Kosova përballë një sfide serioze, ja çfarë duhet të bëjnë tani Qeveria, opozita, shoqëria civile dhe mediet sociale

Kosova përballë një sfide serioze, ja çfarë duhet të bëjnë tani Qeveria, opozita, shoqëria civile dhe mediet sociale
Kosova përballë një sfide serioze, ja çfarë duhet të bëjnë tani Qeveria, opozita, shoqëria civile dhe mediet sociale

Fadil Maloku

  • 06 October 2023 - 07:44

Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku

Duhet të jemi shumë... shumë të kujdesshëm, edhe për faktin, se pozicioni ynë tani pas sulmit terrorist është më i favorshëm se më parë. Por, i gjithë ky favor nëse nuk materializohet me ofensiva të pandërprera diplomatike, shkon huq! Në këtë projeksion, realisht edhe Qeveria edhe opozita, po edhe shoqëria civile, e sidomos mediet sociale, duhet me qenë unik.

- Problemi më i madh tek marrëveshja e Ohrit nuk është zbatimi i saj që pak a shumë i dihen si konturat, ashtu edhe rekomandimet, të hartuara në "road map, por, është tek çështja e interpretimit, zbatimit dhe kualifikimit, sepse: - Ndryshe interpretohet dhe këndvështrohet nga Kosova; - Ndryshe interpretohet dhe shfrytëzohet nga Serbia, dhe ndryshe, ndryshe interpretohet dhe kualifikohet nga Bashkimi Evropian”! Nga këto tri interpretime e kualifikime, do të shtoja se më i rrezikshmi është interpretimi dhe kualifikimi ndërkombëtar! Arsyeja: BE-ja po edhe aleatët tanë nga Uashingtoni me telashet që kanë në Ukrainë, sikur fitohet përshtypja se janë duke nxituar disi ta përmbyllin nyjën "gordiane" të Ballkanit. Dhe kjo përmbyllje dhe nxitim, po bazohet dhe argumentohet me faktin e ruajtjes së konsistencës rajonale, në kuptimin që palët, Serbia dhe Kosova, të dala nga lufta e ndodhur në vitin 1999, duhet secila të fitoj diçka! E kjo "diçka"...nënkupton koncesionin që duhet ta bëjë Kosova.

Themi kështu, ngase Kosova nga pozicioni i njohjes reciproke, tani si "ofertë" në tavolinë e ka njohjen indirekte nga Serbia. Por, kjo njohje indirekte, nuk k kurrfarë garancionesh juridike se në një të ardhme do ndodh njohja de facto e Kosovës, nga Serbia. Por, kori diplomatik i Kosovës dhe mendoj edhe ai i Shqipërisë, që është në defanzivë të plotë, kur janë në pyetje interesat e përgjithshme shqiptare në rajon, duhet sa më parë të mos e neglizhojnë Projektin për "botën serbe", që do gjendet përherë në "tavolinën" e negocimit me Serbinë. Duhet të jemi shumë... shumë të kujdesshëm, edhe për faktin, se pozicioni ynë tani pas sulmit terrorist është më i favorshëm se më parë. Por, i gjithë ky favor nëse nuk materializohet me ofensiva të pandërprera diplomatike, shkon huq! Në këtë projeksion, realisht edhe Qeveria edhe opozita, po edhe shoqëria civile e sidomos mediet sociale, duhet me qenë unik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".