Sulmi terrorist në veri të Kosovës u planifikua dhe ekzekutua nga kriminelët profiter të luftës, paramilitar të mbështetur nga Aleksandër Vuçiq dhe Vojisllav Sheshel
Radomir Dimiç
Nga: Radomir Dimiç
Këtë grup të armatosur e ka drejtuar Milan Radojçiqi, nënkryetar i Listës Srpska, njeriu të cilit Aleksandër Vuçiqi ja ka besuar fatin e serbëve në Veri të Kosovës. Lideri jo zyrtar i jetës dhe vdekjes, Radojçiq, gjendet në listën e zezë të SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar, po aty gjendet e dhe krahu i tij i djathtë Zvonko Veselinoviq. Të dy këta kumbar gëzojnë mbështetjen e pa kufizuar nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit.
-Për Milan Rdoiçiçin dhe të tjerët, si kryetar i OJQ-së “multi etnika”, thjeshtë nuk mundë të mos më habitin se si dikush bënë llogari dhe të paguaj me jetë, për Villen e Radoiçiqit, për llogaritë bankare të profiterëve të luftës, për politikën dhe ideologjinë e përgjakshme të Sheshelit e të Vuçiqit. Çfarë heronjsh janë ata që vrasin në emër të Serbisë dhe të pasurisë, për Radoçiqin, Milosheviqi, Karagjiqin e Arkanin. Formacionet paraushtarake të uniformuara realizuan sulmin terrorist në fshatin Banjskë dhe vranë një polic e plagosën dy të tjerë. Kanë hyrë dhunshëm në manastir. Nga secili që ka një shikim normal shihet që ky sulm ka qenë një akt terrorist. Paramilitarët kanë qenë të kanë qenë të përgatitur si një ushtri jo aq e vogël. Kanë pasur armatim dhe pajisje ushtarake me vlerë prej 5 milionë euro. Këtë grup të armatosur e ka drejtuar Milan Radojçiqi, nënkryetar i Listës Srpska, njeriu të cilit Aleksandër Vuçiqi ja ka besuar fatin e serbëve në Veri të Kosovës. Lideri jo zyrtar i jetës dhe vdekjes, Radojçiq, gjendet në listën e zezë të SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar, po aty gjendet e dhe krahu i tij i djathtë Zvonko Veselinoviq.
Të dy këta kumbar gëzojnë mbështetjen e pa kufizuar nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit. Është kjo një paraqitje e çuditshme e “patriotizmit” me përmasa të terrorizmit. Qeveria e Serbisë pa asnjë hamendje shpalli ditë zije për shkak të rënies së terroristëve. Kur ishte vrarë Oliver Ivanoviqi, nuk kishte fare as keqardhje zyrtare të shprehur në nivelin zyrtar të shtetit. Regjimi serb dhe mediet e kontrolluara i shpallen të rënët e grupit të Radojçiqit heronj kombëtar. Ata janë “Trimat e Kosovës” të cilët e “sakrifikuan jetën për atdhe”,"Viktima të terrorit të Kurtit ", obiliqët e rinj. U thurën edhe vargjet e menjëhershme për veprën e tyre, u futën në poezinë epike. Nuk kemi pritur realisht asgjë më shumë se një kiç nacionalist. Muret nëpër shumë qytete janë mbuluar me plakate që madhështojnë figurat e tyre me epitetin e trimave të Kosovës.
Gazeta e kontrolluar nga regjimi “INFORMER” thotë për terroristët e vrarë "Lavdi e përjetshme dhe faleminderit”.. Të ndërtosh heronj nga njerëzit të cilët e kanë sulmuar policinë, kanë vrarë dhe plagosur, më e vogla ajo që mundë të konsiderohet është një veprim bizar dhe për shumë keqardhje, por në këtë Serbinë e përparimtarëve, të mbërthyer në mbulesën e nacionalizmit, kjo është diçka normale dhe përtej të gjitha vlerave të civilizimit njerëzor. Mjafton të dalësh në rrugë dhe të shikosh se si muret janë të mbuluara me vizatime të portretit të Ratko Mladiqit,"Heroit Serb” të vrasjeve masive njeriut u cili u dënua për gjenocid në Srebrenicë. Kasapët dhe vrastarët po shkëlqejnë si yje. Ky është patriotizmi i sot që ka mbërthyer opinionin publik në Serbi.
Këtu kriminelët e luftës paraqiten si figurat më eminente të shoqërisë. Kështu është ngritur edhe Nikola Shainović i cili u emërua anëtar i këshillit të përgjithshëm të Partisë Socialiste të Serbisë kurse Veselin Shljivançanin anëtar i këshillit. Glorifikimi i kriminelëve dhe vrastarëve është shndërruar në një projekt shtetëror i ideologjisë kriminale e cila e ka zhytur në zi gjysmën e Ballkanit. Hero sipas tyre është edhe Zheljko Razhnjatoviç Arkan, prijësi i formacionit paraushtarak të “TIGRAVE” që kanë kryer akte kriminale. Aleksandër Vuçiq edhe Milan Radoiçiqin e ka shpallur për një patriot të madh, në mbrojtje të popullit serb në Kosovë. Hero dhe "mbrojtës” i cili ka edhe vilën prej disa ari hapësirë, basenin dhe terrenin e futbollit, stadiumin, ka disa banesa, ka jahtet e tija dhe veturat.
Të gjitha këto i ka arritur në kushtet e mundësuara për jetë, derisa po “vuante” nën “regjimin e terrorin” e Kurtit!. Kështu i është u paraqitur në botën e ideologjisë nacionaliste dhe heronjve të saj të rrejshëm, dhe kështu dikush duhet ta paguaj me jetë për Vilën e Radojçicit. Dikush për llogari të majme bankare të profiterëve të luftës e dikush për karrierën e Sheshelit e të Aleksandër Vuçiqit. Kështu duke shkuar me radhë listës nuk po i dihet fundi. Për ata me rëndësi është që asnjë nga viktimat nuk ka shkuar kot së koti, dhe për këtë mendoj që Kurti ka të drejtë kur nga perëndimi dhe Bashkimi Evropian po kërkon që ta heton lidhjen në mes të qeverisë në serbi dhe grupit terrorist. Le të zbardhet përgjegjësia e secilit me emër e mbiemër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".