Komisionet hetimore parlamentare shpikje e paramenduar e deputetë zhvatës të buxhetit të shtetit

Komisionet hetimore parlamentare shpikje e paramenduar e deputetë zhvatës të buxhetit të shtetit
Komisionet hetimore parlamentare shpikje e paramenduar e deputetë zhvatës të buxhetit të shtetit

Hasan Preteni

  • 12 October 2023 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Pangopësi, hipokrizi, mos efikasitet e zhvatje buxheti. Ligjvënësit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, në vazhdimësi, duke miratuar rregullore ku përfitojnë në mënyra të ndryshme. Deputetët si asnjë nga zyrtarët tjerë përfitojnë nga çdo angazhim. Paga bazë, kompensim për pjesëmarrje në seanca, kompensim për pjesëmarrje në komisione, në grupe punuese, shtesa të larta për çdo angazhim e të gjitha këto brenda orarit të punës.

-Çka prodhuan komisionet e deritanishme? Çka zbuluan ato? Kush u shkarkua si rezultat i hetimeve parlamentare? Cili rast i hetuar përfundoi ne prokurori? Çfarë ekspertësh janë deputetët? “ nëse dëshironi të mos kryeni pune ose ti prolongoni ato” atëherë formoni komisione( e huazuar). - E drejta e formimit te komisioneve parlamentare duhet të largohet nga rregulloret e punës së kuvendit. Për të gjitha çështjet “ problematike” Kuvendi mund të diskutoj pa formuar komisione. Kishte qenë mirë të analizohet pjesëmarrja e deputetëve në të gjitha komisionet e formuar deri më tani, të publikohen mëditjet dhe lista e pjesëmarrësve. Me siguri rezultati do të jetë si ky i fundit, diskrepancë e fuqishme në mes pjesëmarrjes dhe kompensimit. Nuk është situata hiq më mirë as te pjesëmarrja e deputetëve nëpër komisionet parlamentare, aty do të shihen nënshkrimet e deputetëve ku brenda ditës kanë marrë pjesë në punën e dy e më shumë komisioneve!!! Pangopësi, hipokrizi, mos efikasitet e zhvatje buxheti.

 

Ligjvënësit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, në vazhdimësi, duke miratuar rregullore ku përfitojnë në mënyra të ndryshme. Deputetët si asnjë nga zyrtarët tjerë përfitojnë nga çdo angazhim. Paga bazë, kompensim për pjesëmarrje në seanca, kompensim për pjesëmarrje në komisione, në grupe punuese, shtesa të larta për çdo angazhim e të gjitha këto brenda orarit të punës. Mos të flasim për orarin e punës. Pushim disa mujor në mes dy seancave, pushim për festa e fundjavë, asnjëherë punë pas orës 17 ( kur të ndërpritet transmetimi) Në anën tjetër. Qeveria, ministrat e marrin vetëm pagën bazë. Jo kompensim për mbledhje të qeverisë, jo kompensime për komisione ndërministrore, jo kompensime për grupe punuese. Kompensimet shtesë për angazhimet gjatë orarit të rregullt kanë siguruar vetëm për deputet!!! Për më shumë se dhjetë vite kam drejtuar një institucion të pavarur dhe edhe pse kam qenë pjesë e shumë komisioneve, grupeve punuese, grupe ekspertësh, tribuna e tryeza por asnjëherë nuk kam pranuar shtesa-kompensime shtesë. Puna e komisioneve parlamentare nuk duhet të ketë shpenzime buxhetore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".