Kosova duhet ta ketë besimin dhe koordinimin e përhershëm dhe të përjetshëm me Amerikën

Kosova duhet ta ketë besimin dhe koordinimin e përhershëm dhe të përjetshëm me Amerikën
Kosova duhet ta ketë besimin dhe koordinimin e përhershëm dhe të përjetshëm me Amerikën

Hajrullah Ternava

  • 26 September 2023 - 14:23

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Një dëshmi konkrete e tanishme është vizita e Presidentes Vjosa Osmani shtetit të SHBA, e cila na bindë dhe na jep fakte të besojmë gjithsesi se shteti mik i SHBA-së dhe shtetet e BE-së, gjithnjë do të na qëndrojnë pran, sikur që e dëshmuan se para disa ditëve që na i deponuan 35 milion dollar Kosovës, duke e pas parasysh edhe ato sanksione të BE ndaj Kosovës. Prandaj kjo është ajo dëshmia se Amerika gjithnjë do të na qëndroj pranë, dhe na llogaritë si pjesë përbërëse të shtetit të tyre.

-Politikat që po zhvillohen tani rreth pajtimit me Serbinë, diplomacia amerikane me atë të BE-së që po na ndërmjetëson, i ka mënyrat e saja politike që më në fund t’ia arrijnë qëllimit të tyre si në këtë rast të pajtimit mes Serbisë dhe Kosovës, prandaj nëse ne e konsiderojmë veten si Kosovë, që jemi produkt i Amerikës e cila na ka çliruar, atëherë duhet të jemi më të relaksuar, sepse qëllimi i fundit, pavarësisht rrethanave të tanishme, e kur tani është një luftë aktive mes Rusisë dhe Ukrainës, e kur dihet që Serbia është një shtet i përbetuar në përkrahje të Rusisë, duhet ta kemi të qartë se gjithnjë Amerikën do ta kemi në përkrahjen tonë, edhe që në disa raste edhe nga përfaqësuesit amerikan i kemi do deklarime jo të këndshme për momentin e kohës të dedikuara Kosovës, por është me rëndësi se edhe ato të thëna të atyre diplomatëve e kanë qëllimin e përafrimit dhe pajtimit mes këtyre dy shteteve.

Me një fjalë, të gjitha aktivitetet që zhvillohen në këto kohëra e kanë fundin pozitiv për pajtimin tonë, edhe që shumë deklarime edhe të shteteve mike në shumë raste na përngjajnë si dekurajuese dhe në funksion të bllokimit të mëtejshëm të dialogut me Serbinë, si deklarimi i Emisarit amerikan për Ballkanin perëndimor Gabriel Escobar se masat e BE-së ndaj Kosovës do të vazhdojnë edhe tre muajt në vijim, dhe se një rishikim i tyre, apo vendim për suspendim, nëse ka rezultat në dialog dhe shtensionim të situatës në veri, mundë të ndodhë vetëm në fillim të vitit 2024. Kosova vazhdimisht ka kërkuar që t’i hiqen masat, duke i konsideruar të padrejta, por deri më tani asnjë afat nuk është përmendur nga ana e BE-së. Një të përafërt e dha së fundi emisari amerikan, Gabriel Escobar, i cili tha se SHBA mund të punojë me Kosovës që t’i heqë masat ndëshkuese jo më herët se në vitin 2024.

Eskobar e ka pranuar se këto masa po e dëmtojnë Kosovën por ato do të mbeten në fuqi deri sa nga ndërmjetësuesit nuk vlerësohet lëvizje e prekshme pozitive në dialog. “Unë mendoj se këto masa janë duke pasur ndikim në Kosovë dhe në ekonominë e Kosovës. Shpresoj që të paktën në mënyrë bilaterale, Shtetet e Bashkuara të mund të punojnë me Kosovën për të gjetur një mënyrë për t’i hequr ato masa në vitin 2024. Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë me Kosovën për ta afruar me Bashkimin Evropian. Por, ne do të kishim dëshirë të shihnim një vullnet politik dhe lëvizje në atë drejtim, gjithashtu”,, ka deklaruar Eskobar. Masat ndaj Kosovës, paralajmërimi për vazhdim nëse nuk ka përparim në dialog, por edhe kërcënimi me vendosje të masave shtesë, është kritikuar ashpër nga Bodo Veber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, i cili thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë, “kanë bazë”. Sipas tij, është vetë qasja e ndërmjetësuesve të dialogut është ajo që “e ka shtyrë Prishtinën t’u thotë ‘jo’ disa propozimeve të tyre”.

“Këtu kemi një kombinim të paraqitjes fatkeqe dhe jo strategjike të autoriteteve të Prishtinës, si dhe arsyen e justifikueshme të pakënaqësisë me kornizën e përgjithshme të negociatave dhe me qasjen e negociatorëve perëndimorë. Kështu që, çdo mënyrë e presionit që është ushtruar ndaj Prishtinës, duke filluar nga vendosja e sanksioneve, vetëm sa i ka hedhur vaj zjarrit”, thotë Veber Veber po ashtu thotë se çdo masë e re ndëshkuese ndaj Kosovës do të kishte efekt akoma edhe më joproduktiv. Ai nuk pret që Kurti të lëshojë pe ndaj kërkesave të partnerëve perëndimorë, të cilët, siç thotë, “nuk kanë reaguar dhe ushtruar asnjë presion ndaj Beogradit”. “Kam frikë se do të shohim vazhdimin e bllokadës dhe vazhdimin e presioneve, të cilat nuk do të sjellin dobi deri në vitin e ardhshëm. Kam frikë se, përfundimisht, në kryeqytetet perëndimore do ta pranojnë se i gjithë ky kapitull aktual i bisedimeve politike apo dialogut politik, si dhe e gjithë kjo qasje që ka nisur me iniciativën gjermano-franceze, nuk ka pasur sukses, por ka dështuar”, thotë Veber.

Ky është një paralajmërim serioz për të cilin duhet menduar seriozisht edhe pala kosovare, që të del më propozimin e vetë, pavarësisht se si do të komentohet dhe nëse do të pranohet apo të refuzohet, por që të jetë një propozim për asociacionin, krejtësisht i bazuar në ligjet dhe kushtetutën, model që përdoret edhe në vendet tjera, dhe që nuk paraqet asnjë rrezik për shtetin, për stazat afatgjata të zhvillimit për sovranitetin dhe integritetin, mbi të gjitha. Një dëshmi konkrete e tanishme është vizita e Presidentes Vjosa Osmani shtetit të SHBA, e cila na bindë dhe na jep fakte të besojmë gjithsesi se shteti mik i SHBA-së dhe shtetet e BE-së, gjithnjë do të na qëndrojnë pran, sikur që e dëshmuan se para disa ditëve që na i deponuan 35 milion dollar Kosovës, duke e pas parasysh edhe ato sanksione të BE ndaj Kosovës.

Prandaj kjo është ajo dëshmia se Amerika gjithnjë do të na qëndroj pranë, dhe na llogaritë si pjesë përbërëse të shtetit të tyre. Vetë Presidenti amerikan Bajden i cili e priti Presidenten tonë Vjosën, me atë ledhatim dhe përqafim miqësor me aq afërsi, e dëshmon këtë që e thamë deri më tani, prandaj qytetarët e Kosovës s’duhet ta humbin durimin, por duhet të jenë optimist se e ardhmja e Kosovës është e sigurt, por të gjitha këto rrjedhoja e kanë lidhshmërinë edhe me luftën në Ukrainë, prandaj muajve në ardhje do të sqarohen edhe më shumë situatat e tanishme, por Kosova do ta ketë një të ardhme të sigurt të shtetësisë së sajë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".