24 Vite vepruan kriminelet në Veriun e Kosovës!...

24 Vite vepruan kriminelet në Veriun e Kosovës!...
24 Vite vepruan kriminelet në Veriun e Kosovës!...

Ismail Muçiqi

  • 07 October 2023 - 13:56

Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi  

Ngjarjet e fundit në Veriun e Kosovës pasqyruan të vërtetën se kush e stimuloj dhe e sponzoroj krimin   kundër Shtetit të Kosovës. Mjerisht për shkak të lajthitjeve të institucioneve të sigurisë përkatësisht të EULEX-it dhe KFOR-it grupet kriminale nga të gjitha viset e Serbisë të Republikës së Bosnjës me vite u strehuan në pjesën veriore me popullsi shumicë serbe duke u organizuar në mënyra të ndryshme për ta rrezikuar lirin e qytetarëve, sigurinë e Policisë së Kosovës duke i bojkotuar institucionet legjitime të Republikës. Të dhënat faktike tregojnë se në komunat me shumicë serbe kriminelët serbë arritën ta shndërrojnë veriun në qendër të trafikimit të drogës duke i aktivizuar 10 laborator të kokainës dhe llojeve tjera të drogës. Sipas informacioneve të organizatave kredibile të cilat me vite kanë monitoruar Komunat në Veri të Kosovës nga këta 10 laborator të drogës grupet kriminale kanë përfituar 27 milionë dollarë gjatë një viti.

Kontrabanda me derivate të naftës me cigare, me barna, me armë, lëndë shpërthyese ishte biznesi më profitabil i këtyre grupeve të cilat me vite kishin gjetë strehim në pjesën Veriore të Kosovës duke i mbajtur në tension dhe frikë qytetarët, duke përdorur kartën e nacionalizmit serb kundër Pavarësisë së Kosovës. Qytetarët e Kosovës dhe gjithë Bota duhet ta dijë se opstrukcionet dhe bllokadat të cilat ndodhen në pjesën Veriore kundër Kosovës ishin të përgatitura nga Qeveria Serbe përkatësisht nga shtabi i Aleksandër Vuqiqit. Plot 24 vite pas Çlirimit të Kosovës serbët në pjesën veriore e shfrytëzuan energjinë elektrike pa pagesë, duke e dëmtuar bugjetin e Kosovës, derisa qytetarët Shqiptarë përballeshin me reduktime të shpeshta edhe pse i paguanin fakturat e rrymës. Faktori ndërkombëtarë përkatësisht diplomacia ishte në lajthitje dhe shpeshherë bënin sehire duke u munduar ti balanconin ngjarjet, ekseset dhe krimet ndërmjet serbëve dhe Shqiptarëve. Barrikadat dhe bllokimi i rrugëve nga ana e kriminelëve serbë ishin metodat më barbare të ashtuquajtura (struktura paralele) të cilat u formuan dhe vepruan sipas diktatit të Aleksandër Vuqiqit.

Sulmet kundër Policisë të Kosovës dhe kunder forcave te KFOR-it dhe kundër qytetarëve lojal të pjesës veriore duke i ndezur me eksplozivë automjetet e regjistruara me tabelat e Kosovës ishin barbari të cilat ishin shprehje e veprimit të fashizmit serb në kohën e “Demokracisë” në të cilën Evropa po jeton. Andaj të gjitha këto e shumë e shumë ngjarje ekstremiste që ndodhën pas Çlirimit dhe Pavarësisë së Republikës së Kosovës janë burim që rrjedh nga politika hegjemoniste e Kishës Ortodokse Serbe dhe politikës nacionaliste serbe në krye me Vuqiqin. Veprimi i institucioneve tona të sigurisë përkatësisht i Njësisë Speciale e cila zbuloj një arsenal të tërë armatimi të llojit më të ndryshëm, e imponon pyetjen se si ndodhi kjo derisa KFOR-i dhe EULEX-i janë përgjegjësitë kryesor për ruajtjen e kufirit të Kosovës dhe sundimin e ligjit në këtë pjesë. Ngjarjet e fundit që ndodhën në Zveqan dhe në Kishën e Banjskës na obligojnë ne gjithë popullit të Kosovës që ta ngrisim vetëdijen dhe shkallën e përgjegjësisë për një përkushtim shumë më dinamikë dhe më serioz për ta ndërtuar shtetin dhe për ta ruajtur lirin dhe Pavarësinë e këtij vendi.

Prioritet mbi prioritete duhet të ndryshoj qasja e politikës në Kosovë. Qytetarët më në fund duhet të kërkojnë figura të reja në politikën dhe në institucionet e shtetit, duke i zgjedhur njerëzit me integritet, që janë të gatshëm të punojnë për interesat e qytetareve dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të Shtetit të Kosovës. Në fund agresionin serb ndaj Kosovës mund ta parandalojmë vetëm përmes forcimit, zhvillimit të mekanizmave të sigurisë karshi Serbisë. Kam frikë se herdokur Kosova “Do ti ngajë kuajt me serbin”?!... 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".