Letër e hapur në publik Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës: Përse nuk hetohen të dyshuarit për vrasjen e Jusuf, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës…?

Letër e hapur në publik Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës: Përse nuk hetohen të dyshuarit për vrasjen e Jusuf, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës…?
Letër e hapur në publik Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës: Përse nuk hetohen të dyshuarit për vrasjen e Jusuf, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës…?

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 07 October 2023 - 22:30

 SHKRUAN:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI, gazetar hulumtues

Çka thotë Donika Gërvalla? Çka thotë Milaim Zeka dhe kë e përmend me emër? Çka thotë një fqinj gjerman që ka informuar familjen Gërvalla për gjëmën Cka thotë“Der spiegel”, më 25 janar 1982,?

*Në cilin vend të botës ndodhë përpos në Kosovë, kur thuhet se në dosjen e vrasjes ka emra në qeverinë aktuale dhe për faqe të turpit vazhdojnë punën. Ky turp i madh i shekullit ka ndodhur vetëm në Kosovë. Në vendet demokratike kanë dhënë dorëheqje vetëm se është kopjuar një rresht për në libër, po këta kanë karakter dhe dy gishta fytyrë. Historia nuk do ja falë kurrën e kurrës. Këta jo vetëm dorëheqje po e kishin dhe e kanë vendin në burg. Kurse në Kosovë vazhdonin punën dhe bënin dyzen ahengu. O Zot i Madh vraje me kokërr rrufeje dhe KANCER NË FAMILJE! Donika Gërvalla, vajza e Jusufit, i vrarë para 32 vitesh në Gjermani, ka thënë se në dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ka emra edhe të qeverisë aktuale. Ajo nuk ka përmendur emra, por ka thënë se shteti gjerman është duke u vazhduar hetimet.

Image
Image

“Emra të zyrtarëve të qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore”, ka thënë Donika në Rubikon të KTV-së. Milaim Zeka, gazetar“Gabimi i saj më i madh është që kur ka folur për Gjykatën Speciale, është dashur ta specifikojë dhe të thotë që ajo ka vetëm një dokument ose dyshim ose informacion nga shërbimi sekret gjerman dhe zviceran, dhe aludimi i saj në përzierjen në vrasjen e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, aludimet e saj kanë qenë të drejtuara te Behgjet Pacolli”, është shprehur më tej Zeka. /Insajderi.com Ky është dokumenti me i rëndësishëm për Prokurorin Speciale të Republikës se Kosovës *Imanuel Kant:“ Nuk është kriminel vetëm ai që bënë krime, por kriminel është edhe ai që është bashkëpjesëmarrës i krimit“ *Në vitin 1989, kur kërkohej dënimi për mua prej 10 vjet deri me vdekje, me dënuan me tetë vjet sipas nenit 114 lidhur me 139, Skënder Morina, prokuror i asaj kohe, në Gjykatën Themelore në Prizren, nuk ishte i kënaqur dhe kërkoi dënimin më të rëndë. Unë, i thash se do vie koha që Serbia do ta mbylli edhe zyrën tende. Dhe, c´ndodhi ikën të gjithë në Shqipëri në kohën e luftës. Pra, mbajeni mend edhe këtë se do vije koha dhe do zbardhet 100% për të gjitha që kam shkruar jo me pak se 10 vjet vetëm për dosjen Gërvalla. Mbajeni mend mirë,por, nuk filloi hetimi për këtë rast do të na mallkojnë brezat e ardhshëm. Jo më pak se 40 vite që merrem me gazetari hulumtuese kam zbardhur shumë faqe të historisë shqiptare se a është e vërtetë kjo secili mund të shkoj gjurmëve të mia që kam lënë pas. Jam kërcënuar me atentate, me vrasje nga langonjtë e pansllavisë dhe këlyshët e UDB-es që isha bërë halë në sy. Langonjtë dhe zagarët e UDB-es më kanë dëgjuar edhe frymëmarrjen, pra këta langonj SHQIPFOLES që i binin kambanave të mortit për kombin tonë në përgjithësi.

 

Image
Image

Kur thash se dëgjonin edhe frymëmarrjen time, shpesh herë më merrni dhe më maltretonin që e dëgjoja Radio Tiranën dhe Radio Kukësin. Me kohë e hodha kokën në torbë dhe nuk kisha frikë nga langonjtë e qenit plak Titos dhe qelbësirat e UDB-ës, nuk ma mbyllën gojën. Edhe sot vazhdojnë langonjët e KGB-S dhe UDB-S mundohen të më mbyllin gojën. Kot e kanë që lehin si qentë pas hënës, sepse këta nuk janë asgjë tjetër pos xhenaze të gjalla dhe do vdesin me damkën e zezë të tradhtisë dhe jo vetëm me kaq, por nuk do ja drejtoj AS RRASA E VARRIT KURRIZIN DHE DORA E MALLKIMI DO I NDJEK KUDO QË TË SHKOJN. Duhet zhdukur kjo rracë e poshtër se shumë të zeza i kanë bërë kombit tonë në përgjithësi. Ky grup qelbësirash mendon se i ka harruar populli të zezat e tyre dhe mundohen të hiqen si Patriot dhe bile pa fije turpi merren me Politikë duke i blerë kryebanditët më të rrezikshëm antikombëtar. Jugosllavia gjakatare në krye me krye terroristin e pestë botëror që quhej qeni plak Tito, bashkë me kasapin Aleksandër Rankoviq, kishin lëshuar kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe mu nëpër këtë në Ballkan i përhapen si vaji në lakra jo më pak se 2200 spiunë, ndërkaq, më të rezikshmit e më të pashpirtrit i zbarkoi në Kosovë dhe atë jo më pak se 720, mjerisht shqiptar shitur, bythlëpirës. Krimi nuk vjetrohet kurrë ndaj i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të Kosovës urgjentisht të merret për te hetuar këtë krim, të ndjek udhën e Kroacisë që në bashkëpunim me shtetin gjerman u burgosen kriminelët dhe janë në burgjet gjermane. Ne si gjithmonë nuk e kemi akuzuar askë në vrasje, por ne kemi shkuar,shkojmë dhe do shkojmë gjurmëve të këtij krimi se kush i vrau këta patriot shqiptarë që të mos shkojnë gjak humbur, pa shenj e pa nishan… “Der spiegel”, më 25 janar 1982, raporton si në vijim: “Pas kroatëve në ekzil, si duket, qeveria e Beogradit u ka shpallur luftë të përgjakshme shqiptarëve në ekzil … Ishte shqetësuese ajo që kanë parë banuesit e komunës së Untergrupenbahut te Heilbroni: Vetura vazhdonte të uturinte, sepse shoferi e kishte këmbën ende në pedale të gazit. Pastaj, ai e lëshon si duket freksionin dhe vdes, kështu që vetura vazhdon të ecën derisa i mëshon një garazhi përballë. Vetura ndalet, motori fiket dhe mjedisi qetësohet. Policia ka gjetur në veturë: Shoferin Bardhosh Gërvalla, 31 vjeç, jugosllav, i goditur nga gjashtë plumba, qëndronte i vdekur pas timonit; bashkudhëtarin e tij, Kadri Zekën, 28 vjeç, i vrarë nga dy goditje me plumba në trup, dhe vëllamin e shoferit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga dy goditje me plumba. Tri viktimat u identifikuan shpejt dhe gjithashtu shpejt dihej edhe drejtimi i tyre politik: jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare, nga provinca e Kosovës, në jug të shtetit ballkanik dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisë së Beogradit. Edhe për autorët e vrasjes pati shënime. Në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdesë, i kishte pëshpëritur policisë: ‘Ka qenë UDB-ja’ – policia sekrete jugosllave. Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat e kalibrit 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes thotë: ‘E tëra dukej si pas një ekzekutimi’. Është metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thotë snajperisti dhe instruktori i policisë nga Shtutgarti, Siegfried Hübner – duhet qëlluar me katër plumba, ‘tre për ta mbërthyer viktimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërta – e domosdoshme dhe vdekjeprurëse’. Edhe kjo flet për UDB-në. Që shumë vjet grinden shërbimi sekret jugosllav dhe kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme. Në shumë raste, jugosllavët në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsullatat dhe përfaqësuesit e qeverisë së tyre. Beogradi reagonte në krim dhe terror gjithmonë me të njëjtën mënyrë … Beogradi ua ka frikën grupeve në ekzil, të cilat janë vatër trazirash në shtetin shumë nacional – dhe i lufton ato. Sidomos kroatëve që janë jashtë, vrasësit e shërbimit sekret ua kanë drejtuar pistoletat. Në shumë raste krimesh kundër kroatëve në ekzil është dëshmuar pjesëmarrja e Beogradit … Krahas kroatëve, tashmë në shënjestër të shtetit jugosllav janë edhe shqiptarët. Që nga pranvera e fundit, kur shqiptarët rezistuan në provincën jugosllave në Kosovë, ku u bënë trazira të përgjakshme, Beogradi i ka zbuluar shkaktarët jashtë vendit … Gërvallajt kanë qenë të njohur në skenën e jashtme.

Image

Vëllai, Jusufi, i cili para pak kohe ia kishte dhënë një intervistë një gazete ditore, në të cilën thoshte se ishte për luftën e armatosur kundër shtetit jugosllav, ka qenë, sipas njoftimeve të policisë, edhe redaktor i gazetës ‘Zëri i Kosovës’ në ekzil. Bardhosh Gërvalla kishte ardhur në Gjermani më 1974. Ai punonte si këshilltar për punëmarrësit jugosllavë, në Solitudestrashe 44, në Ludvigsburg … Koka politike e vëllezërve ka qenë, si duket, Jusuf Gërvalla. Sidomos ai fajësohej nga Konsullata e përgjithshme jugosllave të jetë anëtar udhëheqës i ‘Fronti të kuq’ që luftonte kundër qeverisë jugosllav”. Një fqinj gjerman ka informuar familjen Gërvalla për gjëmën. Syzana Gërvalla e ka gjetur të shoqin gjallë, duke mbajtur plagët me dorë. Ai e ka pyetur për Bardhoshin e Kadriun se a janë gjallë dhe i tregon se ka parë një njeri të gjatë që ka shtënë mbi ta, por nuk e ka njohur. Pas gjysmë ore vjen ndihma e shpejt nga Heilbroni. Pas intervenimit kirurgjikal, në ora 3:00 të mëngjesit të datës 18 janar 1982, edhe Jusuf Gërvalla jep shpirt. Por, para se të vdesë, arriti t’i thotë policisë gjermane: “Neve na vrau UDB-a jugosllave”! Vendimi për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë, normalisht është marrë në nivelin më të lartë të vendit. Fillimisht, shërbimet informative kanë mbledhur të gjitha të dhënat e mundshme për viktimën e ardhshme: adresën (vendi ku banon, kati, fqinjët, zakonisht është përgjuar telefoni në atë mënyrë që në bodrum ose në gypat ku janë vënë telat e telefonit kanë instaluar mikrofonët), sjelljen (ku dhe me kë rri, ku punon, me çka udhëton, me kë praktikon hyrje-dalje etj.). Të gjitha këto të dhëna janë konkretizuar edhe me vizatime ekspertësh e fotografi. Donika Gërvalla, vajza e Jusufit, i vrarë para 32 vitesh në Gjermani, ka thënë se në dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ka emra edhe të qeverisë aktuale. Ajo nuk ka përmendur emra, por ka thënë se shteti gjerman është duke u vazhduar hetimet. “Emra të zyrtarëve të qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore”, ka thënë Donika në Rubikon të KTV-së. “Përmenden në dosjen hetimore”, ka shtuar ajo. Donika ka thënë se Jusuf e Bardhosh Gërvallën si dhe Kadri Zekën i ka vrarë UDB (Sigurimi Shtetëror i Serbisë). “Atentati ishte kryer nga një grup profesionistësh nga struktura të UDB-së”, ka thënë ajo. “Unë nuk kam njohuri për emra të tillë. Drejtësisë gjermane duhet të lihet t’i zbardhë faktet”. Donika ka folur edhe për situatën politike. Ajo ka kritikuar qeverinë e Kosovës e ka çuar Kosovën në nivelin e shteteve afrikane. “Qeveria e Kosovës i ka dyert e mbyllura në Gjermani”, ka deklaruar Donika. Donika ka thënë po ashtu se veriu i Kosovës po shitet nga qeveria aktuale./EXPRESS Gazetari Milaim Zeka, thotë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka pasur mundësinë të zbulojë vrasjen e babait të saj, transmeton Insajderi. Kështu është shprehur ai derisa ka komentuar deklaratat e ministres Gërvalla, se do ta ndihmojë Gjykatën Speciale me materiale që ajo i ka në dispozicion. “Kjo i ka pasur të gjitha mundësitë diplomatike, qytetare dhe njerëzore së bashku me burrin e saj, për të bërë presion në Bundestagun gjerman, policinë gjermane dhe shërbimin sekret gjerman, për t’i zbuluar vrasësit e babait të saj, sikur kanë bërë kroatët në vrasjen e Stjepan Gjurkoviqit, në Mynhen në një garazh. Janë arrestuar pjesëtarët e UDB-së dhe janë dënuar në Gjermani”, ka thënë Zeka në ‘Sytë 7’ të Klan Kosovës. Ai tha se dyshimet e saj ishin të drejtuara te kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për implikimin në vrasjen e Jusuf Gërvallës. “Gabimi i saj më i madh është që kur ka folur për Gjykatën Speciale, është dashur ta specifikojë dhe të thotë që ajo ka vetëm një dokument ose dyshim ose informacion nga shërbimi sekret gjerman dhe zviceran, dhe aludimi i saj në përzierjen në vrasjen e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, aludimet e saj kanë qenë të drejtuara te Behgjet Pacolli”, është shprehur më tej Zeka. /Insajderi.com Selim Brosha, udbashi i përfshirë në vrasje. Dëshmitari k-6, deklaruar zyrtarisht nga UDB-ja në Gjykatën e Hages.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".