Momenti që AKI-ja dhe Prokuroria e Shtetit të mirën me "propaganduesit Shqiptarë" qe e mbajnë anën e Serbisë!...

Momenti që AKI-ja dhe Prokuroria e Shtetit të mirën me
Momenti që AKI-ja dhe Prokuroria e Shtetit të mirën me

Ismail Muçiqi

  • 27 September 2023 - 14:30

Shkruan:Gazetari: Ismail Muqiqi

Në momentin kur i gjith populli i Kosovës është i pikëlluar, i shqetësuar për ngjarjet që po ndodhin në Veri të Kosovës disa gazetarë pseudo analistë tani më të njohur për opinionin nuk kanë të ndalur duke krijuar tym e mjegull para opinionit në përkrahje të politikës të Vuqiqit. Në emër të demokracisë po keqpërdoret liria e shprehjes të njerëzve të cilët që nga Pavarësia e Kosovës llomotisin nëpër studiot e televizioneve të ndryshme duke zhvilluar propagand në dëmë të shtetit të Kosovës. Këta individ të cilët kanë kaluar qdo normë të etikës profesionale dhe kombëtare në vazhdimësi po e dëmtojnë Pavarësinë e Shtetit të Kosovës duke e cenuar sovranitetin dhe integritetin e vendit. I gjithë opinioni tani më është i njohur se këta individ në mënyrë permanente përmes debateve të ndryshme duke sjellur teori konspirative në dëmë të popullit të Kosovës kanë shkuar aq larg deri tek promovimi i idesë për dhënien e territorit të Kosovës serbisë.

Kjo është e pa falshme, e papranueshme dhe e dënueshme. Këta pseudo analistë – opinionistë apo këshilltar të grupeve politike është koha që të hetohet veprimtaria e tyre në dëmë të Shtetit të Kosovës dhe të ndiqen penalisht. Askush në emër të popullit të Kosovës nuk ka të drejtë të vejë në pikëpyetje tërësinë territoriale të tokës së Kosovës e cila shumë here është larë me gjakë. Anomalia edhe më e madhe me përmasa kundër vendit dhe popullit të Kosovës është qëndrimi dhe propozimi i këtyre individëve që tu falen krimet e luftës qe i bene forcat serbe ne Kosovë. Kjo anomali e çmendur të ideve të  pseudo opinionistëve apo pseudo analistëve tani më të njohur për opinionin duhet të demaskohet pa mëshirshëm nga opinioni i gjerë dhe nga institucionet relevante të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë. Këto ide të plasuara të këtyre individëve po ndodhin edhe në kohën e tanishme kur Shtetit të Kosovës po i vriten policët nga kriminelët e serbisë.

Qdo kush që në këto momente shkakton përqarje apo krijon dilema rreth platformës politike në ruajtjen e interesit shtetëror të Kosovës padyshim se i kontribuon interesit të armiqëve ndaj këtij vendi. Duhet theksuar se ngjarjet dramatike që ndodhën këto ditë në Kosovë e imponojnë nevojën urgjente të faktorit politikë Shqiptarë pozitë e opozitë të bashkohet dhe të flas me një zë kundër serbisë e Rusisë. Nuk ka vend më për luftë për pushtet duke e akuzuar njëri tjetrin në foltore të Parlamentit dhe në forume të ndryshme për interesa personale e partiake. Është obligim dhe mençuri që të gjitha partitë politike dhe institucionet tjera relevante sa më par të hartojnë platformën dhe strategjinë si marrëveshje kohezive karshi serbisë dhe faktorëve ndërkombëtarë.

Qdo tendencë për të krijuar përqarje dhe pakënaqësi tek qytetarët duhet të dënohet dhe të bojkotohet në mënyrë publike para opinionit të gjerë. Andaj edhe një here po themi se askujt në këtë vend nuk i lejohet sjellja dhe veprimi që  e dëmton unitetin dhe interesin e shtetit. Qka është mjaftë është mjaft!...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".