Agresiviteti i shtetit terrorist në veri dhe sulmi i Hamasit kundër Izraelit, janë dy fronte nga Kremlini

Agresiviteti i shtetit terrorist në veri dhe sulmi i Hamasit kundër Izraelit, janë dy fronte nga Kremlini
Agresiviteti i shtetit terrorist në veri dhe sulmi i Hamasit kundër Izraelit, janë dy fronte nga Kremlini

Skender Mulliqi

  • 13 October 2023 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Edhe agresiviteti i shtetit terrorist serb në veri për ndarje të Kosovës, është sponsorizuar nga Kremlini , që të hapët edhe një front i ri i luftës në Ballkanin Perëndimor. Së Rusia është e interesuar që ti realizon planet strategjike, ku Izraeli sipas tyre duhet të tërhiqet mbrapa në kufijtë e vitit 1967. Koketimi më Hamasin dhe përkrahja e Palestinezëve është strategji e Putinit, për ta profilizuar atë si lojtarë të rëndësishëm në planin global, kundër Perëndimit së bashku më Kinën dhe Iranin.

-Shkrimi në vazhdim është një analizë e shkurtër së kush e nxiti përshkallëzimin e luftës në Rripin e Gazës, pa hyrë në detale të konfliktit shumë vjeçar ndërmjet Palestinezëve dhe Izraeliteve. Sulmi brutal I Hamasit në Izrael mund të jetë rastësi,apo edhe jo, përputhet më ditëlindjen e diktatorit rus, Vladimir Putin. Ishte shokuese për botën demokratike shpërthimi I luftës në Lindjen e Afertë, por e mirëseardhur për regjimin kriminal të Vladimir Putinit. Lufta ndërmjet Hamasit dhe Izraelit edhe mund ti krijon prioritete strategjike Putinit , sepse vëmendja e botës Perëndimore dhe Amerikës do të përqendrohet në këtë pjesë të botës, duke harruar pakëz sa Ukrainën.

Eskalimi brutal i kësaj lufte ka filluar befasishëm nga Hamasi më aktet terroriste në vijën ndarëse me Izraelin, të cilët vranë dhe masakruar shumë civilë, madje gra dhe fëmijë izraelitë. Mund të jetë pikëpyetje apo mos të jetë fare implikimi i Kremlinit në krizën në Izrael, në Kosovë, në Kavkaz dhe në Afrikë , më qëllim që të shton presionin në Evropë dhe në Amerikë. Ka mendime të ndryshme , por një shumicë të ekspertëve ushtarakë e shohin Putinin si të implikuar në këto vatra të krizave . Edhe nëse Putin nuk ka gisht në të gjitha këto ngjarje , që është pak e besueshme, ai sigurisht së po qetë benzinë në zjarr , dhe po i shfrytëzon për ta fituar luftën në Ukrainë së pari, e pastaj për të vazhduar më ndonjë invazion të radhës. Diktatorët jetojnë më situata kaotike. Propaganduesit e Kremlinit situatën e krijuar në Lindjen e Afertë, e shohin si mundësi të fitores mbi Ukrainën sovrane. Kjo mund të mos jetë vendimtare por, gjithsesi zgjatja e luftës e ndihmon agresionin ushtarak të Rusisë. Këto dy lufta sigurisht së do të ndikojnë që te kemi një situatë më ndryshe gjeopolitike në Evropë.

Ka mendime që lufta ndërmjet Hamasit dhe Izraelit të zvogëlon fokusin e Uashingtonit zyrtar në Ukrainë. Në atë vend ku ka dorë Rusia, sigurisht së ndodhë një e keqe e madhe. Dallimi I këtyre dy luftërave qëndron, së kemi një organizatë terroriste siç po quhet nga shumica e cila ka sulmuar Izraelin, dhe kemi një shtet terrorist I cili e ka sulmuar Ukrainën. Të kamotshme janë lidhjet e Rusisë më Iranin dhe më ekstremistet tjerë islamik të botës arabe. Së Rusia mund të qëndron pas luftës të Hamasit më Izraelin flasin edhe deklarimet e Ministrit të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrovit dhe të Dimitar Medvedev, të cilët zhvillimet më të reja I cilësuan si detyrim , duke akuzuar Amerikën si gjithmonë , për “politika destruktive”. Edhe agresiviteti i shtetit terrorist serb në veri për ndarje të Kosovës, është sponsorizuar nga Kremlini , që të hapët edhe një front i ri i luftës në Ballkanin Perëndimor. Së Rusia është e interesuar që ti realizon planet strategjike, ku Izraeli sipas tyre duhet të tërhiqet mbrapa në kufijtë e vitit 1967. Koketimi më Hamasin dhe përkrahja e Palestinezëve është strategji e Putinit, për ta profilizuar atë si lojtarë të rëndësishëm në planin global, kundër Perëndimit së bashku më Kinën dhe Iranin. Edhe diçka për fund.

Vetëm katër ditë pasi që Azerbajxhani kishte marrë Nagorni Karabahun, në rend erdhi Ballkani, pikërisht më agresionin shtetëror terrorist serb në Banjskë .Dhe, ishte shumë e natyrshme që Kosova pas këtij akti makabër kishte akuzuar pushtetin kriminal të Vuçiqit , por edhe Moskën. Edhe ky është një argument më shumë, së Rusia është faktori primar i zhvendosjes të luftës edhe në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".