Pas sulmit të parë terrorist serb në Policinë, formacione të reja terroriste po përgatiten për ofensivën e re të përforcuar

Pas sulmit të parë terrorist serb në Policinë, formacione të reja terroriste po përgatiten për ofensivën e re të përforcuar
Pas sulmit të parë terrorist serb në Policinë, formacione të reja terroriste po përgatiten për ofensivën e re të përforcuar

Muhamet Kelmendi

  • 27 September 2023 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Veprimet diverzive e terroriste të kryera nga ana e grupit terrorist kualifikohet se veprim diverzant me qëllim të ndërtimit të një fronti të ri, sikurse rusët në Donbas, ku pastaj të intervenon shteti serb.

Grupi diverzanto- terrorist me armët e gjetura në Manastirin serb në Basnjskë, kishin për qëllim riorganizimin e një lufte me përmasave të gjëra. Kjo luftë nuk ka përfunduar. Mendohet se grupe të tjera diverzive dhe terroriste do të hyjnë përsëri në veri të Kosovës. Me ta do të jenë edhe forcat speciale serbe dhe ruse.

-Sulmet ndaj policëve të Kosovës në veri janë të karakterit diverzivo-terrorist për shkatërrimin e Republikës së Kosovës. Në kuadër të veprimeve diverzive e terroriste veprimet e bëra nga diversantët terrorist serb kishin për qellim hapjen e një luftë të re në Ballkan.

E tërë kjo ka qenë e organizuar, e përgatitur dhe e udhëhequr nga klika e Vuçiqit. Më ligjet në fuqi Republika e Kosovës duhet të vepron me mjete adekuate për ta mbrojtur Republikën. Dënimet janë te rënda.

Në ligjet e Republikës së Kosovës dënimet për veprat terroriste dhe të ngjashme të karakterit diverziv, sikurse aktet kundër rendit kushtetues, sigurisë së vendit dhe shkatërrimit të Republikës, dënimet janë të larta.

Kodi Penal e parasheh dënimin nga 10 vjet burg deri me dënim në burg të përjetshëm. Kosova nuk ka dënim me vdekje.

Veprimet diverzive e terroriste të kryera nga ana e grupit terrorist kualifikohet se veprim diversant me qëllim të ndërtimit të një fronti të ri, sikurse rusët në Donbas, ku pastaj të intervenon shteti serb.

Grupi diverzanto- terrorist me armët e gjetura në Manastirin serb në Basnjskë, kishin për qëllim riorganizimin e një lufte me përmasave të gjëra. Kjo luftë nuk ka përfunduar. Mendohet se grupe të tjera diverzive dhe terroriste do të hyjnë përsëri në veri të Kosovës. Me ta do të jenë edhe forcat speciale serbe dhe ruse. Serbia ka për pikësynim krijimin e një Donbasi në veri të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".