A ka vdekur Asociacioni i komunave me shumice serbe në Kosovë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit?!

A ka vdekur Asociacioni i komunave me shumice serbe në Kosovë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit?!
A ka vdekur Asociacioni i komunave me shumice serbe në Kosovë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit?!

Muhamet Kelmendi

  • 04 October 2023 - 07:56

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Serbia ka kryer akte të rënda terroriste dhe të dënueshëm. Për atë ka përgjegjësi. Kosovës kërkohet ti hiqen masat ndëshkuese. Akti terrorist serb e vërteton se pa të drejtë është dënuar Kosova. Përgjegjësia është vetëm në Beograd.

-Fillimisht duhet të themi se nuk ka vdekur asociacioni! Presidentja e Kosovës kërkoi që së bashku me SHBA-në ta hartoj Kosova statutin e asociacionit. Asociacioni me pushtet ekzekutiv ka vdekur. Kjo nuk ka të ardhme. Lidhur me raportet Kosovë - Serbi, pa përgjegjësinë e shtetit serb, nuk do të vazhdojnë diskutimet. Besohet që këto do të bëhen pasi që të merren masat për krimin terrorist të shtetit serb në Banjskë të Kosovës.

Pa këtë përgjegjësi as që duhet shkuar në dialogim. Serbia ka kryer akte të rënda terroriste dhe të dënueshëm. Për atë ka përgjegjësi. Kosovës kërkohet ti hiqen masat ndëshkuese. Akti terrorist serb e vërteton se pa të drejtë është dënuar Kosova. Përgjegjësia është vetëm në Beograd. Shteti i Kosovës nuk duhet të shkoj në dialogim pa i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe pa përgjegjësi dhe masa ndëshkuese ndaj Serbisë. Këtu nuk ka pardon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".