Perëndimi po mashtrohet keq, Serbia është dora e shtrirë e Rusisë

Perëndimi po mashtrohet keq, Serbia është dora e shtrirë e Rusisë
Perëndimi po mashtrohet keq, Serbia është dora e shtrirë e Rusisë

Skender Mulliqi

  • 26 September 2023 - 14:28

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Serbia po shërbehet më propagandën recidiviste të viteve të 90-ta, të shekullit të kaluar e cila propagandë solli gjenocid dhe shkatërrime në ish-Jugosllavi . Këto politika sipas tyre janë politika avangarde ,por të cilat nuk janë kuptuar, e tash duhet të vijnë në shprehje, nën udhëheqjen e Vuçiqit të ndihmuar nga diktatori rus, Vladimir Putin. Interesat ultra nacionaliste nuk ka mundësi të përputhën më interesat e popujve liridashës në Evropë. Pushteti në Serbi dhe pushteti në Rusi janë pushtete autoritare , të cilat dihet së nuk reformohen .Sistemi autoritar në Rusi solli invazionin ushtarakë në Ukrainën sovrane,kurse pushteti autokratik në Serbi, po sjellë dimensione paralele për luftë edhe në rajonin e Ballkanit.

Politikat më të cilat po vepron pushteti në Serbi, nuk kanë lidhje më politikat pragmatike dhe koherente të zbatimit. Nuk harrohen kurrë datat të cilat sollën masakrat më të të mëdha të pas Luftës së Dytë Botërore , në Bosnje dhe në Kosovë. Fashistet serb dhe rus po mendojnë së këto data të rënda për popujt e këtyre shteteve do të harrohen lehtë. Rajoni i Ballkanit është i ngarkuar pikërisht më narracionin e luftërave të kaluara , edhe të luftës të fundit, të cilat kanë lënë traumatizime , viktimizime e vragë që nuk shërohen lehtë.

Çka është qenësorja në këtë marrshim të ri lufte të Rusisë dhe të Serbisë? Me konjuktura të tilla politike nuk ka mundësi të mbahet paqja dhe gjendja e normalitetitit nëse po mendojnë BE dhe Amerika. Rusia e Putinit më luftën në Ukrainë po dëshiron kthimin e ndikimit të humbur nga Lufta e Ftohtë, dhe kthimin e ndikimit të ish Bashkimit Sovjetik, edhe në Ballkan, më ndihmën e aleatit të saj natyror, Serbisë të Vuçiqit, I cili po bën lojëra të dyfishta .Presidenti serb, po tenton të shtrinë politikën e ndikimit në Mal të Zi , BH dhe në Kosovë, për realizimin e idesë të botës serbe. Interesat strategjike të politikave hegjemoniste ruso -serbe janë shtrirja e tyre edhe në rajon, e veçmas në ndarjen e Kosovës më luftë. Kremlinit i ka mbetur që më çdo kusht ta gjuan zjarrin e luftës edhe në Ballkan. Prania e politikave të tilla në rajon janë në interesin e Rusisë të Putinit, që BE-ja dhe Amerika nuk ishte dashur ti lejojnë.

Serbia është dora e shtrirë e Rusisë . Këto zaten edhe janë taktika të vjetra politike të këtyre dy shteteve. Këto po i gjejnë edhe bashkëpunëtoret të cilët po punojnë për realizimin e interesave të tyre. Një njeri I tillë është Mollorad Dodik, I cili po e shtrinë ndikimin e politikave putiniste në Bosnje, kurse në Serbi , është Vuçiqi i cili po e luan rolin e njëjtë si Millosheviqi dikur, I cili të gjitha shpresat për realizmin e projekteve shoviniste serbomëdha i ka orientuar kah Rusia. Vuqiqi në këtë kontest edhe po i lartëson figurat kriminale të luftës, si Sllobodan Millosheviqin, Ratko Mlladiqin, Radovan Karaxhiqin , Vojisllav Sheshelin.etj .Është e udhës që bota demokratike të vepron për ti ndalë politikat e tilla të luftës, deri sa ende ka kohë…!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".