Komisionet hetimore nga deputetët të jenë efektive dhe profesionale, jo lojëra diletantësh për përfitime materiale

Komisionet hetimore nga deputetët të jenë efektive dhe profesionale, jo lojëra diletantësh për përfitime materiale
Komisionet hetimore nga deputetët të jenë efektive dhe profesionale, jo lojëra diletantësh për përfitime materiale

Hajrullah Ternava

  • 13 October 2023 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani është dëshmuar krejtësisht e pa nevojshme dhe e dështuar praktika e komisioneve hetimore parlamentare të cilat janë formuar deri më tani, dhe përveç përfitimit të mëditjeve nga deputet, asnjë efekt tjetër në interes publik nuk kanë prodhuar.

-Kosova si shtet i ri në ndërtim e sipër, prandaj ishte dashur që edhe në këto rrethana të zhvillimit të shtetit, deputetët të kontribuojnë në forcimin e shtetit dhe jetësimin e ligjeve dhe të kushtetutës në këtë shtet. Tani që jemi përcaktua për sistem pluaralist shumë partiak, elektorati ia ka besua votën partisë në pushtet, ku ajo vote i është dhëne në shumicë partisë në pushtet mbi 50%. Tani megjithatë të gjitha partitë duhen të punojnë për të mirën e shtetit, por s’duhet që patjetër të angazhohen vetëm ti gjejnë gabimet, që mos ta qeverisë partia fituese shtetin deri në fund të mandatit, sepse me këto veprime elektorati irritohet që edhe në të ardhmen prapë të përcaktohet që t’ia jep votën kësaj partie në pushtet, sepse sondazhet po e tregojnë se shumica e elektoratit po e përkrahin edhe më tutje partin në pushtet.

-Tani unë mendoj se nuk duhet ta pret fati i njëjtë, i komisioneve të kaluara hetimore, të dështuara dhe pa asnjë efekt përveç përfitimit të mëditjeve nga deputetët, edhe komisionin e ri që është në tentativë të formimit apo të dështimit, lidhur me rezervat e shtetit dhe dyshimet e ngritura nga opozita për abuzim dhe ndeshje me ligjin. Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, edhe pse është votuar, e ka marr mbështetjen e Kryesisë së Kuvendit dhe atë në seancë parlamentare ku është votuar, nuk po arrin për tu konstatuar as pas tentativës së tretë, shkaku i mungesës së deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Madje edhe gjatë debatit për formimin e këtij komisioni, partia në pushtet ka theksuar se është i panevojshëm pasi që institucionet e drejtësisë paraprakisht kanë filluar një hetim të detajuar lidhur me çështjen e ngritur dhe çfarëdo veprimi që ndërmerr Kuvendi paralel me prokurorinë, do të jetë një ndërhyrje e cila procesin kishte për ta penguar dhe interferuar.

Tani është dëshmuar krejtësisht e pa nevojshme dhe e dështuar praktika e komisioneve hetimore parlamentare të cilat janë formuar deri më tani, dhe përveç përfitimit të mëditjeve nga deputet, asnjë efekt tjetër në interes publik nuk kanë prodhuar. Të përzgjedhurit e popullit duhet të angazhohen për vendime të rëndësishme të zhvillimit të shtetit, dhe nëse veprojnë për këto qëllime, populli do të din ta vlerësoj kontributin e tyre, prandaj në zgjedhjet e ardhshme do ti shpërblejnë mu ata deputet të atyre partive që kanë kontribue për zhvillimin e shtetit, por jo atyre deputetëve që në rend të pare angazhohen për të përfituar vetë për pasurimin e tyre, edhe që për ato angazhime të tyre elektorati në zgjedhjet e radhës do ti dënoj përmes votës së tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".