rend të parë veriun me katër komunat, dhe mundësin tjetër ligjore, pa përgjegjësi që paraqesin një pushtet të nivelit të tretë apo diçka tjetër paralel, por vetëm bashkëpunim ndër komunal, e që pjesë te tij të mundë të bëhen mbi bazën e vullnetit edhe komunat që kufizohen me ato katër komuna të Veriut.

Pra Qeveria duhet ta merr obligim që ta Propozon dhe nxjerr në votim para përfaqësuesve ndërkombëtar, me garanci dhe nënshkrime të secilit përfaqësues veç e veç, duke marr obligim për zbatimin e plotë të pakos së marrëveshjes së bashku me Asociacionin, duke pasur edhe garanci ndërkombëtare të zbatimit dhe të pamundësisë së devijimit. Ky veprim do të nxirrte fitues shtetin e Kosovës kurse në rast pos pajtimi përgjegjësinë dhe fajësinë do ta bartëte mbi vete Serbia. Pra Asociacioni të përgatitet dhe finalizohet vetëm për aq sa e jep Kosova me bazë ligjore e kushtetuese, duke mos i lejuar asnjë mundësi të ndërhyrjes shtetit serb, dhe asnjë element që në të ardhmen mundë të keqpërdoret për rrezikimin e sovranitetit dhe integritetit të shtetit. Më mirë është që ne ta bëjmë tekstin e propozimit dhe ta sfidojmë faktorin ndërkombëtar në proces ndërmjetësimi, por edhe Serbinë sesa qe presim diçka duke rrezikuar të kemi masa shtesë të kufizimit dhe në fund një propozim të imponuar e të detyruar që mundë të mos jetë kompromis nga të tjerët, i dëmshëm për interesin afatgjatë të sovranitetit, stabilitetit e integritetit të shtetit të Kosovës.

Edhe situata e krijuar së fundi me vrasjen e policit në ato pjesë të veriut, ku vlerësohet se ishin rreth 30 paramilitar serb që sulmuan policinë e Kosovës, duke i dëshmuar tendencat terroriste ndaj policisë tonë, që si qëllim e kenë përvetësimin e veriut të Kosovës, prandaj sikur që u cek më lartë, edhe asociacioni duhet ti ketë parasysh këto tendenca, që mos të krijohet një „Republikë Serbe“ si në Bosnje edhe në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".