A paraqesin sulmet e Hamasit ndaj Izraelit mbarimin e Babilonisë së Sotme përmes Luftës së Tretë Botërore?

A paraqesin sulmet e Hamasit ndaj Izraelit mbarimin e Babilonisë së Sotme përmes Luftës së Tretë Botërore?
A paraqesin sulmet e Hamasit ndaj Izraelit mbarimin e Babilonisë së Sotme përmes Luftës së Tretë Botërore?

Agim Bajrami

  • 09 October 2023 - 11:36

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Lufta ndërmjet palestinezëve dhe shtetit hebre, mund të ndërlidhet edhe ndaj të mirës së përgjithshme dhe të keqes së përgjithshme njerëzore. Fillimet e luftës globale ndaj boshtit të së keqes kanë filluar më 11 Shtator, dhe për të vazhduar, tanimë me sulmet e Hamasit ndaj hebrenjve të popullit biblik dhe shtetit të tyre , nga e keqja historike e tyre, i përfaqësuar nga terrorizmi i Hamasit.

Në zhvillimet botërore, nuk ka zhvillime të pa ndërlidhura në mes veti. Profecitë biblike flasin për mbarimin e së keqes njerëzore në Jerusalemin perëndimor, aty ku u mund e keqja me gozhdimin e Mesisë dhe ringjalljes së tij. Por edhe ardhja e Mesisë pritet të shfaqet, në brigjet e maleve të këtij qyteti të shenjtë. Por, para se të ndodh kjo, do të ketë shumë luftëra,shkatërrime, pandemi, tërmete, vuajtje e vdekje të njerëzve. Të gjitha do të ndodhin , dhe dhimbjet do të shtohen, përderisa, të fitohet e mira ndaj të keqes, dhe besimi ndaj të mirës për të mposhtur të keqen. Edhe Kosova , ndërlidhet nga e keqja e pushtuar, siç edhe filloj me 24 shtator ,kur mund të atakohej nga e keqja më e madhe, e boshtit të aleancës së të keqes nga aleanca ortodokse; sllavo-serbe/ ruse me atë islame ,ku edhe ka filluar tanimë në Jerusalemin e shenjtë.

Dhe a janë këto shenjat e fillimit të mbarimit të BABILIONISË SË SOTME,profecitë biblike shpjegojnë për luftëra nëpër vende të shenjta që do të përcillen me shkatërrime,vuajtje dhe dhimbje të mëdha. Edhe Kosova do të jetë ,nyja e sulmeve të kësaj të keqe ,nga edhe do të triumfojë në aleancë me boshtin e të mirës?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".