Përjashtimi i Listës Serbe nga jeta politike për veprimtari terroriste, vetëvendosje për serbët e Kosovës pa ndikimin e Beogradit

Përjashtimi i Listës Serbe nga jeta politike për veprimtari terroriste, vetëvendosje për serbët e Kosovës pa ndikimin e Beogradit
Përjashtimi i Listës Serbe nga jeta politike për veprimtari terroriste, vetëvendosje për serbët e Kosovës pa ndikimin e Beogradit

Blerim Burjani

  • 10 October 2023 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Pra , Serbia duhet të ndalohet dhe të mos lejohet fare të merret me serbët lokal të Kosovës dhe problemet e tyre të cilat duhet të zgjidhen në kuadër të institucioneve të shtetit, bazuar me garancitë ligjore e kushtetuese. Serbët lokal të Kosovës kanë përvojë të gjatë 20 vjeçare në letë publike, politike dhe institucionale, prandaj edhe kanë mjaft kapacitete humane për të vendosur për veten e tyre pa e pyetur fare Serbinë.

-Për këtë duhet të ketë iniciative nga qeveria, MPB,për të shpallë listën serbe terroriste. Pra duhet paraprakisht të ndodhin gjëra të cilat e kanë një bazë të fuqishme ligjore dhe kushtetuese, dhe një bashkëpunim mes BE –së dhe SHBA-së. Deri të marrja e vendimit të qartë dhe të argumentuar për përfshirjen e Listës serbe në aktivitete terroriste, për ndali8min e veprimtarisë politike, duhet të ndiqen saktë të gjitha procedurat ligjore, të argumentuara e bazuara në fakte të pa kontestueshme, nuk guxon të ketë vetëm fjalë boshe dhe qëllime politike për interesa ditore.

Gjithçka duhet të jetë saktësisht e dokumentuar dhe argumentuar, në mënyrë që në një proces ankimore të mos mundet për tu kontestuar dhe dështuar. Kjo çështje nuk është edhe aq e lehtë të ndodhë. Konsideroj se pas ngjarjes së Banjskos, BE dhe SHBA duhet ta mënjanojnë Serbin nga marrëveshja me serbët lokal. Pra , Serbia duhet të ndalohet dhe të mos lejohet fare të merret me serbët lokal të Kosovës dhe problemet e tyre të cilat duhet të zgjidhen në kuadër të institucioneve të shtetit, bazuar me garancitë ligjore e kushtetuese.

Serbët lokal të Kosovës kanë përvojë të gjatë 20 vjeçare në letë publike, politike dhe institucionale, prandaj edhe kanë mjaft kapacitete humane për të vendosur për veten e tyre pa e pyetur fare Serbinë. Pra pas Banjskos pritet që të ndryshoj qasja. Tash BE ka deklaruar se do të ketë një propozim tjetër për zgjidhje. Këtë e ka thënë Vilola Van Cramon, duke paralajmëruar edhe pakon e masave kundër Serbisë. Kjo do ta gjej Serbin brenda muajit nëntor. Pra do të ketë propozim të ri që po përgatitet në planin diplomatik të BE-së. Në këtë drejtim edhe priten zhvillime interesante në muajin nëntor dhe dhjetor, si në planin diplomatik edhe në atë politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".