
Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE


Gjon Keka
Shkruan: Gjon Keka
Rasti i fundit në Mitrovicën e veriut të republikës së Kosovës,ka shfaqur dhe shpërfytyruar kryeproblemin e qartë se aty nuk është Kosova pengëse dhe problemi ,por politika serbe dhe veglat e saj që ajo shfrytëzon për të shkaktuar konflik e destabilitet në Kosovë, vetëm e vetëm për ta dëmtuar Kosovën,sovranitetin dhe integritetin e saj.
I bindur se edhe ndërkombëëtarët e kanë patur të qartë problemin ,por përpjekjet e tyre për ta bërë politikën e pareformuar serbe më të afërt më perëndimin nuk patën rezultate dhe tani ndërkombëtarët duhet të mbajnë Kosovën shumë shumë afër vetes,ta fuqizojnë Kosovën, sovranitetin e saj dhe integrtitetin e saj.
Vetëm në këtë mënyrë duke mbajtur Kosovën afër shumë afër vetës ndërkombëtarët ,respektivisht ShBA ,BE dhe NATO ,jo vetëm do të ruhet dinjiteti i Kosovës ,por edhe sovraniteti dhe shteti i cili është projekt amerikano-europian,dhe se vetëm në këtë mënyrë politika destruktive serbe do ta ulte krenarin e rrejshme të saj dhe do të bëhej më e bindur duke parë se Kosovë është e fuqishme dhe aleatët e miqtë e saj qëndrojnë krah saj.
Prandaj , si një qytetar i lir dhe shqiptar i ri i Kosovës i bëjë thirrje ndërkombëtarëve, sidomos miqëve dhe aleatëve tanë që t'i qëndrojnë shumë afër Kosovës, ta fuqizojnë atë dhe sovranitetin e saj, ta mbajnë Kosovën si pikë të tyrë strategjike e stabilitetit të Europës juglindore dhe Europës në përgjithësi ,dhe ta anëtarësojnë Kosovën në institucionet ndërkombëtare dhe organizatat me ndikim si p.sh : NATO, KE e më pas edhe në BE. Vetëm në këtë mënyrë i humbin shpresat politikës së pareformuar serbe dhe apetiteteve të saj ndaj Kosovës, një Kosovë e fuqishme ,do të thotë një Europë më stabile dhe paqësore.
Bota demokratike duhet t'i ruaj dhe mbajë principet e saj të lirisë, demokracisë ,sovranitetit, integriteti dhe përbashkësisë në familjen europiane dhe transatlantike. Ndërsa ,Kosova duhe të lidhet ngushtë dhe në mënyrë të pandashme më gjithë aleatët dhe miqët e saj dhe të ecën krah politikave dhe dinamikave moderne sot dhe në udhën e përbashkët të tyre.
Koha që Kosova të shfrytëzoj këtë kohë e cila është në favor të saj.
Pushtetarët e Kosovës duhet ta mbajnë timonin në udhën e duhur sëbashku më ndërkombëtarët sidomos miqtë dhe aleatët besnik ,ShBA dhe miqtë tjerë apo aletatë europian.Tani nëse ndërkombëtarët duan dhe Kosova ka aftësinë mund ta ngritin Kosovën në dinjitetin e saj të lartë dhe vendin e saj të merituar si shtet demokratik në mesin e kombeve demokratike dhe i integruar në NATO dhe Bashkimin Europian.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".